"La La Land", fituesi i madh me 6 çmime "Oskar"

2017-03-03 16:02:59 CRI Komenti juaj Printoni

 

 Më 28 shkurt u zhvillua edicioni i 89-të i Çmimeve "Oskar", ku filmi "La La Land" fitoi 6 çmime kryesore, si regjia më e mirë, aktorja më e mirë protagoniste, kinematografia më e mirë, muzika më e mirë origjinale etj. Regjisori i "La La Land" është Damien Chazelle, filmin i mëparshëm i të cilit "Whisplash" është fitues i tre çmimeve "Oskar" në edicionin e 87-të. Fituesit e "Golden Globe" Ryan Gosling dhe Emma Stone janë aktorët kryesorë në këtë film. Filmi u sjell spektatorëve ndjesi të jashtëzakonshme.

Pas fitimit të gjashtë çmimeve "Oskar", ekipi realizues i filmit "La La Land" publikoi një reklamë, ku yjet e këtij filmi tregojnë bukurinë e tyre. Ashtu si dashuria dhe ëndrra që paraqiten në film, me aftësinë dhe punën e tyre të palodhshme, "La La Land" ka arritur triumf në ceremoninë e "Oskarëve" dhe ky është me siguri një realizim i ëndrrës së regjisorit dhe aktorëve. "La La Land" ka fituar mbi 100 çmime të mëdha në botë dhe në edicionin e sivjetshëm të "Oskarëve" është bërë filmi që ka fituar më shumë çmime. Aktualisht, "La La Land" po shfaqet në kinema të ndryshme në mbarë Kinën. Në vetëm katër ditë, ky film shënoi rekord për shitjen e biletave. Në këtë film rrëfehet një tregim për dashurinë dhe ëndrrën. Të dy protagonistët e filmit u takuan prej ëndrrës dhe gjatë dashurisë së tyre, të dy e nxitën njëri-tjetrin, duke ia dalë ta realizojnë ëndrrën. (Du)

 

Mrekulli