Jay Z, repisti i parë në "Hall of Fame"

2017-02-27 15:22:15 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas njoftimeve të mediave, repisti amerikan Jay Z është propozuar të hyjë në "Hall of Fame" të Autorëve të Këngëve, duke u bërë repisti i parë që e fiton këtë nder.

Misioni i "Hall of Fame" të Autorëve të Këngëve është të nderojë ata krijues të mëdhenj që kanë pasuruar kulturën botërore. Në nëntor të vitit të kaluar, Jay Z u kandidua zyrtarisht për të hyrë në "Hall of Fame". Përveç Jay Z, ndër të nominuarit e tjerë përfshihen edhe Max Martin, Kenneth "Babyface" Edmonds etj.

Listën e të nominuarve e publikoi Nile Rodgers i grupit "Chic" në emisionin "This morning" të televizionit CBS. Nile Rodgers përmendi posaçerisht jetën e suksesshme muzikore të Jay Z-it. Jay Z ka bërë shumë albume të mirëpritura rep. Muzika e tij ka një ndikim shumë të madh dhe ai ka ndryshuar mënyrën për të dëgjuar muzikë të shumë njerëzve dhe madje ka ndryshuar mënyrën tonë të argëtimit.

Në "Hall of Fame" mund të hyjnë krijuesit me një karrierë të paktën 20-vjeçare. Në vitin 2016, u mbushën 20 vjet nga publikimi i albumit të parë të Jay Z-it "Reasonable Doubt" dhe kjo është në përputhje me kushtet për të hyrë në këtë "Hall of Fame". (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore