"Grammy": Triumfon Adele, Beyonce shtatzanë interpretim mbresëlënës

2017-02-23 19:27:56 CRI Komenti juaj Printoni

Mbrëmjen e 12 shkurtit u zhvillua në Los Angeles edicioni i 59-të i ceremonisë së dhënes së Çmimeve "Grammy". Këngëtarja britanike Adele ishte fituesja e madhe e kësaj mbrëmjeje, duke bërë të vetat pesë çmime, si albumi më i mirë i vitit, kënga e vitit me "Hello" etj. Në "Grammy" e këtij viti, më tërheqëse ishte gara për të fituar kurorën e mbretëreshës së këngës ndërmjet Adele dhe Beyonce. Beyonce kishte nëntë nominime, por në fund u mund nga Adele, duke fituar vetëm çmimet për videon më të mirë muzikore dhe për albumin më të mirë bashkëkohor urban. Kurse jo vetëm fitoi më shumë çmime, por edhe ndër ato që vlerësohen si kryesoret. Për një rezultat të tillë, shumë njerëz shprehën simpatinë për Beyonce. Një kritik i njohur muzikor u shpreh se i vjen keq për këngën "Lemonade" të Beyonce, duke shtuar megjithatë se në këtë edicion të "Grammy"-t këngëtarja bëri një "performancë epike". Edhe kur mori çmimet, Adela tha se Beyonce është idhulli i saj dhe se kishte votuar për "Lemonade" të Beyonce për albumin më të mirë të vitit. Por Adele-s në skenë i ndodhi edhe një incident. Duke kënduar "Fast Love" në nderim të këngëtarit të njohur britanik George Michael, i ndarë nga jeta vitin e kaluar, mikrofoni pati një difekt dhe Adele u detyrua ta ndërpresë interpretimin. Ajo kërkoi ndjesë nga audienca dhe tha: "Nuk mund të më ndodhë si vitin e kaluar".

Kurse Beyonce, ndonëse shtatzënë me binjakë, pati një performancë të mirë, duke kënduar me një veshje me ngjyrë të artë këngët "Love Droght" dhe "Sandcastles". Përveç saj, në ceremoni spikatën edhe performancat e Bruno Mars, Katy Perry dhe Lady Gaga. Kjo e fundit këndoi një këngë së bashku me grupin "Metallica". Edhe Katy Perry bëri një interpretim të mbushur me emocion. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore