Victoria Song

2016-08-10 16:29:25 CRI Komenti juaj Printoni

Song Qian ose ndryshe Victoria Song ka lindur në vitin 1987. Ajo është këngëtare, balerinë, aktore dhe modele kineze, ku kariera e saj është përqëndruar kryesisht në Kinë dhe Korenë e jugut.

Pas debutimit të saj me grupin e vajzave koreanojugore f(x) në vitin 2009, Victoria fitoi famë falë performimit të saj si çift me Nichkhun në We Got Married Season 2, gjithashtu për faktin e të qënit antare e kastit të KBS'sInvincible Youth.

Ajo fitoi çmimin e famës në MBC Entertainment Awards. Ajo nisi gjithashtu të prezantohej për publikun edhe në kinematografinë kineze, duke performuar role kryesore në drama si When Love Walked In, Beautiful Secret,Ice Fantasy dhe My New Sassy Girl, dhe fitoi çmimin "Aktorja e re më e mirë" në China National Drama Awards.

Victoria është shumë e famshme në Kinë me rreth 20 milionë ndjekës në Weibo, duke u rënditur e katërta ndër VIP-at më të ndjekur të K-pop në prill të vitit 2015. Ajo është rënditur e 80-ta në listën e pavarur të kritikëve për 100 fytyrat më të bukura në vitin 2013. Në vitin 2014, ajo u nderua me çmimin "2014 Goddess of Asia". Ajo gjithashtu është kualifikuar në 10 personat më të njohur në Baidu, duke u pozicionuar në vend të. 7-të.

Ajo lindi në Qingdao, të Kinës. Ajo u largua nga qyteti i saj në një moshë fare të re për të studiuar kërcimin tradicional kinez në Pekin në shkollën e baletit Beijing Dance Academy. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ajo u pranua në universitetin Beijing Dance Academy ku u diplomua në Chinese ethnic dance. Performimi i parë i Victorias në televizion ishte në fillim të vitit 2008 me këngëtarin dhe aktorin koreanojugor Lee Joon-gi. Në prill të 2008-ës, ajo performoi për Samsung Anycall në një video muzikore me aktorin dhe këngëtarin korean Rain. Ajo ka qënë pjesë e një filmimi mbi turizmin të titulluar "Hi, Seoul". Ndërsa në maj të vitit 2008, ajo performoi në videon muzikore të Shinee për këngën Replay.

Në janar të 2012-ës, Victoria u zgjodh të lunate rolin protagonist në bashkëprodhimin kinezo-tajvanez të dramës When Love Walked In, përkrah Zhou Mi, dhe Calvin Chen. Për këtë dramë ajo u vlerësua me çmimin "Best Newcomer Actress Award".

Në dhjetor të vitit 2012 ajo hodhi në treg një album fotografik të titulluar Victoria's Hong-Ma, në të cilin përfshihen eksperiencat e saja gjatë udhëtimeve në Hong Kong dhe Macao.

Në vitin 2014, Victoria u përzgjodh të drejtonte show-n televizin Koreano-Kinez Strongest Group së bashku me Zhou Mi.

Në vitin 2015,pati shumë diskutime dhe thashetheme mbi largimin e saj nga kompania S.M. Entertainment. Por kompania i hodhi poshtë këto komente duke theksuar se ato po punonin me këngëtaren mbi një projekt. Më pas vetë Victoria konfirmoi se nuk kishte asnjë plan të përfundonte marrëdhënien e saj me këtë kompani. Në të njëjtin vit, ajo performoi në rolin kryesorë të Jiang Mei Li në dramën e saj të tretë, Beautiful Secret. Ajo publikoi këngën "Star Tears" si kolonë zanore të kësaj drame. Përveç aktrimit dhe muzikës, Victoria ka bashkëpunuar me Adidas si imazhi i tyre për Cosmo Body.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore