Hitet verore

2016-07-21 14:24:53 CRI Komenti juaj Printoni

Eni Koçi - S'po të gjej mo

Këngëtarja Eni Koçi, motra e vogël e këngëtares Greta Koçi vjen këtë verë me një këngë mjaft ritmike dhe të pëlqyer. Ajo e shoqëron këtë këngë me një videoklip veror, plot ngjyra dhe ku shfaqet mjaft joshëse. Kënga e saj është pëlqyer shumë nga të rinjtë e madje është ftuar në emisione muzikore të kanaleve të ndryshme në Shqipëri, për promovimin e këngës.

Etno Engjujt ft Dagz – Turn me on

Grupi nga Kosova Etno, vijnë kësaj radhe me një bashkëpunim me Dagz ku performojnë sërish muzikën karakteristike të tyre rap me turbo-folk. Kënga është pjesë e albumit të ri, ka bërë të ditur grupi dhe ky album pritet të dalë në treg shumë shpejtë. Sigurisht që ne besojmë se ky album do të jetë po aq i vlerësuar e i pëlqyer sa parardhësit e tij, pasi ky grup nuk na ka zhgënjyer ndonjëherë.

Kaltrina Selimu – Po du

Këngëtarja nga Maqedonia Kaltrina, vjen me një punim të ri këtë sezon veror dhe është pikërisht kënga me titull "Po du". Kënga është vërtet e këndëshme dhe mjaft e dashur për audiencën shqip-folëse. Kënga po luhet në klubet dhe baret e natës të kryeqytetit shqiptarë dhe po korr sukses.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore