Hitet verore 2016

2016-07-18 10:28:05 CRI Komenti juaj Printoni

Alban Skënderaj ft Elinel – "Kam nevojë"

Albani vjen këtë verë me një tjetër punim duke tërhequr vëmëndjen dhe duke u rikthyer në skenë pas një pushimi disi të gjata do të thoja, pasi kohët e fundit ai është bërë baba. Ai tashmë është një këngëtarë i talentuar dhe mjaft i dashur për publikun dhe madje për të gjitha grup moshat. Si gjithmonë ai në tekstet e tij prek temat sociale dhe kësaj here e ka miksuar stilin e tij me rep duke bashkëpunuar me Elinel. Besoj se kjo ka rezultuar një ide e mirë.

Capital T ft Dhurata Dora -" Bongo"

Këtë verë këngëtarët shqiptarë vijojnë me bashkëpunime. Vemë re se pothuajse të gjithë kanë preferuar të na servirin duete dhe bashkëpunime me këngëtarë të tjerë ose grupe. Por s'mund të mohojmë faktin se ja kanë arritur më së miri të kenë vëmëndjen tonë. Capital T vjen me një këngë të performuar së bashku me këngëtaren tashmë aq të dashur për publikun Dhurata Dora, të titulluar "Bongo". Kënga ka ritme regge dhe shoqërohet me një vidioklip veror, i stinës, dhe me shumë ngjyra. Mahnitëse si gjithmonë, këngëtarja performon shkëlqyer muzikën regge dhe e kërcen atë mrekullisht, ku në intervista është shprehur se ka qënë gjithmonë e magjepsur nga kultura xhamajkane.

Dafina Zeqiri – "Edhe njo"

Këngëtarja e madhe ose Diva e skenës shqiptare Daffy, vjen me një hit të ri të titulluar "Edhe një". Kjo këngë mban ritme regge dhe i përshtatet stilit të këngëtares. Në faktë këtë verë bie në sy veç bashkëpunimeve dhe stili i muzikës regge, do të thoja në fakt kjo rrymë muzikore i shkon më së miri stinës së nxehtë të verës. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore