"Trendi" muzikor i kësaj vere

2016-07-11 11:31:25 CRI Komenti juaj Printoni

Tuna - "Dy tima"

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, vjen me një tjetër hit shumë të pëlqyer nga të rinjtë shqiptarë. Pas ndarjes nga i dashuri i saj prej tre viteve Cozman, ata kanë filluar t'i këndojnë këngë me mesazhe njëri tjetrit. Ajo vjen me një punim solo, ndryshe nga siç u mësuam ta shihnim me ishin e saj. Kjo këngë flitet se i dedikohet pikërisht atij.

2PO2- A e din

Reperi i njohur 2po2 vjen me një këngë të re dashurie, e cila ka pushtuar tregun muzikor shumë shpejt duke u performuar në çdo ambjent relaksi që frekuentohet nga të rinjtë. Repper-i ka shkruar dhe ka kompozuar një këngë që i dedikohet dashurisë së përhershme edhe pse distanca mund të jetë në mes.

2Ton – Mu kujtove dje.

Reperi 2Ton, ndryshe nga 2po2 ka kënduar gjithmonë për dashurinë. Edhe kësaj radhe ai ka kompozuar dhe shkruar një këngë mbi një dashurinë, e cila ka mbaruar prej kohësh, por kujtimet janë ende gjallë. Ai është një këngëtar me një stil krejt të veçant, e sigurisht as kësaj here nuk i nështë larguar stilit të tij. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore