Girl's Day –Expectation

2016-06-29 17:11:16 CRI Komenti juaj Printoni

Albumi i parë i këtij grupi dhe që i dha famë të menjëhershme ishte Expectation . Ky grup përbëhet nga katër vajza koreanojugore. Albumi u hodh në treg në mars të vitit 2013, me këngën hit, me të njëjtin titull si albumi "Expectation". Albumi në fakt njihet edhe me titullin e një tjetër hiti Female President pasi ai u ripublikua me këtë titull herën e dytë. Ndaj nëse dëgjoni të flitet për këto dy albume, duhet të dini se bëhet fjalë për të njëjtin.

Në mars të vitit 2013, ku u lançua albumi, grupi deklaroi se antarja e tyre Yura, do të ishte voklaistja e grupit në këtë album. Vidioklipi i këngës bëri shumë bujë dhe u klikua tepër nga audienca pasi, jo vetëm që u pëlqye për cilësinë e realizimit por edhe për pamjet mjaft seksi që vajzat kanë performuar.

Shtëpija diskografike e vajzave " Dream Tea Entertainment" deklaroi në qershor të po atij viti, se vajzat jo vetëm do të lançonin një version tjetër të albumit, por do të lançonin së bashku me një party në pishina. Kjo ishte një ide risi, pasi asnjë këngëtarë apo grup nuk e kishte bërë më parë.

Dhe siç e përmendëm pak më lartë, version i dytë i albumit u titullua " Female President".


Albumi Expectation përbëhet nga 14 këngë: një këngë hyrëse, siç e ka quajtur menaxheri i grupit, pesë këngë të reja, pesë këngë të publikuara më parë, një këngë remix dhe një instrumentale. "Girl's Day World", si intro-ja dhe albumi u shkruajt dhe u prodhua nga liderja tjetër e grupit So-jin, sigurisht në bashkëpunim me Kwon Seok-in, Choe Dok-wan dhe Cosmic Sound. Nam Ki-sang prodhoi pjesën më të madhe të albumit, përfshirë këngën "Expectation", "White Day", "Twinkle Twinkle", "Hug Me Once", "Don't Forget Me" dhe "Don't Let Your Eyes Wander!" të gjitha të shkruara nga ai.

"I Don't Mind" u shkruajt nga antaret e grupit së bashku me Kang Jeon-myung, dhe u prodhua nga Gregg Pagani dhe kompania 1023Productions.

Një tjetër hit i tyre siç është "Easy Go" u shkruajt nga Han Sang-won, i njohur për kompozimin e këngës së famshme "Go Go Summer!" të grupit Kara, dhe u prodhua nga Yoon Young-min. Kënga tjetër e tyre, madje një ndër më të dashurat për publikun aziatik "Don't Trust Her", u shkruajt nga Shina-e dhe Glory Face. "Oh, Great!" u shkruajt nga Eva dhe u prodhua nga Soul Jin.

Pjesa e dytë e albumit konsiston në hite të publikuara më parë nga grupi, pra ato nuk janë komopzime të reja. Si përshëmbull, ju kujtohet kënga "Twinkle Twinkle" dhe "Hug Me Once" janë performuar për herë të parë në Everyday. Po remiksi i këngës "Don't Let Your Eyes Wander!"? Edhe ajo u lançua në "Girl's Day Party #4", po ashtu "Oh! My God" u lëshua për herë të parë në treg në Everyday 2 EP, si dhe "Don't Forget Me"dhe"White Day".

Versioni i dytë i albumit me titull " Female President", përfshin si këngë të re vetëm këngën "Female President" dhe ajo është instrumentale. Kënga u shkruajt nga Kang Jeon-myung, Nam Ki-sang, Daniel R dhe u kompozua nga Nam Ki-sang, Kwon Seok-in dhe Choe Dok-wan. Edhe pse disi ndryshe nga këngët e tjera të grupit, kjo këngë pati mjaft sukses dhe u pëlqye shumë nga publiku në mbarë Azinë. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore