Ekspozita në internet "Retë" e Pallatit "Potala"

2020-03-12 17:34:44 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën u zhvillua në kohën e përcaktuar ekspozita në internet "Retë" e Pallatit "Potala" të Tibetit. Gjatë 90 minutave, 800 mijë përdorues të internetit shijuan para ekranit 25 relikte të çmuara të koleksionit të Pallatit "Potala".

Këto relikte të klasës së parë kombëtare ekspozohen rrallë. Ndër to përfshihen objekte porcelani e nefriti, veshje perandorake, shkrime të shenjta budiste të shkruara në gjethe të shekullit të 7-të, statuja Bude, përfshirë edhe një të shekullit të 5-të, tripitaka budiste e dinastisë Ming, thangka etj. Periudha së cilës i përkasin këto relikte fillon nga viti 462 e shkon deri në shekullin e 18-të.

Në këtë ekspozitë të transmetuar drejtpërdrejt në internet u përdor teknologjia e fundit 5G. Gjatë ekspozitës, 8 ekspertë të relikteve të Pallatit "Potala" dhanë për përdoruesit e internetit njohuri profesionale lidhur me gjendjen e përgjithshme të relikteve të mbledhura në pallat, historinë e relikteve etj.

Studiuesi i relikteve të Pallatit "Potala" Dorji Puncog u shpreh: "Shpresojmë se nëpërmjet ekspozitës në internet, mund t'u japim përdoruesve të internetit njohuri të mbrojtjes së relikteve dhe t'i njohim me historinë e lidhjes së ngushtë mes Tibetit dhe pjesës së brendshme të atdheut, duke i ndihmuar njerëzit ta njohin magjinë e Pallatit 'Potala' në shtëpi."

Poçe porcelani

Instrument fetar prej nefriti

Zile prej nefriti

Veshje perandorake

Shkrime të shenjta budiste të shkruara në gjethe

Tangka

Statuja të Budës

Një përdorues interneti duke shikuar ekspozitën në celular

Mrekulli
Lajmet Kryesore