Historia globale e pandemive

2020-03-08 08:15:55 CRI Komenti juaj Printoni

"Ngrohja" dhe "ftohja" e përbashkët globale

Në shekullin e 21-të, njerëzimi vështirë të ketë optimizëm për fitore. Përkundrazi, sa më të pasura njohuritë tona mbi etiologjinë, aq më i madh tmerri për përsëritjen e pandemive. Në krahasim me 800 milionë viruset për metër kub në Tokë, njohuritë e njerëzimit për to janë vetëm një pikë në oqean, pa folur për aftësinë e kopjimit dhe ndryshimit të virusit. Virologu amerikan Kevin Olival është shprehur: "Nga viti 2009 deri më 2014, epidemiologët zbuluan afro 1 000 viruse të reja dhe njëkohësisht u detyruan të hiqnin dorë nga miliona të tjera. Por kush mund të sigurojë se raundi tjetër i pandemisë do të vijë patjetër nga ato 1000?"

Pavarësisht nga përmirësimi i transportit si rezultat i globalizimit, apo lehtësimi i përhapjes së viruseve midis kafshëve e njeriut si pasojë e urbanizimit të shpejtë, rreziqet e pandemisë dhe llojet e sëmundjeve janë më të ndërlikuara se 100 vjet më parë. Në vitin 2003, askush nuk e parashikonte se koronavirusi SARS, që e kishte burimin nga lakuriqi i natës, nëpërmjet ndërmjetësit Paguma larvata, mund të përhapej në një metropol si Guangzhou. Në vitin 2012, deveja, e rritur nga beduinët në Lindjen e Mesme për mijëra vjet, u bë papritmas ndërmjetësi i koronavirusit MERS. Olival tha se grupi i tij kërkimor analizoi në vitin 2016 viruset nga kafshët gjitare dhe 188 prej tyre kanë mundësi të përhapen te njerëzit, "pa përfshirë linë, virusin e vjetër që po mëkëmbet, si dhe lloje të tjera me potencial vdekjeprurës".

Më 18 qershor 2015, stafi profilaktik i Koresë së Jugut dezinfektoi një teatër në Seul, ku u zbulua koronavirusi MERS.

Kina nuk ka qenë në asnjë mënyrë e përjashtuar nga pandemitë globale. Vetëm pak kohë pas "Murtajës Antonine" në Evropë, skrubtifoja ngjalli "Murtajën Jianan" në fund të dinastisë Han Lindore, ndërsa murtaja e zezë masive në fund të dinastisë Yuan, që shkaktoi pothuajse përgjysmimin e popullsisë së mbarë vendit, ishte e njëjtë me "Vdekjen e zezë", të transmetuar nga kalorësit mongolë në Evropë.

Në kohën moderne, Kina ka qenë vend kryesor i shpërthimit të disa pandemive globale, si murtaja e zezë në Verilindjen e Kinës gjatë viteve 1910-1911, që shkaktoi 60 mijë të vdekur, "gripi i Azisë" dhe "gripi i Hong-Kongut" në vitet '50 e '60 të shekullit të kaluar, si dhe koronaviruset SARS dhe COVID-19 në këtë shekull.

Qysh nga murtaja e zezë në fillim të shekullit të 20-të, Kina filloi të krijonte sistemin e parandalimit dhe të karantinës. Sot, përvoja e Kinës në përballimin e SARS-it, gripit H1N1 dhe COVID-19 mund t'u ofrojë materiale të pasura kërkimore qarqeve mjekësore të botës. Në fund të fundit, gjatë mbi 100 vjetëve të fundit, asnjë vend tjetër nuk mund ta kryente urbanizimin e një numri aq të madh popullsie brenda një kohe aq të shkurtër. Problemet dhe të metat e shfaqura në çdo pandemi mund t'u shërbejnë edhe si referencë vendeve të tjera. Përballimi nga Kina dhe efektiviteti i veprimeve të saj do të jenë të dhëna të rëndësishme në historinë globale të profilaksisë.

Nga ky këndvështrim, epidemia e pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19), e shpërthyer në fund të vitit 2019 në Wuhan të Kinës Qendrore, është sfidë përpara sistemit të mjekësisë dhe të kërkimit shkencor të Kinës, por përbën edhe një pjesë përbërëse të "luftës kundër viruseve" të njerëzimit në epokën e globalizimit. Prirja e integrimit dhe e ndërlidhjes së njerëzimit është e pakthyeshme. Përballë pandemisë, asnjë vend nuk mund të mos marrë përsipër përgjegjësinë dhe të përjashtohet nga virusi. (Wang Lei)


1 2 3 4 5
Mrekulli
Lajmet Kryesore