Historia e Makaos

2019-12-06 16:27:59 CRI Komenti juaj Printoni

Më 20 dhjetor të këtij viti është 20-vjetori i kthimit të Makaos në atdhe. Makaoja gjendet në bregun perëndimor të Deltës së Lumit Zhujiang (Lumi i Perlave) dhe përbëhet nga gadishulli i Makaos dhe dy ishujt Ilha da Taipa dhe Coloane. Në veri, Makaoja lidhet me qytetin Zhuhai të provincës Guangdong dhe në lindje, përballë në bregun tjetër është Hong-Kongu.

Emri "Makao" vjen nga perëndesha e detit Matsu, që është shumë e përhapur në krahinat juglindore bregdetare të Kinës. Në vitin 1553, portugezët fituan të drejtën e banimit në Makao nga qeveria lokale e Guangdongut gjatë dinastisë Ming, duke u bërë kështu europianët që hynë më herët në Kinë. Kur zbritën në breg ku kishte një tempull të Matsu-së, portugezët i pyetën banorët vendës se si quhej ky vend dhe vendësit iu përgjigjën: "Makao". Kështu, ky gadishull u emërtua Makao. Më 1 dhjetor 1887, Portugalia e pushtoi zyrtarisht Makaon.

Në vitin 1986, qeveria kineze dhe qeveria portugeze filluan bisedimet për çështjen e kthimit në atdhe të Makaos. Sipas marrëveshjes, më 20 dhjetor të vitit 1999, Makaoja u kthye në gjirin e atdheut dhe Kina rifilloi ushtrimin e sovranitetit mbi Makaon.

Me ndërthurjen mbi 100-vjeçare të kulturave lindore e perëndimore, Makaoja është bërë një qytet me pamje të veçantë magjike, ku ndodhen shumë pika kulturore e historike. Në korrik të vitit 2005, qyteti i lashtë i Makaos u pranua në listën e trashëgimive kulturore botërore të UNESKO-s.

Makaoja është një port i lirë ndërkombëtar dhe qendër turistike e argëtuese, duke pasur famën si një nga 4 qytetet e kazinove në botë. Me zhvillimin e lulëzuar të sektorit të shërbimeve, Makaoja është një nga rajonet më të pasura në botë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore