Festa e Gjetheve të Kuqe në kodrën Xiangshan

2019-10-25 09:53:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kodra Xiangshan gjendet në periferinë veriperëndimore të Pekinit dhe ka një lartësi 557 metra mbi nivelin e detit. Në gjuhën kineze, Xiangshan do të thotë "kodra erëmirë", sepse sipas shënimeve, në të kaluarën në Xiangshan mbilleshin shumë kajsi dhe, në stinën e lulëzimit, aroma e luleve të tyre përhapej kudo. Kështu, kjo kodër mori emrin Xiangshan.

Kodra Xiangshan ka qenë kopshti perandorak në dinastitë Jin, Ming dhe Qing (1115-1912). Në çdo verë, perandorët shkonin në Xiangshan për gjueti e pushime. Në vitin 1860 dhe në vitin 1900, kopshti perandorak i Xiangshan-it u shkatërrua dy herë nga zjarri i trupave të huaja agresore. Në vitin 1949, para shpalljes së Republikës Popullore të Kinës, kryetari Mao Ce Dun ka punuar dhe jetuar për pesë muaj në kodrën Xiangshan.

Sot Xiangshan-i është një park publik. Çdo vjeshtë, tërë kodra zbukurohet nga ngjyra e kuqe, sepse aty janë mbjellë kudo shqeme veneciane (Cotinus coggygria), që njihen edhe si "pemë tymi euraziatike", dhe në vjeshtë, gjethet e tyre marrin një ngjyrë të kuqe të ndezur, e cila krijon një pamje tërheqëse. "Gjethet e kuqe në kodrën Xiangshan" janë bërë një peizazh i famshëm në Pekin dhe tërheqin vizitorë të panumërt çdo vjeshtë.

Krahas kësaj, çdo vit gjatë periudhës së gjetheve të kuqe, në kodrën Xiangshan organizohet Festa e Gjetheve të Kuqe. Sivjet kjo festë zhvillohet nga 11 tetori deri më 10 nëntor. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore