Do të hapet në vitin 2021 Parku i "Universal Studio"-s i Pekinit

2019-09-26 15:27:18 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit u nënshkrua në Nju-Jork marrëveshja e ndërtimit të Parkut të "Universal Studio"-s të Pekinit. Sipas marrëveshjes, ky park do të hapet në pranverën e vitit 2021 dhe do të jetë parku i tretë tematik i "Universal Studio"-s në Azi dhe i gjashti në botë.

Parku i "Universal Studio"-s është parku tematik i kompanisë kinematografike amerikane "Universal Picture", që është një nga kompanitë me historinë më të gjatë në "Hollivud". Në vitet '70 të shekullit të kaluar, "Universal Picture" zhvilloi bashkëpunimin me regjisorë të famshëm, si Steven Spielberg, George Lukas etj., duke prodhuar filmat me ndikim të madh "Jaws", "American Graffiti" etj. Vitet e fundit, me prodhimin e filmit serial "The Fast and the Furious", të filmit "The Bourne Identity" etj., "Universal Picture" fitoi statusin e kompanisë së parë të filmit në "Hollivud".

Krahas tre parqeve të "Universal Studio"-s në ShBA, ka edhe dy parqe të tjera jashtë vendit, që ndodhen përkatësisht në Japoni e në Singapor. Parku i Pekinit do të jetë kështu parku i tretë i "Universal Studio"-s në Azi. Vlen të vihet në dukje se Parku i "Universal Studio"-s në Pekin do të jetë parku me përmasat më të mëdha. Sipërfaqja e përgjithshme e tij do t'i kalojë 4 kilometrat katrorë.

Në Parkun e "Universal Studio"-s, admiruesit e kinematografisë mund të vizitojnë shkollën "Hogwarts" ku ka mësuar Harry Potter, familjen Simpson e parkun "Jurassic", mund të bëjnë foto me autobotët, mund të hyjnë në skenat e filmave të famshëm të kompanisë "Universal Picture" e kështu me radhë. Siç bëhet e ditur, në parkun e Pekinit, krahas temave të Harry Poterrit, të autobotëve etj., do të shfaqen më shumë elemente kineze, si për shembull "Panda Kungfu". Pritet që, pas hapjes, Parku i "Universal Studio"-s i Pekinit do të tërheqë vizitorë nga vende të ndryshme. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore