Birra çeke në Festivalin Ndërkombëtar të Birrës të Kinës

2019-08-01 14:18:46 CRI Komenti juaj Printoni

Tani po zhvillohet në qytetin bregdetar Dalian në Kinën Verilindore Festivali i 20-të Ndërkombëtar i Birrës i Kinës. Krahas markave të ndryshme vendëse të birrës, në festival marrin pjesë edhe qindra marka të dhjetëra kompanive nga Çekia, Gjermania, ShBA-ja, Portugalia etj.

Për konsumatorët kinezë, birra gjermane është më e njohur, kurse në botë, edhe birra çeke ka famë të madhe. Çekia është një vend i njohur për birrën. Sektori i prodhimit të birrës në këtë vend ka një histori të gjatë. Sipas shënimeve, në vitin 1118, u krijua në Çeki fabrika e parë e birrës dhe vepra e parë në botë për teknologjinë e bërjes së birrës u ndërtua në Çeki në shekullin e 19-të. Sipas statistikave, vëllimi mesatar vjetor i konsumit të birrës për frymë në Çeki është 161 litra, që do të thotë se çdo ditë çdo çek pi një shishe birrë. Ky vëllim nuk mund të krahasohet me vendet e tjera përveç Gjermanisë.

Markat më të famshme të birrës çeke përfshijnë "Herold", "Cerna Hora", "Bernard" etj. Në Festivalin e Birrës të Kinës të këtij viti marrin pjesë markat çeke "Pilsner Urquell", "Budejovcky", "Primator" etj. Krahas birrës, të ftuarit çekë u shfaqën vizitorëve kinezë teknologjinë e lashtë të bërjes së birrës.

Dalian është një qytet i bukur bregdetar në Kinën Verilindore dhe një destinacion i njohur pushimesh. Festivali Ndërkombëtar i Birrës i Kinës u krijua në vitin 1999. Tre festivalet e para u zhvilluan në Pekin dhe që nga viti 2002, ky festival u shpërngul në Dalian. Sot përmasat e festivalit janë zgjeruar pandërprerë dhe çdo vit në verë, priten turistë të panumërt nga vende të ndryshme. (Fani)       

Mrekulli
Lajmet Kryesore