Bruno Barbey, një fotograf francez që regjistron ndryshimet e Kinës

2019-07-24 16:49:50 CRI Komenti juaj Printoni

Fotoekspozita e fotografit francez Bruno Barbey "Zbulimi i Kinës origjinale" u hap ditët e fundit në Galerinë e Arteve të Kinës. Në këtë fotoekspozitë shfaqen 49 vepra të bëra gjatë vizitave të Barbey-it në Kinë gjatë viteve '70 dhe '80 të shekullit të kaluar.

Në ceremoninë e hapjes, Bruno Barbey dhe Wu Weishan, kryetari i Galerisë së Arteve të Bukura të Kinës

"Fotografia është gjuha e përbashkët e popujve dhe pranohet nga të gjithë." tha fotografi francez Bruno Barbey në ceremoninë e hapjes të kësaj ekspozite.

78 vjeçari Barbey është anëtari i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës dhe ishte kreu i agjencisë "Magnum Photos".

Në vitin 1973, Barbey erdhi në Kinë për herë të parë si gazetar i vizitës së presidentit të atëhershëm francez Georges Pompidou. Barbey tha se "është një gjë shumë emocionuese që të regjistrosh me foto një vend modern në një moment historik kyç".

Studentet kineze e pritën presidentin Pompidou në sheshin Tiananmen,  Pekin, 1973

Punëtorët kinezë pritën autokolonën e presidentit Pompidou, Shangai, 1973

Gjatë afro gjysmë shekulli, Barbey ka vizituar Kinën dhjetra herë dhe ka dëshmuar me fotografi momentet e rëndësishme historike të Kinës gjatë zhvillimit të vrullshëm.

Në këtë ekspozitë demonstrohen fotografi me ngjyra, të cilat ishin të rralla në ato vite.

Vargani përpara dyqanit të ushqimit, Shangai, 1980

Nxënësit që mësojnë fizarmoninë në Qendrën e Fëmijëve, Shangai, 1980

Djemtë që luajnë pingpong në lagje, Shangai, 1980

Bunkerët e mbetur nga Lufta e Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë, Shangai, 1980

Çajtore në Parkun Yuyuan, Shangai, 1980

Parku Yuyuan, Shangai, 1980

Varkat në lumin Jance, 1973

"Edhe sot, akademiku Barbey regjistron me pasion të madh ndryshimet e imëta në viset kineze, të cilat pas qyrojnë origjinën e Kinës në një epokë më të ndritshme dhe shumëngjyrëshe." tha Wu Weishan, kryetari i Galerisë së Arteve të Bukura të Kinës. "Në kuadrin e 55 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës, shpresojmë se përmes kësaj ekspozite, do të mësojmë nga njëra-tjetra midis qytetërimeve të ndryshme".

Gjatë kësaj ekspozite, Barbey i dhuroi 69 vepra të tij Galerisë së Arteve të Bukura të Kinës.

Orizoret pranë qytetit Leshan, Sichuan, 1980

Mrekulli
Lajmet Kryesore