Shfaqet në Kinë versioni i ri i filmit "Mbreti Luan"

2019-07-18 15:59:19 CRI Komenti juaj Printoni

Sivjet është 25-vjetori i shfaqjes së filmit klasik të animuar të Disney-t "Mbreti Luan" (The Lion King). Kur u shfaq në vitin 1994, filmi u ndoq me interes të madh në mbarë botën. Filmi tregon se si xhaxhai i luanit të vogël Simba e vrau vëllanë e vet, të atin e Simbas, duke kapur fronin. Nën shoqërimin dhe inkurajimin e shokëve, Simba kapërceu sfida të ndryshme dhe u bë mbreti i pyllit më në fund. Versioni i ri i "Mbretit Luan", i shfaqur më 12 korrik në Kinë, rimerr historinë e versionit të vjetër, por përdor teknologjinë e fundit CG (grafikave kompjuterike) në prodhim. Me këtë teknologji, luani Simba dhe kafshët e tjera duket sikur janë të gjalla në ekran.

Grupi i realizimit të versionit të ri të filmit "Mbreti Luan" përfshin emrat më të shquar të "Hollivudit". Regjisori Jonathan Kolia Favreau fitoi çmimin "Oskar" për efektin më të mirë pamor me filmin "Libri i xhunglës". Ekipi i efekteve pamore të filmit u prodhua nga grupi i efektit pamor i filmit "Avatar". Me teknologjinë e pajisjet më të përparuara, kafshët dhe peizazhet e shfaqura në film duken shumë të vërteta e të gjalla.

Pas shfaqjes në Kinë, versioni i ri i filmit "Mbreti Luan" ka tërhequr shumë shikues, veçanërisht ata që kanë parë filmin në versionin e vjetër, e zoti Xie nga Pekini është një prej tyre. "Para mbi 20 vjetëve, kur e shikova këtë film, isha ende një nxënës. Më pëlqen shumë ky film, i cili ka histori të mrekullueshme dhe muzikë të këndshme. Unë do ta sjell fëmijën tim për ta shikuar këtë film klasik," tha zoti Xie.

"Can you feel the love tonight", kënduar nga këngëtari britanik Elton John, është kënga e versionit të vjetër të filmit "Mbreti Luan" dhe ka fituar çmimin "Oskar" për këngën më të mirë të atij viti. Filmi në versionin e ri vijon të përdorë këtë këngë, duke e përshtatur në një stil më modern. Melodia e njohur e ka shtuar atmosferën nostalgjike të filmit. (Fani) 

Mrekulli
Lajmet Kryesore