Li Min dhe ilustrimet e saj në "China Daily"

2019-05-29 16:02:21 CRI Komenti juaj Printoni

Duke folur për gazetën, pothuajse të gjithë kanë ndër mend faqet bardhezi dhe të mbushura plot me shkronja. "Bukuria e habitshme" ka pak të ngjarë të lidhet me gazetën. Por kohët e fundit, ilustrimet në faqet e para të versionit evropian të gazetës kineze "China Daily" i habitën të gjithë.

Versioni i gazetës "China Daily", si një nga dritaret e njohjes së botës për Kinën, i shfaqi gjithë botës bukurinë e veçantë të gazetës kineze.

Në raportin kundër gjuetisë së ndaluar dhe për mbrojtjen e elefantëve, edhe sikur të mos lexohej teksti, vetëm nga ilustrimi romantik dhe i bukur mund të kuptohet se edhe elefanti ka nevojë për kujdes si një lule.

Jeta e bukur është si poemë, si pikturë dhe me gëzimin e të gjithë familjes.

Rrjeti digjital përfshin mbarë botën. Në ilustrimin e gazetës "China Daily", informacionet shifrore pa emocion integrohen me butësinë e bukurinë e fshatrave buzë ujit të Kinës Jugore.

Bluja elegante, qëndisja e stilit kinez në glob, treni i shpejtësisë së lartë çan retë dhe fluturon si lejlek i bardhë, të gjitha këto metafora simbolizojnë globalizimin.

Duke folur për pandën, pothuajse nuk ka askujt që nuk i pëlqen ajo. Kjo është forca e pandës.

Një gazetë aq me karakteristika kineze, është shumë e shquar në tregun evropian. Imazhet aq të mrekullueshme u krijuan nga departamenti i arteve të bukura i gazetës "China Daily". Li Min është shefja e këtij departamenti.

Departamenti i arteve të bukura i gazetës "China Daily"

Li Min u diplomua në Shkollën e Arteve të Bukura të Universitetit Tsinghua në vitin 2009. Para ardhjes së saj, faqet e gazetës "China Daily" ishin si gazetat e zakonshme, bardhezi, dhe s'kishin lidhje me bukurinë.

Li Min tha se ajo është me fat që u zgjodh nga "China Daily" në vitin 2009, kur sapo filloi të botohej versioni evropian i kësaj gazete. Por dhjetë vjetët më parë, përpara kësaj vajze të re ishte një punë plotë sfida, sepse s'kishte asnjë përvojë nga veteranët e redaksisë në ilustrim.

Faqet e mëparshme të gazetës "China Daily"

Në Kinë ka një shprehje, se "Viçi i njomë nuk frikësohet nga tigri". Duke ushqyer pasion ndaj ilustrimit dhe shpërfillur moskuptimin e kolegëve përreth, Li Min besonte, se edhe nëse do të merrej vetëm me këtë punë, duhet ta bënte sa më mirë atë.

Gjatë procesit të kërkimit, Li Min mësoi paralelisht vizatimin realist tradicional kinez në Muzeun e Pallatit të Dimrit. Asnjëri nuk mund të arrijë sukses që nga fillimi dhe as në mënyrë të shpejtë. Edhe një talent duhet të mbështetet te mësimi i pandërprerë.

Li Min, shefja e departamentit të arteve të bukura të gazetës "China Daily

Bukuria e faqeve të gazetës "China Daily" ka tërhequr gjithnjë e më shumë lexues të huaj.

Jo vetëm faqet e para janë shumë tërheqëse, por edhe diagramet dhe tabelat e të dhënave të mërzitshme në faqet e brendshme janë bërë të shumëngjyrshme.

Me faqet e tilla të veçanta, versioni evropian i gazetës "China Daily" konkurroi për Çmimet e Shtypit të Britanisë, që konsidentohen Çmimet "Oskar" në qarqet e gazetarisë, dhe fitoi Çmimin e Gazetës më të Mirë Evropiane.

Bukuria e trashëguar nga qytetërimi 5-mijëvjeçar ruhet në shprehjet e hijshme dhe të urta. "Edhe një gazetë e zakonshme, kur pajiset me vizatimet e stilit tradicional kinez, do të bëhet e shkëlqyer," thotë Li Min. (Wagn Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore