Vizitë në parkun "Shougang"

2019-05-09 11:15:17 CRI Komenti juaj Printoni

Pas shpërnguljes së uzinës së hekurit e të çelikut jashtë Pekinit, në parkun e grupit "Shougang" në distriktin Shijingshan në perëndim të Pekinit filloi rindërtimi e përmirësimi i gjithanshëm. Në të ardhmen jo të largët, "Shougang" do të shndërrohet në një park të gjithanshëm pune, argëtimi, pushimi etj., me zyra, hotele, restorante, stadiume etj. Në vitin 2022 këtu do të zhvillohet edhe gara e kërcimit me ski e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Sot në parkun "Shougang" ruhen ende shumë objekte të prodhimit industrial, si furra të shkrirjes së çelikut, ndërtesa të uzinës, magazina të lëndëve të para etj., të cilat janë trashëgimia industriale e grupit "Shougang". Sipas projektit, këto objekte do të kthehen në zyra, hotele, stadiume etj. për përdorime të reja. Deri tani shumë prej tyre janë përuruar dhe janë vënë në përdorim. Pellgu i ftohjes i mëparshëm është kthyer në një liqen ku po ndërtohet një muze nënujor. Krahas kësaj, në parkun "Shougang" gjendet edhe një mal me histori të gjatë. Ky është mali Shijingshan. Mbi mal ka shumë ndërtesa të lashta, si tempuj budistë, taoistë etj. Tempulli më i lashtë është ndërtuar në dinastinë Tang para rreth 1200 vjetëve.

Deri në vitin 2022, parku "Shougang" do të shfaqë pamjen krejt të re për të pritur vizitorët e ndryshëm. Trashëgimia industriale, liqeni, mali etj. do të jenë peizazhet e veçanta në këtë park. (Fani)

Furra e shkrirjes së çelikut

Furra e shkrirjes së çelikut

Shtegu i vizitorëve i ndërtuar mbi furrën e shkrirjes së çelikut

Platforma e tejdukshme e vizitës së peizazheve, e ndërtuar mbi furrën e shkrirjes së çelikut

Pamje e peizazheve të parkut "Shougang" nga furra e shkrirjes së çelikut

Furra e shkrirjes së çelikut buzë liqenit

Pamje e furrës së shkrirjes së çelikut nga muzeu nënujor

Lokomotivë në parkun "Shougang"

Hoteli "Holiday Inn" i rindërtuar mbi magazinën e mëparshme

Brenda hotelit

Fotografi e magazinave të mëparshme

Kafe "Starbuck's" e rindërtuar mbi magazinën e mëparshme

Tempulli Jinge në malin Shijingshan

Tempulli Jinge në malin Shijingshan

Ndërtesa të lashta të restauruara në malin Shijingshan

Pamje e furrës së shkrirjes së çelikut nga mali

Mrekulli
Lajmet Kryesore