Vizitë te ndërtesa e komisionit organizator të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022

2019-05-01 11:01:20 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni organizator i Lojërave Olimpike Dimërore dhe i Lojërave Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022

Skulptura para ndërtesës së komisionit organizator të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022

Grupi "Shougang" i Pekinit është një ndërmarrje e madhe shtetërore e prodhimit të çelikut dhe një nga 500 kompanitë më të fuqishme globale të përcaktuara nga revista amerikane "Fortune". Sivjet është 100-vjetori i krijimit të këtij grupi.

Për të dhënë kontribut për përmirësimin e mjedisit ekologjik të Pekinit, në vitin 2011 uzina "Shougang" në distriktin Shijingshan në perëndim të kryeqytetit kinez ndaloi zyrtarisht prodhimin dhe u shpërngul në qytetin Tangshan të provincës Hebei. Pas kësaj, parku i uzinës filloi rindërtimin e gjithanshëm. Sipas projektit, parku "Shougang" do të shndërrohet në një park të gjithanshëm argëtimi e pushimi për qytetarët, me zyra, hotele, restorante, palestra etj.

Deri tani, parku "Shougang" ka tërhequr shumë kompani të mëdha e institucione të tjera për të çuar zyrat e tyre atje. Kështu, në qershor të vitit 2016, në këtë park u vendos selia e komisionit organizator të Lojërave Olimpike Dimërore e Lojërave Paralimpike Dimërore të Pekinit për vitin 2022. Repartet e mëparshme të uzinës u transformuan në zyrat e komisionit, duke ruajtur sidoqoftë një "stil industrial" të fortë. Krahas këtyre, parku "Shougang" do të jetë edhe vendi ku do të zhvillohet gara e kërcimit me ski e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 dhe tani po ndërtohet platforma e kërcimit. Le të bëjmë një vizitë tek komisioni organizator i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 në parkun "Shougang". (Fani)

Pamje e zyrave të komisionit organizator të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022

Brenda ndërtesës së komisionit organizator të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022

Brenda ndërtesës së komisionit organizator të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022

Pamje nga mali e ndërtesës së komisionit organizator të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022

Pamje e platformës së kërcimit me ski

Modeli i platformës së kërcimit me ski

Platforma e kërcimit me ski në ndërtim

Platforma e kërcimit me ski në ndërtim

Mrekulli
Lajmet Kryesore