Tigri 2019-Horoskopi kinez

2019-01-10 11:07:28 CRI Komenti juaj Printoni

Tigri është shenja e tretë e horoskopit kinez dhe në gjuhën kineze quhet "Hu". Kësaj shenje i përkasin të lindurit në vitet 1938, 1950, 1962, 1974, 1986,1998, 2010.

Karakteristikat e Tigrit

Të lindurit në këtë shenjë janë guximtarë, të sinqertë dhe të ndjeshëm. Ata shkojnë shumë me shenjat e Qenit dhe Kalit, por jo me Majmunin. Tigri ka shumë energji, i merr shpejt vendimet dhe i pëlqen të rrezikojë.

Personat e kësaj shenje duan të jenë në qendër të vemendjes dhe të gëzojnë respekt, por ata dallohen për bujarinë e tyre. Janë shumë të talentuar dhe synojnë majat e suksesit. Sjelljet impulsive ndonjëherë sjellin pengesa në marrëdhëniet personale dhe në marrëdhëniet me kolegët. Kompromisi nuk bën për Tigrin dhe është i drejtpërdrejtë.

播放器代码

Fati i shoqëron në jetë personat e kësaj shenje. Për Tigrin çdo situatë është një sfidë dhe është shumë optimist. Ka vullnetin të merret me ide dhe projekte të reja.

Në dashuri Tigri është i ndjeshëm dhe pasionant dhe nëse gjen njeriun e zemrës i përkushtohet tërësisht. Kujdes në marrëdhënien me Tigrin, sepse nëse lëndohet ai ju mohon gjithë jetën. Lidhur me biznesin, Tigri mërzitet shpejt dhe kërkon ide të reja. Tigri ka pak miq, por i ka përjetë.

Personat e famshëm të lindur në këtë shenjë janë- Marie Curie, Charles De Gaulle, Marilyn Monroe, Ho Chi Min, Oscar Wilde, Ludwig Van Beethoven dhe Eisenhower.

Viti 2019 për Tigrin do të jetë një vit i zhvillimit, evoluimit dhe diturisë.

Në vitin 2019, të lindurit në shenjën e Tigrit do të orientohen drejt një jete më të mirë dhe do të zbulojnë shumë nga vetvetja. Ata do të ndjekin një process të zhvillimit shpirtëror.

Një vit shumë i mirë për shëndetin dhe mjedisin shoqëror -profesional

Paratë dhe Financat

Ndërkohë që merreni me projekte të reja, ju do të përballeni me burime të limituara idesh dhe do të keni mungesë frymëzimi për vijimin.

Nëse mendoni të ndryshoni vendin e punës, qershori 2019 është muaji më i mirë për ta bërë. Mos u nxitoni dhe peshojini mirë të gjitha mundësitë që keni përpara se të shkoni në një punë të re.

Mes qershorit dhe nëntorit 2019, është mirë që të përdorni të gjitha avantazhet dhe ekspertizën tuaj për të zgjidhur dhe mbuluar çdo mungesë që keni pasur nga viti i kaluar.

Në vitin 2019 midis majit dhe tetorit, Tigri do të detyrohet të përqëndrohet në planet financiare afatgjata, duke i kushtuar vëmendje shpenzimeve. Është një ide e mirë për të rishikuar gjendjen financiare dhe për të bërë korrigjimet e nevojshme. Merruni me kujdes me këtë çështje dhe shmangni shpenzimet e panevojshme.

Në 2019, rinovimi dhe ridekorimi i shtëpisë tuaj do të nënkuptojë shpenzime të mëdha gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, ka një tundim për një udhëtim jashtë vendit, i cili do të çojë në shpenzime shtesë. Është koha që të përqendroheni tek mundësitë ekonomike në mënyrë që t'u vini fre shpenzimeve që mund të tejkalojnë buxhetin tuaj.

Në vitin 2019 të Derrit të Tokës, tigrat mund të gëzojnë mundësitë e krijuara nga partnerët e tyre të rinj të dashurisë gjatë gjithë vitit. Ata duhet të jenë të kujdesshëm para se të përfshihen në një marrëdhënie romantike gjatë këtij viti.

Pas fundit të majit, ju do të ndiheni më të fortë emocionalisht dhe do t'gjykoni me pozitivitet marrëdhëniet e ardhme.

Tigri do të kapërcejë përvojat negative që dominuan vitin e kaluar dhe do të vazhdojë me një ndjenjë të madhe intuite, paralelisht me konsolidimin dhe afrimin e marrëdhënieve të reja romantike në vitin 2019.

Dominues dhe plot romantizëm dhe pasion, Tigri mund të presë një marrëdhënie të re të qëndrueshme sentimentale.

Tigrat e martuar do të përballen me shumë sfida në Vitin e Ri Kinez 2019. Do të jetë një periudhë e dominuar nga një ankth i caktuar dhe madje disa zhgënjime, një periudhë që do të ndikojë në mirëqenien emocionale të marrëdhënies tuaj.

Megjithatë është një vit i mirë për të lindur fëmijë ose për të adoptuar një.

Tigri shkon mirë me shenjën e Kalit dhe të Qenit. Jeni kompatibël në të gjitha aspektet dhe formoni një ekip të mire biznesi dhe çift që ju kanë zili të tërë.

Shëndeti për Tigrin në vitin 2019

Horoskopi 2019 për Tigrin përcakton se do të jeni plot energji dhe vitalitet dhe kryesisht do të ndiqni udhëzimet në të cilat keni filluar në fillim të vitit. Është koha që të arrini objektivat tuaja kryesore në një mënyrë të lehtë dhe personale.

Në mënyrë që të evitoni stresin, duhet të veproni me qetësi dhe durim, dhe ti jepni vetes kohë të mjaftueshme për relaks

Gjatë vitit të Derrit të Tokës, Tigri ka nevojë për periudha trajnimit fizik për të mbajtur një formë të mirë dhe për të pasur aftësinë për t'u rikuperuar kur kalojnë nëpër kohë të vështira. Shëndeti emocional mund të përmirësohet shumë duke shmangur konfliktet me ata rreth jush.

Paratë dhe karriera

Kontratat tuaja do ju sjellin begati dhe zhvillim në jetën tuaj profesionale. Duhet të qëndroni në jug-lindje të shtëpisë suaj. Duhet gjithashtu të evitoni elementin e zjarrit nëse nuk doni të keni bllokime në suksesin tuaj të parasë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore