Njihuni me 102-vjeçaren me këmbë të mbështjella

2018-12-07 09:15:24 CRI Komenti juaj Printoni

Bëhet e ditur se në shekullin e 19-të, mbi 50% e femrave në Kinë i kishin këmbët e mbështjella.

Të mësojmë mbi historinë e disa zonjave të moshuara që edhe pse kanë hequr shumë në jetën e tyrë sot janë rreth 100 vjeç dhe gëzojnë shëndet të plotë.

'Jam 102 vjeç dhe kam parë shumë'

Jam një nga gratë e fundit në Pekin me këmbë të mbështjella dhe ndoshta më e vjetra. Nëna ime nisi të më mbështillte këmbët kur isha 6 vjeç. Në atë moshë kockat tek këmbët janë ende të njoma, prandaj ishte koha e duhur për këtë proces. Nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhte me të vërtetë, por kisha besim dhe dëgjova mamanë time. Në atë kohë, të gjitha gratë i kishin shputat e mbështjella prandaj në atë kohë ishte diçka e zakonshme. Përdora një cope të bardhë për t'i mbështjellë këmbët prej moshës 6-vjeçare.

Në një moshë të madhe, jam e lumtur dhe e shëndetshme dhe kam një familje për të cilën kujdesem. Me rastin e 100-vjetorit bëmë një festë të madhe në fshatin tim me të gjithë anëtarët e familjes sime. Nuk e kisha menduar kurrë që do bëhesha 100 vjeç pasi jeta më pare kishte qenë e vështirë me mungesë ushqimi për vitet të tëra dhe punë të vështirë.

E moshuara thotë se nuk pati kurrë rast të shkollohet, pasi në kohën e saj arsimi ishte vetëm opër djemtë. Nëse ishe i pasur, mund të punësoje një mësues privat për të arsimuar fëmijët por familja jonë ishte shumë e varfër. Gratë qëndronin në shtëpi dhe duhet të thurnin këpucë dhe veshje. Nëse nuk dije si të thurje veshje apo këpucë do e kishe shumë të vështirë të gjeje një bashkëshort.

"U martova në moshën 16-vjeçare. Isha më e vogla në fshatin tonë që martohesha në atë kohë. U martova me shkuesi, ditën që u martova takova bashkëshortin tim. Mendoj se ai e dinte që kisha këmbë të mbështjella dhe ai nuk i pa deri në ditën e dasmës. Pasi u martuam, detyra ime ishte të kujdesesha për të dhe familjen e tij– të gatuaja, të laja, të qepja e qëndisja. Këpucët që shihni këtu I kam bërë vetë, por shumë vite më parë. Bëra disa këpucë para kohe me qëllim që t'i kisha rezervë kur sytë dhe duart mos të më punonin mirë. Tani jam e lumtur që kam mundësinë të ha dhe të vishem mirë".

Një tjetër zonjë nga Pekini lindi në vitin 1922 dhe ka jetuar pothuajse gjatë gjithë jetës së saj në periferi. Ajo shprehet se e ka vizituar qendrën e qytetit vetëm njëherë kur u martua. Ajo u martua në moshën 17-vjeçare gjithashtu me shkuesi. Për shkak se unë I kisha këmbët e mbështjella familja e tij ra dakord të martoheshim, në atë kohë asgjë skishte rëndësi, mjafton të kishe këmbë të mbështjella dhe kishe plot.

Nëna ime ishte shumë tradicionale dhe më mbështolli shputat kur isha 10 vjeç. Gjatë ditës, vishja fasho të ngushta dhe me kalimin e kohës fashot u bënë edhe më të ngushta, që të ndalonin rritjen e këmbës. Gjatë ditës i mbështilIja këmbë, ndërsa gjatë natës i lija pa fasho.

Pas dy vjetësh procesi i mbështjelljes kishte përfunduar. Sot vesh këpucë për fëmijë pasi është e vështirë të gjej numër për këmbën time.

Ajo shprehet se jeta për të ka qenë e vështirë. Bashkëshorti i vdiq në vitin 1948 pasi u sëmur dhe nuk kishte para për të mbuluar spitalin apo blerë ilaçe. Ai ishte ushtar. Kishim 7 fëmijë – dy vajza dhe pesë djem. Më kujtohet se kohën më të lumtur e kam kaluar para se të martohesha; pas martese jeta u bë e vështirë. Në vitin 1959, kishte rreth 40 vetë që jetonin të gjithë në një vend të madh – gratë gatuanin dhe pastronin si dhe kujdeseshin për fëmijët dhe rrisnin misër dhe perime.

Vezët dhe mishi haheshin shumë rrallë dhe ne nuk kishim para për t'i blerë. Konsumonim shumë perime që ishin të lehta për t'u gatuar. Mendoj se sot gëzoj shëndet të mire pikërisht se nuk kam ngrënë shumë mish dhe kam konsumuar shumë perime. Sot gëzoj shëndet të plotë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore