Etika e përdorimit të shkopinjve të ngrënies

2018-11-27 16:56:06 CRI Komenti juaj Printoni

Në botë ka kryesisht tri forma të ngrënies së ushqimeve: 40% e njerëzve hanë ushqim duke përdorur direkt duart, 30% hanë ushqime duke përdorur pirunj dhe thikë, kurse 30% të tjerë përdorin shkopinj – "kuaizi" në gjuhën kineze.

Shkopinjt janë një shpikje e madhe e kinezëve. Qysh në kohën e dinastive Yin dhe Shang para mbi 3 mijë vjetëve, njerëzit filluan të përdornin shkopinjtë.

Si u shpikën ato?

Nga të dhënat arkeologjike, njerëzit e lashtë kur hanin ushqime të pjekura në zjarr, e merrnin ushqimin me dy degë të këputura nga pema ose bambuja, kështu duart nuk digjeshin nga zjarri. Dalëngadalë dy degë u shndërruan në "kuaizi". Nga forma, "kuazi" janë dy shkopinj të hollë, sipër janë të trashë dhe vijnë duke u hollur në pjesën e poshtme, pjesa e sipërme e tij është në trajtë katrore, kurse pjesa e poshtme e tij është e rrumbullakët. Kjo strukturë e shkopinjve është lehtë për t'u mbajtur në dorë gjatë ngrënies dhe nuk rrëshkasin nga dora dhe as nga tavolina. Pjesa e poshtme e rrumbullakët e shkopinjve nuk dëmton as gjuhën dhe gojën kur futen ushqimet në gojë. Pasi u përhapën në Japoni, shkopinjtë u shndërruan në trajtë konike, për shkak se japonezët hanë më shumë ushqime të gjalla e të ftohta, si peshk etj.

Megjithëse shkopinjtë duken si të thjeshtë, kinezët kanë harxhuar shumë kohë për zbukurimin dhe skalitjen e tyre. Para mbi 2 mijë vjetësh kinezët bënë shkopinj prej fildishi dhe bronxi. Prej shekullit të 6-të e të 7-të, oborri perandorak, shtëpitë e të pasurve përdornin edhe shkopinj prej ari e argjendi, prej nefriti, korali etj. Në pjesën e sipërme të shkopinjve bashkëngjitej edhe koka prej argjendi, që përdorej për të kontrolluar ushqimet, nëse kishin helm apo jo. Nëse kishte helm, koka e argjendit të shkopinjve shndërrohej menjëherë në ngjyrë të zezë ose të gjelbër.

Në doket e zakonet e popullit kinez, shkopinjtë luanin edhe një tjetër rol të rëndësishëm. Në disa krahina si pajë të nuses duhet të kishte patjetër dy palë shkopinj, të lidhur së bashku me shirit të kuq, kjo jo vetëm pasqyron fillimin e jetës së re të përbashkët të çiftit, por edhe urimin për "lindjen e shpejtë të djalit", sepse shqiptimi i fjalës kineze "kuai" është i njëjti me shqiptimin e fjalës "shpejt". Në fshatrat e Kinës veriore ka edhe një zakon të tillë, në natën e parë të martesës, të afërmit e çiftit të ri fusin "Kuaizi" nga dritarja e dhomës së re në shenjë mbarësie dhe të lindjes së shpejt të djalit. Mos i shihni ato si dy shkopinj të thjeshtë, por kur përdoren, duhet mjeshtëri e mirë dhe harmoni.

Mjeshtria e përdorimit të shkopinjve kinezë ka tërhequr shpesh edhe vëmendjen e të huajve, që përdorin pirunj e shikë. Madje specialistët e mjekësisë janë të mendimit se përdorimi i shkopinjve stimulon mbi 30 kyçe e nyje dhe mbi 50 muskuj të trupit të njeriut, duke ndihmuar lëvizjet e shkathta të dorës dhe zhvillimin e trurit të njeriut. Kina është vendlindja e shkopinjve, por siç bëhet e ditur, "Muzeu i parë i kuaizive" në botë ndodhet në Gjermani, ku ekspozohen mbi 10 mijë të tillë, të përbërë nga materiale të ndryshme, si ari, argjendi, nefriti, kocka kafshësh etj., të ardhur nga vende e rajone të ndryshme të botës, nga periudha të ndryshme historike.

Në kulturën kineze të ushqimit nuk duhet të:

-çoni dëm ushqimin me shkopinjtë.

- të gërmoni në pjatë për të gjetur ndonjë ushqim të veçantë. Kjo shihet si "të gërmosh varrin tënd" dhe konsiderohet si diçka fyese.

-Kërcisni me shkopinj fundin e tasit. Kjo është ajo çka bëjnë lypësit për të tërhequr vëmendje.

Nëse fëmijët nuk i mbajnë mirë shkopinjtë, kjo do të thotë që prindërit e tyre nuk i kanë mësuar si duhet.

-lëpirja e shkopinjve, pasi shihet si shenjë varfërie

-vendosja e shkopinjve vertikalisht mbi një tas me oriz, pasi kjo ndodh vetëm në funerale.

-të luani me shkopinj apo të drejtoni shkopinjtë ndaj dikujt

Në kulturën japoneze nuk këshillohet:

-kryqëzimi i shkopinjve mbi tavolinë.

-transferimi i ushqimeve me shkopinj nga një person tek tjetri-

Në kulturën koreane nuk është mirë:

-t'i merrni të parët shkopinjtë, duhet të lini së pari më të moshuarit

-ta afroni tasin shumë afër gojës.

-të konsumoni oriz me shkpinj, për këtë ata përdorin lugën.

Në kulturën vietnameze nuk këshillohet të:

-vendosja e shkopinjve në formë V pasi keni mbaruar së ngrëni. Kjo konsiderohet si ogur i keq.

-Marrja e ushqimit drejtpërdrejt nga tavolina. Ushqimet së pari duhet të vendosen në pjatën tuaj dhe më pas të konsumohen.

-Vendosja e shkopinjve në gojë përpara përpara kapjes së ushqimit

Mrekulli
Lajmet Kryesore