"Miss World 2018"në Kinë, kush është bukuroshja nga Shqipëria

2018-11-22 19:13:21 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 120 bukuroshe nga i gjithë globi janë mbledhur në Sanya, të provincës kineze Hainan për të konkurruar në edicionin e 68-të të "Miss Bota 2018". Gjatë ceremonies së nisjes, bukuroshet veshën costume tradicionale të vendeve të tyre dhe ua prezantuan të pranishmëve.

Konkursi do të zgjasë deri më 8 dhjetor.

Miss Bota nisi për herë të parë në vitin 1951 dhe është konkursi më i vjetër dhe me më shumë influence në botë. Kjo është hera e tetë që ky konkurs mbahet në Sanya të Kinës.

Perëndeshat e bukurisë nga e mbarë bota do të sfilojnë së bashku më 8 dhjetor në Sanya të Kinës, aty ku do të mbahet nata finale e konkursit të bukurisë ndërkombëtare "Miss World 2018".

Nata finale ndiqet nga miliona njerëz. Në vitin 2017 një nga sfidat e "Miss World", ishte të arrinte në afërsisht 1 miliard klikime në kanalin Youtube. "Miss World" këtë vit promovon si asnjëherë më parë, bukurinë me objektiv. Objektivi është të ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe fëmijët e vegjël që nuk kanë mbështetje. Në të do të marrin pjesë vajza nga e gjithë bota, ndër të cilat do të jetë edhe një përfaqësuese e bukurisë shqiptare.

Nikita Preka, vajza nga Lezha, është përzgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në garën më prestigjoze të bukurisë në botë. Nikita ka mbaruar Fakultetin për Financë në Angli, në Universitetin "Sunderland" dhe studimet pasuniversitare në Universitetin "Anglia Ruskin". Ndërkohë është në përfundim e sipër të kualifikimit ndërkombëtar të kontabilitetit Acca, (kontabilist i miratuar). Po ashtu punon në Dubai për një kompani ndërtuese dhe fondacion investimesh e mirënjohur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Nikita ka marr pjesë në "Miss Supernational United Kingdom", ku ka fituar një nga çmimet kryesore dhe eventi është mbajtur në Londër.

Nikita po punon për bashkëpunimin me sa më shumë organizata nga Shqipëria dhe bota, në mënyrë që të ndihmojë njerëzit në nevojë në Shqipëri. Nikita dëshiron që të bëj ndryshim tek jeta e njerëzve në nevojë dhe t'i suportojë fëmijët për shkollimin.

Sanya-parajsa tropikale e Kinës

Kur mbaron vjeshta shumë kinezë nisen drej jugut të Kinës në provincën Hainan, në parajsën tokësore të quajtur, Sanya.

Hainani është një nga "këndet" e parajsës, ku mund të harrosh botën dhe t'i gëzohesh qetësisë së pafund, qoftë kjo edhe për një kohë të shkurtër. Në këtë destinacion ku termi kohë nuk ekziston, një vend që ruhet dhe mirëmbahet si të ishte i shenjtë.

Madhështia e Hainanit qëndron tek ishujt e vegjël natyrorë të rrethuar nga ujërat kristalorë dhe plazheve me rërë të bardhë. Është një strehë që të bën të harrosh gjithçka. Koha e lirë mund të kalohet mes banjave dhe shijimit të qetësisë, por nuk mungojnë edhe aktivitetet e shumta sportive, si sërfi, noti, rrëshqitja në ujë apo zhytjet.

Hainani është ishulli i dytë më i madh në Kinë, pas ishullit të Tajvanit. Numri i turistëve në këtë ishull shtohet konsiderueshëm nga viti në vit. Shumë turistë të huaj sot zgjedhin për t'i kaluar pushimet në Hainan, jo vetëm për bukuritë ekzotike por edhe për vetë pozicionin gjeografik. Ai ndodhet në afërsi të Singaporit, Malajzisë, Indonezisë dhe Filipineve. Tek të gjitha këto vende mund të shkosh me avion për 1-4 orë nga Hainani.

Miliona turistë e vizitojnë çdo vit ishullin Hainan në jug të Kinës për shumë arsye.

Ishulli u ofron vizitorëve nje ekperiencë të plotë pasi aty mund të gjeni gjithçkam që peizazhet dhe ushqimet ekzotike e deri tek kultura e grupeve etnike.

Sanya ndodhet në zonën më jugore të Kinës, është qyteti i dytë për nga madhësia në provincën Hainan. Pas reformës dhe hapjes, Sanya u bë një qytet modern turistik në bregun e Detit të Kinës Jugore. Sanya është qendra më e madhe për prodhimin e perimeve në dimër po ashtu dhe të frutave ekzotike që furnizojnë pjesën tjetër të Kinës.

Shpesh Sanya etiketohet si "Hawaii i Kinës", ku kalohen pushime të lira dhe fantastike. Në mesin e ushqimeve më të famshme ne Sanya është trangulli i detit. Ka shije të veçantë dhe është tepër i shëndetshëm, një ushqim që ia vlen ta provoni.

Hainan ka qenë një destinacion turistik i Kinës prej shumë vjetësh. Industria e turizmit në këtë zonë shënoi një bum pas transformimit të ishullit në një destinacion turistik ndërkombëtar në vitin 2010. Sipas të dhënave në vitin 2000, 10 milioën udhëtime u kryen me destinacion provincën Hainan, ndërsa në vitin 2014 numri i tyre arriti në 40 milionë. Popullsia e ishullit Sanya rritet dukshëm nga muaji mars deri në nëntor. Ndërsa në pjesën tjetër të vendin sundon bora dhe ngricat e kur temperatura shënon disa gradë nën zero, banorët e provincës Hainan shijojnë një klimë pranverore me ajër të pastër. Pikërisht kjo klimë e adhurueshme ka tërhequr shumë njerëz të cilët qëndrojnë këtu në periudhën e dimrit apo edhe si banorë të përhershëm.

Mrekulli
Lajmet Kryesore