Simbolika e flokëve në Kinë

2018-11-08 14:52:42 CRI Komenti juaj Printoni

Stilimi i flokëve të grave kineze ashtu si në çdo vend tjetër ka evoluar që nga lashtësia. Por në Kinë ndryshe nga vendet e tjera, flokët shpesh kanë shfaqur tendeca shoqërore të kohës. Stilimi i flokëve për kinezët ka ndryshuar sipas personalitetit, pozitës shoqërore, moshës dhe modës.

Flokët në lashtësi

Në lashtësi modelimi i flokëve ishte një simbol i respektit ndaj vetes, pasi flokët vlerësoheshin po aq sa trupi i njeriut. Në stinën e pranverës dhe të verës në vitet 770-476 p.e.s një dënim ndaj individit në Kinën e lashtë ishte që një burrë të rruante kokën dhe mjekrën. Krahasuar me ndëshkime të tjera fizike, ky konsiderohej si mjaft i rëndë, sepse e poshtëronte shpirtërisht individin.

Ndërsa në periudhën e mëvonshme në vitet 475-221 p.e.s gjeneralit të famshëm Cao Cao iu hoq dënimi me vdekje por në shkëmbim u detyrua të priste flokët, në shenjë ndëshkimi ndaj mosbindjes së tij ndaj urdhërave ushtarake. Flokët kishin një domethënie të rëndësishme për kinezët në kohët e lashta.

Në periudhën prehistorike modelimi i flokëve në popullsinë Han dhe grupet e tjera etnike në Kinë ishte i ndryshëm. Gjatë sundimit të dinastisë Tang në vitet 618-907 e.s modelimi i flokëve ndryshoi sipas pozitës shoqërore të njerëzve.

Kur regjimi mançur sundoi në Kinë një nga urdhrat ishte që civilët kinezë të qethnin flokët. Gjatë regjimit mançur të Kinës burrat duhet të rruanin pjesën e pasme të kokës dhe pjesën e mbetur të flokëve të gjatë e bënin gërshet, të lidhur me një fjongo të zezë prej mëndafshi. Kjo traditë ka vazhduar deri në vitin 1922 kur perandori i fundit preu gërshetin e tij, të quajtur "queue".

Ndërsa një shembull tipik i ndikimit të politikës te flokët e qytetyrëve ishte në kohën e ushtrisë rebele Taiping e cila gjatë dinastisë Qing (1644-1911) konsiderohej si "flokët e hajdutëve" Një simbolikë e tillë u ruajt dhe gjatë viteve (1912-49), kur ishte në kundërshitm me ligjin që meshkujt të kishin flokët e mbledhur bisht.

Para afro 100 vjetësh vajzat adoleshente në Kinë i mblidhnin flokët në dy bishtaleca, ndërsa vajzat e reja të pamartuara i mbanin të lidhura prapa kohës me një fjongo të kuqe leshi. Gratë e martuara në moshë të mesme i mblidhnin flokët topuz, ndërsa gratë e martuara të reja krijonin një model flokësh si flutur.

Ajo që bie në sy në flokët e femrave kineze përgjatë historisë është gjatësia e tyre dhe kjo lidhet me një bestytni. Vajzat e reja mbanin flokët shumë të gjatë edhe pasi thuhej se prerja e tyre ishte si një përçmim ndaj prindërve, që i kanë trashëguar fëmijës këto flokë.Vajzat e reja dhe të pamartuara i mbanin flokët të gjatë dhe të lëshuar krahëve, ndërsa gratë e martuara i mblidhnin me modele të ndryshme, një shenjë kjo se gruaja ishte e martuar. Shumë gra kineze të asaj periudhe i stilonin flokët sipas modelit "Buyao".

Evoluimi i stilimit të flokëve

Modelet e flokëve të grave kineze nisën të ndryshonin në fillimet e shekullit të 20-të, kur flokët e thurur në gërsheta nisën të bëheshin një prirje e kohës. Në fakt në atë periudhë dhe meshkujt kinezë i bënin gërshet flokët e tyre të gjatë, por në ndryshim nga femrat ata qethnin pjesën anësore të veshëve. Stilimi i flokëve për meshkuj, femra apo fëmijë në atë periudhë ishte unisex, madje kjo dallohej më së shumti te uniformiteti i flokëve të fëmijëve. Kur fëmijët ishin të vegjël flokët e tyre priteshin të shkurtër, ndërsa kur hynin në moshëm e adoleshencës ata zgjatnin flokët.

Pas mbarimit të epokës së dinastive në Kinë gratë nisën të stilonin ndryshe flokët, bazuar dhe në prirjet e kohës. Vajzat studente të asaj kohe shpesh i prisnin flokët dhe krijonin modele të ndryshme, ndërsa për meshkujt nuk kishte shumë mundësi ndryshimi të look-ut.

Në vitet 20-të të shekullit të kaluar në Kinë u ndje ndikimi i modës perëndimore në stilimin e flokëve. Në periudhën 1920 -1930 stilimi i flokëve të grave kineze u domunia nga flokët permanent. Madje ky lloj stilimi i flokëve zgjati deri në vitet 60-të. Në Kinën e re të pas viteve 60-të një stil gati unik vërehej në stilimin e flokëve të femrave, të prera me baluke dhe të shkurtra, injphur dhe "stili ilirisë", icili u përhap në të gjitha shtresat shoqërore të grave. Permanenti i flokëve në atë periudhë konsiderohej si një "shfaqje e kulturës borgjeze", ndaj dhe nuk praktikohej më.

Hapja e Kinës dhe stilimi ndryshe i flokëve

Në vitin 1978 me hapjen e Kinës ndaj botës u rikthyen sërish në mode flokët permanent të grave kineze ndërsa në vitet 80-të dominonte modeli i flokëve të gjatë dhe të drejtë, i njohur si "makarona për supë". Një ndikim në stilimin e flokëve të vajzave dhe grave kineze dhanë dhe artistet e shquara të kohës, mjaft të pëlqyera nga pubkliku si Teresa Teng dhe Maggie Cheung.

Në vitet 80-të si pasojë e industrializimit të vrullshëm të Kinës nisën të hapen kudo sallone bukurie dhe të kopjoheshin stilet e krehjes perëndimore.

Në vitet 90-të nis një ndryshim rrënjësor i modelimit të flokëve nga vajzat dhe grate kineze. Në ditët e sotme vajzat dhe grate kineze nuk kanë ndonjë dallim përsa i përket stilimit të flokëve nga ato europiane apo amerikane. Në Kinë kanë hyrë të gjitha markat e njohura të stilimit të flokëve dhe shumë stilues të njohur flokësh nga e mbarë bota punojnë këtu. Madje tashmë vajzat e reja praktikojnë shpesh dhe lyerjen e flokëve nga të zinj tradicionalë në bjondë, me reflex të kuq, gri, madje dhe lejla, çka tregon ndërkombëtarizimin e shoqërisë kineze.

Kina në Guinness për flokët e gjatë

Përsa i përket traditës së flokëve, Kina ka hyrë dhe në Librin e Rekordeve Guinness për fshatin me femrat me flokët më të gjatë në botë. Bëhet fjalë për fshatin Huangluo Yao në jugperëndim të Kinës ku më 9 prill festoheta Dita e Flokëve të Gjatë. Një nga përfaqësueset e fshatit në Guinness ka një gjatësi flokësh prej mbi 2 metrash dhe thotë se i ka prerë vetëm një herë në jetë flokët.

Në traditën e kësaj zone thuhet se flokët e gjatë janë simbol i jetëgjatësisë, pasurisë dhe fatit të mirë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore