Njeriu që e dashuron Kinën

2018-10-25 15:44:16 CRI Komenti juaj Printoni

Që nga vizita e tij në Pekin në vitin 1981, Kina ka zënë një vend të veçantë në jetën e regjisorit Malcolm Clarke.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Pekin, regjisori që ka marrë çmim Oscar Malcolm Clarke kujtoi vizitën e tij të parë në kryeqytetin kinez në vitin 1981.

Në një event organizuar nga Korporata Kineze e Komunikimit Ndërkombëtar për të njoftuar një grup projektesh që do të prodhohen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, Clarke ishte i ftuar për të folur dhe për të ndarë përvojën e tij të të bërit dokumentarë.

Qysh nga nisja e karrierës së tij pothuajse 40-vjeçare si regjisor për BBC, Clarke ka udhëtuar në 86 vende për të regjistruar një numër të konsiderueshëm filmash dokumentarë.

Në vitin 1984, ai fitoi si regjisori më i mirë Emmy for Soldiers of The Twilight dhe pas këtij çmimi mori dy Academy Awards për dokumentarët më të mirë për "You Don't Have to Die" në vitin 1989 dhe "The Lady in Number 6" në vitin 2014.

Për Clarke, Kina ka qenë një kapitull i rëndësishëm në jetën e tij. Në vitin 1981 kur Clarke u transferua nga Mbretëria e Bashkuar në Nju Jork për të punuar për Kompaninë Amerikane të Transmetimit, ai u caktua që të vinte në Pekin për një dokumentar të ri që synonte të shpaloste ndryshimet që ndodhën në Kinën e Re prej themelimit të saj në vitin 1949.

"Shumë gjëra po ndodhnin në Kinë në atë kohë. Vendi sapo kishte nisur ta merrte veten," kujtoi ai.

Ashtu si shumë të ftuar të huaj që vizituan Kinën në fillimin e viteve '80, ai qëndroi në Hotel Pekini, që ndodhet pranë Bulevardit Chang'an.

Çdo mëngjes ai zgjohej nga zilet e biçikletave dhe mrekullohej kur shihte nga dritarja e hotelit rrugët e mbushura nga qindra biçikleta, pekinas që shkonin në punë.

Gjatë nëntë muajve më pas, Clarke udhëtoi në shumë zona të vendit, përfshi fshatrat malorë në provincën Sichuan, e deri tek rajonet buzë Lumit Jance dhe Lumit të Verdhë dhe foli me banorët nga shumë fusha të ndryshme.

"Sapo mbërrita në zonën rurale, në fillim banorët ishin shumë të surprizuar -në ato ditë, flokët e mi ishin me ngjyrë kafe dhe sytë blu-ata ishin shumë të sjellshëm dhe mikpritja e tyre ishte shumë mbresëlënëse".

"Nuk pashë asnjeri pa punë. Çdokush punone shumë dhe e kuptova menjëherë që nëse e gjithë ajo energji do të kanalizohej në drejtimin e duhur, Kina do të bëhej një vend me potencial kolosal," tha ai.

Clarke mbeti i zhgënjyer kur ABC-ja hoqi dorë nga prodhimi i dokumentarit për shkak të ndryshimit të marrëdhënieve mes Kinës dhe ShBA-së por rreth 30 vjet pas turit të tij në Kinë, Clarke u rikthye në vend në vitin 2013 për të drejtuar dokumentarin "Better Angels", sugjeruar nga ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger dhe ekonomistin nobelist, Robert Mundell.

Me regji të Clarke dhe një bashkëprodhim nga producenti amerikan William Mundell dhe ai kinez Han Yi, dokumentari-që i hidhte një vështrim të ardhmes së Kinës dhe të ShBA-së përmes syve të qytetarëve të thjeshtë nga dy vendet-zgjati rreth 5 vjet për t'u përfunduar.

Ashtu si edhe "Better Angels" (Ëngjëj më të mirë), që pritet të dalë në Kinë dhe ShBA në nëntor, Clarke ka prodhuar kohët e fundit një tjetër dokumentar me temë kineze që titullohet, "In My Eyes" (Në sytë e mi). Me regji të Han Yi, filmi tregon udhëtimin e Cao Shengkang, një udhëtar i botës që udhëtoi i vetëm në rreth 34 vende të botës në 5 kontinente.

Duke folur për Kinën moderne, Clarke tha se vendi ka ndryshuar rrënjësisht qysh nga vizita e tij e parë 3 dekada më parë dhe se Pekini është bërë një metropol ndërkombëtar që të lë përshtypje të thellë, plot shpresë dhe shanse të pafundme.

"Disa njerëz e quajnë transformimin e Kinës si rritja e Kinës, por për mua, është në fakt rilindje e Kinës, sepse për shumë shekuj ky vend mbajti kulturën më të sofistikuar në planet.

"Mendoj se tani Kina po rindërton me shpejtësi rolin e saj si një vend novativ dhe i avancuar teknologjikisht"

"Një nga gjërat që mendoj se Kina nuk e ka arritur ende plotësisht është ekuilibri me pjesën tjetër të botës, sepse bota ende e keqkupton Kinën dhe aty ku ka keqkuptime, ka një vend për rritjen e frikës."

Si një tregimtar veteran, Clarke beson se gjetja e një mënyre më emocionuese për të treguar histori mbi popullin kinez mund të ndihmojë pjesën tjetër të botës ta kuptojnë më mirë këtë vend".

"Ajo që është interesante rreth mënyrës kineze të të bërit dokumentarë është se regjisorët e nisin shpesh me fjalë të shkruara, me një dorëshkrim. Vetëm pasi kanë shkruar dorëshkrimin ata dalin dhe xhirojnë pamje që shkojnë me atë që kanë shkruar."

Clarke është i mendimit se kjo qasje në mënyrë të pashmangshme përjashton atë që për të është aspekti më i pasur i filmave dokumentarë: spontaniteti i ngjarjeve që ndodhin në vend "në moment".

"Gjërat që nuk mund të parashikohen shpesh mund të bëhen skenat më të fuqishme në versionin përfundimtar të një dokumentari, shton ai.

Clarke e përshkruan vendin si "një minierë ari" për regjisorët e dokumentarëve dhe thotë se ka në plan të xhirojë dy të rinj në muajit e ardhshëm.

Pasi ndihmoi producenten kineze Lu Chunqiao me debutimin e saj - një film mbi disa të mbijetuar adoleshentë të tërmetit të Wenchuan 2008, ai ka përdorur tregimet e vërteta të të mbijetuarve si frymëzim për një film, i cili do të xhirohet në provincën Sichuan.

Projekti i tij i dytë do të jetë një dokumentar dramë bazuar në librin e vitit 2009, "Njeriu që e dashuroi Kinën", mbi shkencëtarin britanik Joseph Needham, i cili shpalosi arritjet shkencore të Kinës gjatë mijëvjeçarëve në kryeveprën e tij, Shkenca dhe Qytetërimi në Kinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore