Vjeshta përmes ngjyrave dhe festave

2018-09-27 14:50:08 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë pjesës më të madhe të historisë së saj 5 mijëvjeçare, Kina ka qenë një shoqëri bujqësore. Stina e vjeshtës është përgjithësisht sezoni i korrjes. Në të kaluarën, fermerët përdornin kalendarin hënor për të planifikuar ciklin e tyre të prodhimit. Në Kinë, kalendari hënor është i ndarë në 24 faza stinore, që reflektojnë ndryshimet jo vetëm klimatike, por edhe veprimtaritë bujqësore dhe blegtorale. 6 fazat diellore në vjeshtë sinjalizojnë ardhjen e vjeshtës, përfundimin e temperaturave të larta, sanataditën e vjeshtës, nisjen e erës së ftohtë etj.

Në vjeshtë Kina feston disa festa tradicionale, përfshi Festën e Mes-vjeshtës, Festën Chongyang, Sanataditën e Vjeshtës, Festën Kombëtare, Festën e Korrjes etj.

Festa e Mesvjeshtës

Një festë tepër e veçantë, që i kushtohet mesit të vjeshtës ndaj dhe quhet Festa e Mesvjeshtës. Këtë vit ajo ra më 24 shtator.

Hëna ka qenë gjithmonë subjekt i poemave dhe soneteve në letërsinë kineze dhe kinezët e shohin hënën e plotë në ditën e 15-të të muajit të 8-të hënor. Kjo ditë njihet si Festa e Mesvjeshtës, dhe origjina e saj vjen nga sakrificat e Hënës në kohët e lashta.

Në këtë periudhë të vitit moti është i këndshëm dhe frutat piqen. Kinezët në shenjë nderimi dhe mirënjohje për Tokën dhe begatinë e saj i drejtojnë lutje perëndisë së Hënës. Zanafilla e lutjeve për Hënën daton rreth 2 mijë vjet më parë dhe ato u bënë popullore gjatë sundimit të dinastive Tang dhe Song, kur Festa e Mesvjeshtës u përhap gjerësisht në Kinë.

Anembanë Kinës në këtë ditë hahet keku i hënës, ndrisin fenerët dhe dragonjtë, ndizen qirinj në tempuj . Në ditët tona tradita është ndryshuar disi, duke u bërë më komerciale.

Por Festa e Mesvjeshtës është dhe një rast i mirë për bashkimin e anëtarëve të familjes, në darkën e hënës së plotë.

Sipas traditës së lashtë pas darkës pjestarët e familjes dalin në oborr, ku hanë kekun e hënës dhe sodisin hënën e plotë,madje duke recituar poemat për hënën.

Është një ëmbëlsirë në formë të rrumbullakët i cili mbushet me fara lotusi, mish apo përbërës të tjerë. Në kohët e lashta gatimi i kekut të hënës kërkonte kohë, por në ditët tona ato bëhen me makineri dhe tregtohen në çdo cep të vendit. Kinezët blejnë kekun e hënës me shije të ndryshme në ditën e shtatë të muajit të shtatë hënor. Shija e kekut varion sipas provincave kineze. Pavarësisht kësaj keku është i ëmbël dhe pa shumë yndyrë.

Një tjetër traditë e festës është që në disa krahina të Kinës në Festën e Mesvjeshtës hahet dhe qitro. Kjo pasi emri i qitros në kinezisht tingëllon si fjala "bekim" dhe konsiderohet si fatsjellës.

Festa Chongyang

Sipas kulturës kineze, 9 është një numër "pozitiv" (yang në kinezisht) dhe dyshe që në kinezisht është "chong" bëhet "chongyang", pra dy nëntat. Shqiptimi i numrit 9 në kinezisht është njësoj si shqiptimi i fjalës përgjithmonë ose përjetësisht. Kjo festë bie më 9 shtator sipas kalendarit hënor dhe është një festë që sjell fat. Ngjitja në mal është një zakon i përhapur në Kinë në Festën "Chongyang", duke simbolizuar ngjitjen në një pozitë më të lartë.

Megjithatë, meqë nuk ka male në disa zona të Kinës, pati nga ata të cilët menduan që në vend të kësaj të hanin gao (kek me oriz ose miell kokrrash bishtajash). Gao në gjuhën kineze do të thotë "lart", prandaj edhe këta kekë u quajtën kështu, por njihen edhe si chongyang. Në të kaluarën, vajzat e sapomartuara ktheheshin në shtëpi për të kaluar festën së bashku me prindërit e tyre, kështu që kekët zbukuroheshin me hurma kineze, mel, bajame ose kikirikë, për të shprehur urimet e prindërve që vajzat e tyre të lindnin sa më shpejt një fëmijë.

23 shtatori është Sanatadita e Vjeshtës dhe këtë vit Kina do të festojë Festivalin e parë të Korrjes. Me këtë rast, presidenti Xi tha se gjatë katër dekadave të fundit të reformës rurale janë bërë arritje historike dhe reforma në zhvillimin bujqësor dhe rural. Ai bëri thirrje gjithashtu për marrjen e hapave të mëtejshëm drejt integrimit urban dhe rural dhe modernizimit. Në të njëjtën kohë, ai tha se duhet të bëhet më shumë për kooperativat bujqësore dhe fermat familjare për të ndihmuar rritjen e efikasitetit të sektorit bujqësor.

Xi shtoi se do të hidhen më shumë fonde për infrastrukturën bujqësore dhe rurale si dhe theksoi se në zbatimin e strategjisë së gjallërimit rural, fokusi duhet të jetë tek cilësia në vend të shkallës dhe shpejtësisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore