Kinezët po djersiten për të tonifikuar trupin

2018-09-06 15:31:23 CRI Komenti juaj Printoni

Të rinjtë dhe të pasurit e Kinës duket se po e zhvendosin vëmendjen e tyre nga blerja e mallrave të shtrenjta dhe shpenzimet e tepërta tek mbajtja e trupit në formë. Gjithnjë e më shumë palestra po hapen në të gjithë vendin, përfshi ato të nivelit të lartë ku një anëtarësim vjetër shkon dymijë dollarë amerikanë. Edhe aplikacionet e fitnesit në celular po shtohen dhe bashkë me to edhe anëtarësimi. Po ikën epoka e blerjeve pa fund apo markave të shtrenjta, tani simboli i ri në Kinë është: trupi i tonifikuar

Në mbarë Kinën ka 37,627 palestra, ndërkohë që hapen të reja pothuajse çdo javë, ndërsa të vjetrat që nuk përmbushën standardin janë mbyllur.

Tani fitnesi shihet si një luks i përbashkët në Kinë. Dhe aspiratat e njerëzve për të përmirësuar veten fizikisht kanë çuar në një bum në qendrat e ushtrimeve dhe palestrave në vend. Palestrat e nivelit të lartë si Crossfit Slash janë rritur me rreth 200 për qind në vit në të gjithë vendin, sidomos pas rritjes së kërkesës nga shtresa e mesme dhe e lartë e shoqërisë.

Stella, menaxhere e përgjithshme e një firme financiare në Pekin, ka paguar mbi 14 mijë juanë për një abonim njëvjeçar, ose mbi 2,000 dollarë. Ajo ka shkuar në palestrën Crossfit për dy vjet e gjysmë dhe ka ndjekur 300 klasa trajnimi.

"Shpenzimet e përgjithshme duhet të llogariten për klasë, pram ë ka kushtuar më pak se 100 RMB për orë trajnimi. Marr mësime në bazë të fizikut dhe qëllimeve të mia. Trajnimi është i fokusuar kryesisht tek fitnesi. Zakonisht bëjnë fiskulturë së bashku dhe është shumë efektive," thotë Stella.

Kur Crossfit hapi në fillim dyert e saj në Kinë, klientela ishte fantastike, sidomos për fitnesin, ndërkohë që tani numri shtohet dita-ditës.

Shefi i Crossfit Slash nga flet më shumë.

"Shtimi ka ardhur edhe nga rritja apo zgjerimi i internetit. Mund të kesh qasje ndaj çdo informacioni më lehtë se më parë. Prandaj, sot është e lehtë të mësosh mbi atë çka të nevojitet dhe Crossfit është një shembull I kësaj. Jo vetëm në Kinë, por edhe në ShBA, rritja po ndodh njësoj. Në fillim stërvitja bëhej në garazh me shokët, por tani është bërë shumë komerciale"

Dhe meqë po flasim për internetin, aplikacionet e fitnesit po shtohen në Kinë. Vetëm aplikacioni "Keep", ka tani 140 milionë përdorues. Jack Xie, shefi i Skuadrës së Keep jashtë vendit tha se ata kanë tërhequr përdorues të ndryshëm. Për të, qendrat e shtrenjta të fitnesit janë për qytetarët me shumë para dhe me shumë kohë të lirë.

"Në aplikacionin tonë mendoj se ata duan të kenë lirshmëri dhe mënyra diversifikimi të trajnimin. Në këtë mënyrë ata mund të trajnohen në çdp kohë dhe vend...Në aplikacionin tonë shumica e përdoruesve janë fillestarë".

Deri në vitin 2020, qeveria kineze synon të "përmirësojë nivelet e fitnesit dhe të shëndetit të banorëve në mbarë vendin." Si Crossfit Slash ashtu edhe Keep thjonë se duan të bashkëpunojnë më tepër me qeveritë vendore për të nxitur më shumë banorë për stërvitje. Dhe për ata të cilët janë tashmë, ushtrimet janë shumë të rëndësishme sepse nuk janë vetëm një metodë e mirë për të reduktuar stresin por gjithashtu një mënyrë për t'u shoqëruar më shumë me të tjerë në komunitet.

Xiaowei Zhang, 31 vjeç, punon në një dqyn të shitjeve me pakicëdhe jeton në Shangai. Ajo e nisi udhëtimin e saj të fitnesit kur ishte studente në ShBA, ku vajtja në palestër dhe praktikimi i jogës është një pjesë përbërëse e jetës së përditshme të klasit të mesëm të shoqërisë.

"Kur u riktheva në Shangai nuk vajza në palestër për ca kohë, por pas një viti që nuk isha aktive nisa të ndjej që trupi im nuk ndihej mirë, të paktën jo aq mirë sa më parë. Puna është shumë stresante, ky është një fenomen normal në metropolet e Kinës, kështu që nisa të vrapoja përsëri dhe pashë që është një mënyrë e shkëlqyer për të zhvendosur fokusin.

"Më pas nisa të frekuentoja palestrën përsëri dhe stërvitesha shumë. Po ashtu edhe joga," na shpjegon Zhang.

Dy vjet më parë ajo u bë pjesëtare e FitFam, një program intensiv fitnesi.

"Brezi i pas viteve 80 ka siguruar një pozicion të qëndrueshëm në karrierën e tyre dhe kanë përjetuar shumë trende dhe ato shqetësohen për shëndetin dhe ushqimin më shumë se sa vetëm për punën.

"Tani ata po shpenzojnë më shumë kohë dhe para për shëndetin dhe kjo është një arsye pse sporti po bëhet gjithnjë e më shumë trendy, sepse përmirëson shëndetin personal," tha Zhang, duke shtuar se kjo gjeneratë vlerëson shëndetin dhe fitnesin më shumë se sa prindërit e tyre.

Mrekulli
Lajmet Kryesore