Guangzhou, parajsa gastronomike në "Michelin Guide 2018"

2018-08-27 11:01:48 CRI Komenti juaj Printoni

Nëse anglezët nuk hoqën dorë kurrë nga çaji me qumësht e biskotat, apo edhe nga peshku me patate, kinezët nuk hoqën dorë nga makaronat dhe jiaozi-të, vaji i susamit apo speci djegës. Nga ushqimi i rrugës e deri te kuzhinat e restoranteve më shik, gjithçka përgatitet dhe serviret duke u bazuar te dija dhe kultura gastronomike mijëravjeçare.

Qyteti jugor i Kinës në Guangzhou hyri në 28 qershor në hartën globale të gastronomisë në hapjen e edicionit të parë në të udhëzuesin e tij Michelin.

Guangzhou është destinacioni i 32-të në botë që hynë në udhërrëfyesin Michelin si dhe qyteti i dytë në pjesën kontinentale të Kinës pas Shangait.

" Fokusi i tij në trashëgiminë dhe novacionin e teknikave të kuzhinës ka sjellë përsosmëri dhe kreativitet në sektorin ushqimor dhe të pijeve", tha Michael Ellis, drejtori ndërkombëtar i Michelin Guide."

"Kjo është një nga arsyet kryesore pse vendosëm ta sjellim Michelin këtu, shtoi ai".

Udhëzuesi i Guangzhou-t shënoi gjithashtu futjen e dy çmimeve të veçanta për diversitetin e kuzhinës në Guangzhou.

Jian Ji fitoi "Çmimin e Recetës më të mirë " për makaronat e arta me vezë, një metodë tradiconale për mbi 5 dekada.

Ze 8 morën "Çmiin e Kuzhinës së Rigjallëruar" për përpjeket e tyre në mëdernizimin gatimeve tradiconale kantoneze.

Ashtu sikurse ndodhi edhe në Shangai kur qyteti u fut në këtë guide në vitin 2016, edicioni i Guangzhou-t pati reagime ndër fansat e ushqimit, të cilët disa përshëndetën sistemin e vlerësimit, ndërsa disa të tjerë kanë dyshime nëse inspektorët e Michelin-it janë në gjendje të vlerësojnë kuzhinën e shumëllojshme dhe të sofistikuar kineze.

Në ceremoninë e përurimit në Guangzhou, vetëm 8 restorante arritën të vlerësohen me një yll. Nuk pati vlerësime me 2 apo 3 yje. 20 restorante u vlerësuan me "Bib Gourmand" ndërsa 35 të tjerë me "Pjatat Michelin".

Shumë fanatikë ushqimesh u shprehën të zhgënjyer që Guangzhou, një qytet me reputacionin e parajsës gastronomike, nuk kishte asnjë restorant që të fitonte më shumë se një yll Michelin. Në kontrast me këtë, tetë restorante në Shangai u vlerësuan me dy apo tre yje.

Kuzhina kantoneze ka një shije delikate falë përbërësve të saj: pak vaj dhe pak kripë. Mes pjatave më të veçanta është ajo me mish pëllumbi dhe supat e perimeve e drithërave të shoqëruara këto zakonisht me perime të ziera në avull. Por, ajo që e dallon këtë kuzhinë nga të tjerat janë recetat dhe ushqimet e mrekullueshme dim-sum (prek zemrën tënde). Kinezëve u pëlqen të hanë jashtë, ndaj aty janë shumë popullore dim-sum-ët, një bashkësi pjatash që variojnë nga të kripurat e deri te të ëmblat, të cilat serviren vetëm për mëngjes apo drekë, të shoqëruara gjithmonë nga çaji.

Kuzhina kantoneze deri pak kohë më parë ishte kuzhina kineze më e njohur në Perëndim. Klima e ngrohtë dhe e lagësht e Kantonit krijon kushte të shkëlqyera për kultivimin thuajse të gjithçkaje. Kështu, kjo kuzhinë përdor një llojshmëri të madhe perimesh, të ziera në temperaturë të lartë dhe për një kohë të shkurtër, për të mos prishur kështu shijen e tyre të freskët e të butë, si edhe përmbajtjen në vitamina.

Kuzhina kantoneze, e njohur gjithashtu si Kuzhina Yue i përket stilit të gatimit të Provincës Guangdong në jug të Kinës. Ky lloj unik gatimi është shumë popullor në restorantet kineze në mbarë botën.

Salcat kanë një rol tepër të rëndësishëm në kuzhinën kantoneze, të cilat variojnë nga salca e kumbullave e deri tek salcat e ëmbla dhe të tharta. Disa përbërës të tjerë në kuzhinën kantoneze përfshijnë qepët e njoma, sheqerin, kripën, produktet e sojës, verën e orizit, niseshtenë, uthullën dhe vajin e susamit. Hudhra përdoret gjerësisht, sidomos në pjata me të përbrëndshme kafshësh. Xhenxhefili, speci djegës, piperi i bardhë, ylli anise dhe erëza të tjera përdoren për të përmirësuar shijen e ushqimeve.

Në kontrast me metodën e gatimit në Sichuan ku ushqimet fërgohen, kantonezët preferojnë më shumë gatimin në avull dhe zierjen e ushqimit.

Këto gatime janë koleksioni më i hershëm i ushqimit kinez. Zakonisht janë të thjeshta për t'u gatuar dhe janë ushqimet më të zakonshme në menutë e restoranteve kantoneze. Mes tyre veçojmë vezët e gatuara në avull, makaronat Shahe, të cilat janë makarona orizi me origjinë nga qyteti Shahe, në Guangzhou.

Mrekulli
Lajmet Kryesore