Kinezët, të tretët në botë për kirurgji plastike

2018-08-19 20:07:14 CRI Komenti juaj Printoni

Statistikat zyrtare tregojnë se Kina renditet e treta në botë, pas ShBA-së dhe Brazilit, për numrin e ndërhyrjeve të kirurgjisë plastike çdo vit.

Grupi më i madh që i nënshtrohen bisturisë janë të rejat. Dëshira e tyre për të përmirësuar pamjen dhe nevoja për t'u spikatur tek kolegët si dhe për t'u ndjerë më mirë me veten e tyre. Në disa raste bisturia e bukurisë shihet si një mënyrë për të zënë një punë të mirë, për t'u rritur në detyrë apo dhe për të gjetur një bashkëshort ideal.

Megjithatë, një nga forcat më të mëdha lëvizëse prapa bumit të operacioneve plastike është presioni i bashkëmoshatarëve, veçanërisht nga interneti. Platformat e rrjeteve sociale shpesh janë shkaktarët që i detyrojnë të rinjtë të ndryshojnë pamjen përmes një lenteje më kritike. Kjo kombinohet me besimin se jeta do të përmirësohet me disa ndryshime të fytyrës, dhe arsyet për ndryshimin e pamjes bëhen më bindëse.

Deri tani, procedura më e zakonshme në Kinë është kirurgjia e qepallës së dyfishtë. Një e re nga Kina shprehet: "Mendoj se do të jem më e sigurt pas operacionit, kështu që unë mund të gjej një të dashur më të bukur. Ne aziatikët mendojmë se qepallat e dyfishta i bëjnë sytë të ndriçojnë"

Megjithatë, si me çdo procedurë mjekësore, ekzistojnë edhe disa rreziqe. Komplikimet e zakonshme të kirurgjisë kozmetike përfshijnë hematoma, dëmtime nervore, infeksion, dështim të implanteve dhe madje edhe dëmtime të organeve. Aktorja aspiruese, Jin Weikun, tregoi për makthin që përjetoi, pasi iu nënshtrua operacionit për zmadhimin e gjirit:

"Pas operacionit kisha një problem të madh me gjinjtë e mi. Mjekët në Kinë nuk mund ta zgjidhnin atë. Kështu që vendosa të shkoj në Korenë e Jugut ".

Me asnjë të drejtë ligjore për kompensim dhe pa para të mjaftueshme për të paguar për të korrigjuar problemin, Jin pranoi të merrte pjesë në një shfaqje televizive në Korenë e Jugut. Marrëveshja ishte se ligji për operacionin e saj të gjirit do të mbulohej, por ajo do të kishte edhe 12 operacione shtesë në fytyrë, por këto procedura gjithashtu përfunduan keq. Masa e saj ishte lënë anash dhe implanti i saj i hundës nuk ishte përshtatur siç duhet. Megjithëse këto çështje u zgjidhën përfundimisht, Jin ende përjeton mpirje në nofullën e saj.

Humoristi amerikan Mark Twain shkroi: «Pasardhësit e pasurive: Krenaria, kotësia, zhurma, arroganca, tirania» Është e vështirë të largohesh nga fakti që faktori motivues për shumicën dërrmuese të atyre që janë duke bërë kirurgji kozmetike është kotësia. Një procedurë e thjeshtë është joshëse për aq kohë sa pamja e jashtme duket se ka më shumë rëndësi sesa bukuria e brendshme dhe ata që kanë para për të shpenzuar presin zgjidhje të shpejta.

Është e natyrshme që njerëzit të duan të ndihen mirë me veten e tyre. Megjithatë, për këtë ndjenjë të përkryer natyrore, ekziston një zgjidhje e përkryer natyrore: Ushtrimi, dietë e shëndetshme dhe pasurimi mendor.

"Kjo nuk është hera ime e parë që vizitoj një kirurg plastik. Kam dyfishuar qepallat e mia, injektoj acidin hialuronik në hundë dhe në mollëza – dhe dje shkova në spital për të injektuar Botox në fytyrën time për ta bërë atë më të hollë sepse, meqë tani janë pushime verore kam kohë për t'u shëruar," tha He një studente masteri në një nga universitetet më të larta të Kinës.

Mijëra studentë femra si ajo, të cilët studiojnë në universitet apo janë akoma në shkollë të mesme, i nënshtrohen kirurgjisë plastike gjatë pushimeve të tyre verore sepse pushimi - i cili mund të zgjasë deri në tre muaj - u jep atyre mundësi të shumta për t'u çlodhur dhe për t'u shëruar nga kirurgjia .

Sipas një klinike, mbi 50 për qind e klientëve të tyre të verës janë studentë" tha Wang Sijing, nga platform "Gengmei"që ofron ulje për kirrugji plastike. "Gjithashtu të ardhurat që ne sigurojmë nga studentëtpërbëjnë 40 deri në 50 për qind të të të ardhurave të përgjithshme të mbarë vitit."

Pse i nënshtrohen studentët kirurgjisë plastike?

Rritja e "kulturës selfie" konsiderohet të jetë një nga arsyet e bumit në kirurgji tek studentët. Besohet se pacientët e rinj shohin se si pamja e tyre është përmirësuar nga filtrat në aplikacione dhe besojnë se kirurgjia do t'i bëjë ata të duken ashtu edhe në jetë reale.

Gjithashtu ka një dëshirë në rritje për t'u dukur më bukur në rrjetet shoqërore, sidomos në "Weibo" dhe "WeChat Moments".

Gjithashtu me rritjen e aplikacionit kinez për video të shkurtra "Douyin", studentet në veçanti – kanë më shumë mënyra për të gjetur inspirim nga yjet apo njerëzit e zakonshëm. Për studentet e zakonshme, këta të famshëm jetojnë një jetë të mirë dhe interesante dhe kanë pothuajse një pamje: Sy të mëdhenj, hundë të vogël dhe mollëza të dala.

Cilat janë problemet?

Kur u pyet se si paguan për kirurgji plastike, HE tha: "Unë zakonisht përdor kredi për të paguar faturat, pasi është kaq e leverdishme për të marrë hua nga interneti".

Ajo nuk është e vetmja. Ndërsa qasja në shërbimet financiare zgjerohet dhe bëhet më e hapur në Kinë, një sasi e madhe studentësh po marrin kredi për kirurgji plastike. Disa nuk kanë kursime personale, dhe është e vështirë për të marrë mbështetje financiare nga prindërit nëse ata tradicionalë. Si rezultat, të rinjtë i drejtohen kredisë për ndihmë.

Megjithatë, tregu i kredisë është i paqëndrueshëm dhe studentët - të cilët, si një grup, kanë një aftësi të ulët fitimi dhe janë të prirur për vendime të nxituara - shpesh kanë vështirësi në ripagimet e tyre.

Tregu i kirurgjisë plastike është gjithashtu i paqëndrueshëm - kirurgjia plastike mund të shkojë keq nëse kryhet në një klinikë të pa licensuar. Problemet në kirurgjinë kozmetike janë të zakonshme dhe disa nga viktimat e kalojnë pjesën tjetër të jetës duke u përpjekur ta korrigjojnë atë, e cila është torturë për trupin, mendjen dhe kuletën e tyre.

Sipas "The Beijing News", në Pekin ekzistojnë mbi 500 spitale të licencuar për kirurgji plastike, por numri i "klinikave të zeza" është mbi 1500. Kjo do të thotë se shumica e operacioneve plastike përfundojnë në dështim dhe disa mjekë pohojnë se rreth 60 deri në 70 përqind të tyre pacientët vijnë tek ata për të rregulluar operacionet që shkuan keq.

Por edhe pas këtyre shifrave studentët përsëri besojnë se një pamje më e mirë do t'i japë një punë më të mirë. Sipas Li Weiwei, drejtori i qendrës kozmetike të Spitalit të Pekinit Tsinghua Changgung, kirurgjia e dyfishtë e qepallave përbën 70 për qind të të gjitha kirurgjive plastike të rezervuar nga pacientët e Li-së. Pjesa tjetër prej 30 për qind tenton të kërkojë të rimodelojë hundën.

Sytë më të mëdhenj janë shumë të preferuar në Kinë, pasi të rejat mendojnë se ato ngjajnë si modelet e revistave. Dhe studentet femra besojnë se të kesh një pamje më të mirë ke më shumë mundësi në tregun e punës dhe mund të gjejnë një të dashur më të mirë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore