Rritet me shpejtësi popullariteti i Tai Chi-së në New York

2018-06-21 14:23:09 CRI Komenti juaj Printoni

Tai Chi, një art i lashtë marcial kinez që është cilësuar vazhdimisht si "meditimi në lëvizje," po bëhet gjithnjë e më popullor në New York dhe qytetet e tjera përreth.

"Gjithnjë e më shumë njerëz marrin pjesë, jo vetëm kinezët ose aziatikët, por edhe banorë nga kultura dhe vende të ndryshme," thotë Chen Sitan, shefi dhe themeluesi i Shoqatës Amerikane Tai Chi Qigong (TCQAA), gjatë një interviste për Agjencinë e Lajmeve "Xinhua", në kuadër të Festivalit të Tai Chi dhe Shëndetit 2018 mbajtur në Westbury, në New York, në fillim të këtij muaji.

Fiskultura e Mendjes dhe Trupit

Ky është viti i 7-të i organizmit të Festivalit të Tai Chi-së ku prezantohen shfaqje të ndryshme madje dhe kurse të shkurtra ku marrin pjesë shumë banorë nga New York.

Chen, një kampion bote në Tai Chi, i cili e nisi karrierën e tij të arteve marciale në moshën 6-vjeçare në Kinë, e krijoi këtë veprimtari në vitin 2011 së bashku me bashkëshorten e tij, Lin Xu, gjithashtu dhe mjeshtre e Tai Chi-së. Çifti themeleoi Sitan Tai Chi dhe Arte Marciale në vitin 2007 në New York për të promovuar Tai Chi-në dhe për të ftaur të marrin pjesë ata që interesohen për sportin e lashtë.

"Duam të nisim diçka nga ku mund të përfitojnë qytetarët e zakonshëm," thotë Lin, gjithashtu anëtare e TCQAA-së.

"Jo çdokush mund të kuptojë kinezisht," thotë Fang Wei, por "Tai Chi-ja është gjuhë e trupit dhe nuk ka asnjë pengesë për ta mësuar atë."

Të dy fëmijët e Fang-ut po mësojnë Tai Chi.

"Ky është një thesar kulturor që na lanë paraardhësit tanë," thotë Fang. "Edhe pse të dy fëmijët e mi kanë lindur dhe janë rritur në ShBA, shpresoj që ata mund të mësojnë rreth kësaj kulture dhe ta përcjellin në brezat e ardhshëm."

Lëvizjet e qeta dhe relaksuese të Tai Chi-së shoqërohen me frymarrje të thella. Këto lëvizje bashkëveprojnë me energjinë e jetës, Chi, një energji që e kanë të gjithë.

Besohet se qetësimi i trupit dhe mendjes me këtë praktikë, që e ka origjinën nga Kina si art marcial, ka një vlerë në trajtimin dhe parandalimin e shumë problemeve të shëndetit.

Kjo formë e butë e ushtrimit mund të ndihmojë në ruajtjen e energjisë, të fleksibilitetit dhe të ekuilibrit dhe mund të jetë aktiviteti i përkryer për gjithë jetën, thuhet në një studim të "Harvard Medical School".

Prezantimi i kulturës kineze

Për fëmijët e çiftit, artet marciale u ofruan një shans për të mësuar rreth kulturës kineze."

Djali i çiftit, Huang shprehet se dëshiron të bëhet aktor. Nëse integroj artet marciale me kulturë kineze nëpër filma, njerëzit do ta pëlqenin shumë."

"Tai Chi-ja është një rrugë e shkurtër për të kuptuar kulturën kineze," thotë Chen.

"Nuk është thjesht një sport; kultura kineze, filozofia dhe idealet janë të gjitha pjesë e Tai Chi-së."

Antonio Livio, një anëtar nga Ekipi i Tai Chi Qigong në "The Seasons", që jeton në New York, ka mësuar dhe praktikuar Tai Chi për katër vjet.

"Më pëlqen filozofia aziatike dhe sigurisht ajo e Tai Chi-së," thotë ai

Përmirësimi i shëndetit

Tai Chi konsiderohet si një praktikë fleksibël që kombinon artet marciale, filozofinë taoiste dhe mjekësinë tradicionale kineze. Gjithnjë e më shumë njerëz në botë po synojnë jetëgjatësinë, po reduktojnë stresin dhe po përmirësojnë shëndetin në tërësi përmes praktikës trup-mendje.

"Tai Chi-ja është një sport relaksues dhe qetësues. Është ndryshe nga format e tjera të artit marcial, që është pak i dhunshëm," thotë Huang.

"Sidomos në qytetet e mëdha si New York, njerëzit janë pothuajse gjithnjë nën stres. Ata duhet të relaksohen dhe të mësojnë Tai Chi. Ky lloj sporti me lëvizje të ngadalta është shumë pozitiv si për shëndetin fizik, ashtu edhe për atë mendor," thotë Chen.

"Në perëndim çdo gjë bëhet me shpejtësi, por në botën e Tai Chi-së ju veproni me ngadalë," thotë Livio. "Ju meson si të jetoni një jetë të shëndetshme dhe të paqtë."

Me këtë pajtohet edhe Jason Warshaw, që nisi praktikimin e artit të Tai Chi-së rreth katër vjet më parë.

"Sipas meje, mendja perëndimore pëlqen t'i bëjë gjërat me shpejtësi, prandaj kanë nevojë për një ritëm pak më të ngadaltë dhe këtë mund ta realizojnë përmes Tai chi-së". Të gjithë ne kemi nevojë për paqe në jetë, por ku ta gjejmë paqen? Nuk vjen nga lufta, por vjen nga paqja e brendshme," thotë Fang.

"Ka lidhje me harmoninë mes njeriut dhe natyrës. Duke qenë të qetë ne gjejmë drejtimin e vërtetë të jetës."

Një sport për këdo

Studimet mbi përfitimet e Tai Chi-së fokusohen tek moshat mbi 50-vjeçare. Por sa më herët që ta nisim këtë praktikë në jetën tonë, aq më shumë përfitime do kemi, thotë Chen. Ky sport nuk është i fortë dhe sa më shumë që plakemi, aq më shumë ndihmon Tai Chi-ja për ekuilibrin dhe qarkullimin," thotë Livio. Pra taichi-ja nuk është vetëm për të moshuarit, të rinjtë mund ta praktikojnë për të mësuar sit ë fokusohen, si të relaksohen dhe si të arrijnë një gjendje të qetë të mendjes.

Sipas Chen, numri i të rinjve që shkojnë për taichi sa ka ardhur dhe rritet.

Mrekulli