Pianistja kineze Lauren Zhang fiton garën e BBC-së si "Muzikantja e Re"

2018-05-17 15:51:52 CRI Komenti juaj Printoni

Pianistja kineze Lauren Zhang fitoi kohët e fundit garën e 40 të BBC-së si "Muzikantja e Re".

Zhang, 16 vjeç, ishte më e vogla ndër tre finalistët në konkursin për titullin prestigjioz në Sallën e Simfonisë së Birmingham-it.

Ajo zgjodhi të performojë "Piano Concerto Numër 2" të Sergei Prokofiev si soliste me Orkestrën Simfonike të Qytetit të Birmingham-it nga Mark Wiggleswort.

Zhang tha se zgjodhi pjesë nga Prokofiev sepse "balancon meloditë lirike dhe elegante me momente që janë më groteske ose të çuditshme".

Adoleshentja është studente në Konservatorin për të rinjtë, pjesë e Konservatorit Mbretëror të Birmingham-it.

Ajo u lind në New Mexico, dhe aplikoi për të hyrë në Konservator në vitin 2010.

Zhang ka studiuar me Dr. Robert Markham, i cili ishte finalist në garën e BBC-së për Muzikantët e Rinj në vitin 1986, ku fitoi dhe Çmimin e Pianos. Zhang studion gjithashtu violinë në Konservatorin e të Rinjve.

Në prag të performancës së saj, Zhang tha se nuk e kishte imagjinuar asnjëherë që të ishte pjesë e finales në një koncert të madh dhe sallë të madhe me një orkestër të famshme simfonike.

Timothy English, shefi i Konservatorit të të Rinjve, tha: "Lauren ka qenë një studente në konservatorin tonë për 8 vjet dhe është privilegj për mua që e kam parë të rritet dhe të shndërrohet në një pianiste të shkëlqyer. Ajo është muzikante me një talent dhe vullnet të jashtëzakonshëm dhe e meriton suksesin që ka arritur pasi ka punuar shumë."

Lauren impresionoi jurinë gjatë audicioneve në fund të vitit 2017 dhe u rendit një nga pesë muzikantët më të mirë në "Keyboard Category Final".

Lauren nisi mësimet e pianos me Madeline Ignazito në ShBA kur ishte vetëm 4 vjeç. Që pasi studioi në Konservatorin e të Rinjve, Lauren ka studiuar me Terry Coulton, Kenneth Hamilton, Madeline Ignazito dhe Rebecca Omordia.

Ky konservator ofron trajnim profesional për muzikantët e rinj të moshës 4-18 vjeçare me potencial të jashtëzakonshëm dhe aftësi për të arritur majat. Ata trajnojnë muzikantë të rinj në atë nivel që ata të kenë mundësi të zënë një vend në konservatorin e të rriturve ose në kolegjin e muzikës si dhe ofrojnë përgatitje për provimet e pranimit në Associated Board për klasat e 8-ta dhe në nivel diplome.

Lauren ia doli me sukses në provimet e Royal Schools of Music në performancën e saj të pianos dhe në atët ë violinës në Trinity College London vetëm kur ishte 12 vjeç.

Lauren ka fituar në shumë gara dhe festivale në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar. Në vitin 2016, ajo fitoi çmimin e parë të Kompeticionit të 15-të ndërkombëtar të Pianos Ettlingen. Ajo ishte gjithashtu fituese e çmimit Young Pianist në Garën e North International në vitin 2015. Ajo fitoi çmimin e parë të European Piano Teacher Association po në vitin 2015. Ajo siguroi çmimin e tretë në Kompeticionin Beethoven Intercollegiate Junior Piano në Forumin Austriak të Kulturës në Londër në vitin 2015.

Në vitin 2016, Lauren u vlerësua me çmimin e parë në prestigjozen "Emanuel Piano Trophy".

Gara u organizua nga Christopher Elton, Professor Emeritus nga "Royal Academy of Music".

"Ajo luajti në një mënyrë të mrekullueshme pjesën 'Scarbo' dhe ishte shumë fantastike – jo vetëm virtuoziteti i saj por edhe aftësia për ta bërë pjesën të tingëllojnte 'frengjisht' dhe ta luante korrekt."

Lauren-it i pëlqen historia, biologjia dhe fizika dhe në kohën e saj të lirë ajo shijon leximin, dyluftimin me shpatë dhe muzikën e dhomës.

Gara e BBC-së për muzikantët e rinj është pjesë e angazhimit të BBC-së për të mbështetur dhe ofruar një platformë për talentet e reja.

Pjesë e Universitetit të Birmingham-it, Konservatori Mbretëror i Birmingham-it, i cili u hap në lindje të qytetit shtatorin e kaluar, do të mirëpresë gjithashtu finalen e "BBC Young Musician Jazz Award" këtë vit.

Nisur 3 vjet më parë, "BBC Young Musician Jazz Award" synon të nxjerrë një grup muzikantësh të rinj në Britaninë e Madhe.

Mrekulli
Lajmet Kryesore