Kuzhina, eksporti më i madh kulturor i Kinës

2018-05-09 17:02:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kina vazhdon të jetë një temë e nxehtë në të gjitha çështjet që lidhen me çështjet globale, duke filluar nga reformat, GDP-ja dhe zhvillimi. Ndikimi i Kinës është shumë i gjerë e ndërsa shumë përpiqen të ndajnë se çfarë pëlqejnë e çfarë jo, ekziston një tipar i kulturës kineze që ka impresionuar miliona vetë në mbarë botën. Dhe ky tipar është padyshim ushqimi kinez.

Si mbërriti ushqimi kinez në botë?

Historikisht, kinezët kanë lëvizur në vende të ndryshme në kërkim të mundësive më të mira ekonomike. Për më tepër, me rritjen e investimeve kineze të shpërndara në të gjithë globin, gjithnjë e më shumë banorë po emigrojnë në këto vende për të hapur firma dhe kompani kineze në tregje të reja. Ato që në fillim nisën si një grup i vogël familjesh që jetonin në një komunitet të ngushtë, tani janë ktyher në "Chinatowns" qytete kineze Brenda qyteteve dhe vendeve të ndryshme në të gjithë botën. Ndërkohë, emigrantët kinezë përbëjnë grupin e tretë më të madh të shtetasve të huaj në SHBA. Me aq shumë njerëz që lëvizin drejt një vendi, pavarësisht se ku, së bashku me ta transportohet edhe kultura e sigurisht ushqimi i tyre. Shijet ekzotike të kuzhinës kineze tërhoqën interesin e perëndimorëve dhe sot janë bërë një pjesë e rëndësishme e kulturës ushqimore në shumicën e vendeve. Çdo qytet, sado i madh apo i vogël, me siguri ka restorante kineze.

Po pse është kaq popullor ushqimi kinez?

Ushqimi kinez në fillim nuk preferohej nga shumica e perëndimorëve, pasi shumë prej tyre mendonin ishte shumë i ëmbël ose kishte lloje të ndryshme mishi që për ta nuk imagjinoheshin si tru majmuni apo insekte të gjalla.

Megjithatë, rreth shekullit të 20-të, grafiku i konsumit të ushqimit kinez nga konsumatorët jo-kinezë ishte në rritje. Perëndimi u bë kureshtar për kulturën kineze dhe ushqimin e saj dhe dëshironte të eksploronte kuzhinën. Numri i restoranteve kineze sa vinte dhe rritej dhe të huajt nisën të vizitonin rregullisht lagjet e kinezëve në qytetet e tyre. Ushqimi kinez u bë shumë popullor, pasi shijet ekzotike dhe stili i gatimit u përshtatën me shpejtësi dhe me sukses shijeve perëndimore. Kinezët gjithashtu filluan konceptin e kateringut dhe të shërbimeve taksi të ushqimit.

Kuzhina kineze është e llojllojshme me një gamë të gjerë të gatimeve vegjetariane dhe jo-vegjetariane dhe metodat tradicionale të gatimit janë të atilla që asnjë nga pjatat mos të rëndojë stomakun tuaj. Ushqimi kinez ndjek qasjen e thjeshtësisë dhe është gjithashtu një prej kuzhinave më të lehta për të gatuar në shtëpi.

Ushqim dhe ilaç

Ushqimi kinez po bëhet gjithnjë e më popullor në Perëndim, pasi fanatikët e këtij ushqimi janë gjithnjë në kërkim të ushqimeve të shëndetshme dhe autentike kineze. Gatimi në avull është një nga mënyrat më të shëndetshme për të përgatitur ushqimin dhe shumica e pjatave tradicionale kineze gatuhen në këtë mënyrë. Si rezultat, gjithnjë e më shumë perëndimorë po shkojnë drejt një diete më të shëndetshme. Shumë prej gatimeve kineze përmbajnë perime dhe shumë prej bimëve të përdorur në gatimet kineze kanë përfitime të veçanta shëndetësore.

Restorantet kineze jashtë vendit

Restorantet kineze jashtë vendit shërbejnë forma të larmishme të kuzhinës kineze. Disa kanë menduar të shërbejnë në stilin, amerikan- kinez të kuzhinës dhe kanadez-kinez. Pra duke i shkrirë dy lloje kuzhinash bashkë në një të vetme. Shumica e këtyre restoranteve janë sipas stilit kantonez. Restorantet kineze në SHBA, Kanada, Britani etj, sa vijnë e po shtojnë numrin e tyre.

Restorantet kineze në SHBA nisën kur mbi 20 deri 30 mijë emigrantë udhëtuan nga Guangdong drejt SHBA-së. Në vitin 1850, kishte rreth 5 restorante në San Francisco. Pas kësaj një sasi e madhe ushqimi nisi të importohej nga Kina drejt bregdetit perëndimor amerikan.

Në vitin 1907 u hap restoranti i parë kinez në Londër. Ky numër u shtua ndjeshëm pas Luftës së Dytë Botërore.

Kuzhina kineze në SHBA

Sipas revistës "Chinese Restaurant News", ka mbi 41,000 restorante kineze në mbarë SHBA-në. Ushqimi kinez gjithnjë është përshtatur me shijet e amerikanëve. Në restorantet në qytetet e mëdha si Nju-Jorku dhe San Francisko, mund t'i ndeshim të dyja tipet e ushqimeve, ndonjëherë edhe në të njëjtin restorant.

Ndërkohë që ushqimoret dhe restorantet në lagjet kineze në qyetet e mëdha furnizohen gjithnjë me ushqim kinez. Restorantet kineze kryesisht janë të ndikuara nga kuzhina kantoneze, me gatime të shijshme dhe me çmime ekonomike. Tani në fermat kineze në SHBA mbillen perime tradicionale si lakra bok choy, brokoli kinez, yu choy, etj, me qëllim për të kënaqur kërkesat e klientëve për ushqim autentik kinez, i cili e "vë theksin" –perimet më mirë se ushqimi proteinik. Erëzat e veçanta kineze dhe përzierjet e salcave importohen, pasi ka përbërës që nuk mund të gjenden kudo. Megjithëse shumica e restoranteve kineze në SHBA kanë si pronar një individ ose një familje, ekzistojnë një sërë zinxhirë restorantesh të cilët ofrojnë ushqim kinez për shijet e amerikanëve, si psh China Bistro etj. Panda Express është një zinxhir "fast-food"-esh i njohur në mbarë botën me mbi 800 njësi. Gjatë dekadave të fundit, edhe bufetë kineze janë bërë shumë të njohura.

Në Shqipëri janë hapur disa restorante të kuzhinave të huaja. Në gatimet shqiptare gjejmë një përzierje të kuzhinës turke, italiane dhe asaj greke. Ajo që është shumë e veçantë është kuzhina aziatike, që vjen me një sere gatimesh të ndryshme si: kineze, japoneze, tajlandeze..., çaj erëmirë e biskotat e fatit.

Ka disa vende në Tiranë ku mund të provoni kuzhinën kineze, atë japoneze, dhe gatimet Thai. Megjithatë, të gjitha këto restorante mund t'i gjejmë në një restorant të vetëm. Shkopinjtë dhe luga karakteristike që përdoren gjatë ngrënies, mbajtësja e tyre e larë në argjend, zbukurimet e gdhendura në dru, dragonjtë, bonsai-t... Krah për krah me Budën, fanatikët e kësaj kuzhine mund të shijojnë Sushi të shumëllojshme, shoqëruar me salcat tipike aziatike. Larmia e tyre është e pafundme: salmon, kocë, fletë algash deti, karkaleca, tul gaforre etj I destinuar për të qenë një nga ato ushqimet që ose i dashuron që me të parën, ose nuk i do fare, sushi përsëri mbetet një nga ushqimet më të kërkuara për ata që frekuentojnë restorantet aziatike. Ndoshta ndokush do të shtonte: peshk i gjallë dhe pa shije, pa kripë... Por, pikërisht për këtë janë salcat: sojë, xhinxher, wasabi...

Mrekulli
Lajmet Kryesore