Historia e Qipao-s, mbahet ekspozita nga Shangai në Bruksel

2018-05-04 11:41:59 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekspozitë ku u shfaqën disa lloje veshjesh kineze tradicionale për femra qipao, fotografi të vjetra dhe kalendarë tradicionalë të ilustruar u hap në javën e kaluar në Qendrën Kulturore të Kinës në Bruksel pranë Selisë së Bashkimit Evropian.

Ekspozita, Nga Shangai në Bruksel: 100 vjet të Historisë së Qipao-s, nisi me një shfaqje të mrekullueshme me qipao, të mbushur me sharmin kinez.

Në ceremoninë e hapjes kishte mbi 200 të pranishëm, mes të cilëve Zhang Ming, kreu i Misionit të Republikës Popullore të Kinës në BE, bashkëshortja e tij Cai Xiaoli si dhe diplomatë nga Kina dhe Europa.

Zhang tha se: "Shpresoj që miqtë tanë europianë të njohin më shumë rreth Kinës dhe kinezëve përmes ekspozitës së qipao-s për të kuptuar më mirë zhvillimin e ri në Kinë, për një komunikim dhe bashkëpunim mes Kinës dhe Europës."

Gao Chunming, përfaqësues i sponsorit të kësaj ekspozite dhe president i Shoqatës të Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore të Shangait, prezantoi se Shangai ishte një qytet që mbante kujtime për sfidat e kohës dhe një klimë moderne. Qipao që përparonte në një qytet të tillë pasqyron dallimet dhe ndërthurjen e modës së Lindjes me ndikimet nga Perëndimi.

"Si një projekt i rëndësishëm i Vitit të Turizmit 2018 Kinë-BE, ekspozita do të thellojë shkëmbimet kulturore mes Kinës dhe Europës," tha Tan Shu, drejtori i Qendrës Kulturore të Kinës në Bruksel.

Qipaoja, një fustan i puthitur pas trupit, me jakë të ngritur, fund me të çarë e bel të ngushtë, që shpërfaq fare mirë hiret femërore, prej shekujsh ka qenë mjaft e përhapur në Kinë dhe është veshja më tipike dhe më tradicionale e grave kineze.

Prej 4 shekujsh qipao, i njohur në dialektin kantonez si "cheongsam" shkëlqen në kulturën dhe traditën kineze. Në fillim të shekullit të 17-të duke ardhur nga veriu i Kinës, Nurhachi udhëhoqi trupat mançure deri në Pekin. Pikërisht në këtë periudhë të dyja sekset mbanin një veshje në formë tubi e cila në versionin e pare të saj u quajt "qipao".

Kjo veshje ishte mjafto popullore në Pallatin Perandorak të dinastisë së fundit kineze Qing. Materiali i qipaos ishte prej mëndafshi mbi të cilin qëndiseshshin figura të ndryshme. Edhe perandoreshat e Kinës kanë veshur qipao duke sjellë një mode të re veshjeje për kohën. Nëse një femër vesh qipao linjat femërore vihen në dukje dhe ajo vetë shkëlqen nga elegance dhe stili.

Studjuesit thonë se fustani i njohur si qipao lindi që në dinastinë Qing, në një formë qepjeje të drejtë dhe të gjatë, me synim që të mos tregonte format trupore. Në vitet e mëvonëshme qipao u përshtat si një veshje tradicionale kineze dhe u modifikua. Ndërsa modelet që janë më të përhapura në ditët tona i përkasin modelimit të viteve 20-të në shekullin e kaluar të krijuara në Shangai, ku qipao u ridizenjua, duke u bërë një model i ngjashëm me atë të sotmin. Fillimisht në Shangai qipao njihej me emrin "cheongsam" që vjen nga kantonishtja, emërtesë e fustanit kinez që u përhap së pari në perëndim. Dalluese te dizenjimi i qipaos është jaka e lartë e stilit korean, me kopsa të veshura me copë, që vendosen në një linjë diagonale që zbret deri në pjesën e nënkrahut. Mëngët e qipaos mund të jenë të shkurtëra apo të gjata, sipas preferencës, po ashtu edhe gjatësia e fundit të saj. Modelet tradicionale të qipaos sugjerojnë një ngjyrë të vetme të cohës prej mëndafshi, që në disa raste i vihet një fiston te mëngët dhe jaka e ngritur në ngjyrë tjetër.

Qipao kineze në filma

Një nga filmat e parë perëndimorë ku shfaqet qipao është ai me titull "Bota e Suzie Wong" i vitit 1960, me regji të Richard Quine, ku në rolin e protagonistes interpreton Nancy Kwan, e cila shpesh gjatë filmit ishte e veshur me qipao. Por përpara këtij filmi, në prodhimin kinematografik me titull "Dashuria është diçka e mrekullueshme" fitues i çmimit Oscar në vitin 1955, aktorja Jennifer Jones ka veshur dhe një qipao dhe interesant është fakti se ky film u nderua me çmimin prestigjioz për kostumografinë.

Në filmin "In the Mood for Love" protagonistja, e interpretuar nga Maggie Cheung vesh disa lloje qipaosh. Ky fustan tradicional kinez është prezent dhe në filmat e regjizorit Wong Karwai.

Mrekulli