Risi kineze! Mos kalo me të kuqe se lagesh

2018-04-26 18:09:32 CRI Komenti juaj Printoni

Policia e trafikut në një qytet kinez ka shpikur një metodë të re për të inkurajuar sigurinë rrugore – duke instaluar në vendkalimet e këmbësorëve pengues që i lagin me ujë të nxehtë personat që kalojnë semaforin kur ai është i kuq.

Sistemi në provincën Hubei është i pajisur edhe me teknologjinë e njohjes së fytyrës, kështu që autorët mund të identifikohen dhe të emërohen publikisht dhe të turpërohen, sipas "The Beijing News".

Shkelësit do të mbulohen me ujë dhe lëshohet një tingull mesazhi i regjistruar që thotë, "Ju lutem mos e kaloni rrugën, kalimi është i rrezikshëm", sipas artikullit.

Qeveria e qytetit ka shpenzuar 1.3 milionë juanë (207 mijë dollarë amerikanë) për zhvillimin e sistemit dhe planifikon të instalojë shtyllat në kryqëzimet kryesore në të gjithë qytetin.

"Temperatura e brendshme e shtyllave është vendosur në 26 gradë Celsius dhe punëtorët do t'i mbushin ato me ujë të pastër çdo ditë kështu që nuk ka nevojë të shqetësohet për ndotjen ose për t'u ftohur", citohet një oficer i policisë. Fotot e marra të shkelësve do të shfaqen në ekranet e mëdha në zonat publike.

Të moshuarit në Kinë shkojnë në karaoke gjatë ditës

Karaoket janë shumë të famshme në Kinë për të gjitha moshat. Por sot më shumë se kurrë ato janë kthyer në një nga ambjentet më të preferuara për argëtim për të moshuarit, të cilët kanë kohë të lirë gjatë ditës. Në Kinë, KTV-të apo karaoket ishin të mbushura me të rinj, sidomos gjatë natës dhe fundjavave, ndërsa paradite ato mbylleshin pasi nuk kishte klientë.

Megjithatë, vitet e fundit, karaoket në Kinë kanë ofruar paketa dhe oferta me çmime të lira duke ofruar më shumë klientë në moshë. Në Kinë numri i të moshuarve është i lartë, ku numri i personave mbi 60 vjeç arriti në 16.7 për qind të popullsisë së përgjithshme në fund të vitit 2016 dhe parashikohet se deri në fund të vitit 2030 kjo shifër do të arrijë në 25%.

Të moshuarit kinezë preferojnë të kalojnë kohën me miqtë e tyre, në një kohë kur fëmijët janë në qytete të tjera apo të zënë me punë.

Për të ofruar më shumë zgjedhje është ofruar një program "Sunshine Entertainment, Sunset Glow" në vend vitin e kaluar.

Mbi 200 kompani argëtimi në 23 provinca të vendit iu bashkuan programit, që ofron veprimtari falas ose me çmime të përballueshme përfshi karaoke gjatë orëve të ditës për të banorët e moshës mbi 50 vje. Nga ky program përfituan miliona banorë.

Në krizë për femra, Kina dhe India 70 milionë meshkuj beqarë

Kina dhe India, dy vende me popullsinë më të madhe në botë, kanë sot një hendek të madh sa i takon raportit burra-gra.

Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimet e fundit të popullsive në të dyja këto vende kanë 70 milionë meshkuj më shumë se femrat.

Sociologët në të dyja vendet paralajmërojnë për pasoja shoqërore, përtej epidemisë së vetmisë që pritet të shpërthejë brenda pak viteve, pasi numri më i madh i meshkujve janë nën moshën 20-vjeçare.

"Në të ardhmen do të kemi miliona meshkuj që nuk mund të martohen, që do të përbëjnë një rrezik për shoqërinë. Kjo do të çojë në çrregullim të tregjeve të punës, ul kursimet dhe konsumin, rrit artificialisht çmimet e disa pronave të paluajtshme dhe do të rrisë edhe krimin, trafikun dhe prostitucionin", thotë Li Shuzhuo, nga Universiteti Xian Jiaitong në Kinë.

Shkaqet për këtë raport të çrregullt në Kinë gjenden të politika e fëmijës së vetëm, e zbatuar deri në vitin 2015, ku prindërit ishin të vendosur që fëmijën e tyre të vetëm ta kishin djalë.

Në Indi nuk ka pasur një ligj të tillë kufizues, por vetë mentaliteti shoqëror preferon meshkujt dhe jo femrat dhe duke shfrytëzuar teknologjinë, tashmë të ndaluar, të përzgjedhjes së gjinisë të foshnjës, sot vendi numëron 37 milionë meshkuj që rrezikojnë të mbeten beqarë.

Iniesta në Kinë, e konfirmon presidenti i Chongqing Lifan

Me shumë gjasa e ardhmja e Andres Iniestas do të jetë në Kinë dhe madje te klubi i Chongqing Lifan. Në 30 prill mesfushori i përfaqësues spanjolle do të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën, do të qëndrojë tek Barcelona apo do të transferohet në Superligën kineze.

Por nëse përpara disa javësh u fol shumë për ofertën marramendëse që i kishte bërë klubi i Tianjin Quanjin,që drejtohet nga Paulo Sousa, Iniestës, në ditët e fundit ka dalë në skenë një tjetër skuadër kineze që interesohet për të dhe që madje ka shumë besim se do të bëjë të mundur transferimin e tij.

Bëhet fjalë për Chongqing Lifan, skuadër që drejtohet nga një tjetër portugez Paulo Bento dhe që në përbërje ka 47 futbollistë të huaj, 3 brazilianë dhe 1 argjentinas ku mbi të gjithë spikat ish sulmuesi i Sao Paolos, Alan Kardec. Për të ardhmen e Iniestës ka folur për mediat kineze, presidenti i Chongqing, Gong Daxing i cili ka theksuar se është i sigurt që do të firmosë me Don Andres dhe se transferimi i tij te Chongqing do t'i sjellë shumë përfitime klubit të tij.

Mrekulli