Lexuesit kinezë të apasionuar pas veprave të Stephen Hawking

2018-03-29 09:47:10 CRI Komenti juaj Printoni

Stephen Hawking ishte pa dyshim fizikanti dhe kozmologu me i shquar i kohëve tona dhe një ikonë e vërtetë e gjenialitetit, fizikes dhe shkencës botërore.

Publiku kinez ka shprehur në forma të ndryshme keqardhje për shuarjen e gjeniut anglez, Stephen Hawking. Gjatë gjithë jetës së tij Stephen Hawking e vizitoi Kinën tri herë.

Në vitin 1985, Hawking mbajti një fjalim në Universitetin e Shkencës dhe Tekonologjisë së Kinës si dhe iu përgjigj pyetjeve nga studentët.

Hawking mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Matematicienëve mbajtur në Pekin në gushtin vitit 2002.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Kinë, në vitin 2006, Hawking prezantoi studimin e tij për universin për audiencën kineze në Pallatin e Madh të Popullit.

Ai u regjistrua në rrjetin shoqëror të Kinës, paltformën Sina Weibo më 12 prill, 2016. Brenda pak orësh numri i ndjekësve të tij arriti mbi 1 milionë. Tani ai ka mbi 4.7 milionë ndjekës në llogarinë e tij.

Nëntorin e kaluar, Hawking u shfaq në një video në "We Summit", një konferencë vjetore për shkencën organizuar në Pekin nga gjiganti kinez i teknologjisë, Tencent.

Shtëpia botuese "Shtypi i Shkencës dhe Teknologjisë i Hunan-it", e vetmja shtëpi botuese në Kinë që publikon versionin në kinezishten e thjeshtuar të veprave të Stephen Hawking, bëri të ditur se pas vdekjes së fizikantit të njohur, kërkesa për librat e tij ka arritur në 1 milion kopje.

Tani, shumë prej librave të Hawking-ut kanë mbaruar në platformat kryesore elektronike të Kinës, ndërkohë që lexuesit po porosisin kopje të reja.Në tregun kinez shiten rreth dhjetë vepra të Hawking. Vepra e tij më e shitur është "Një histori e shkurtër e kohës".

Gjeniu anglez i cili në 8 janar mbushi 76 vjeç nuk ishte vetëm një shkencëtar brilant, por edhe një ikonë e kohëve tona, njeri shumë familjar, një adhurues i serialit Simpson. Ai vdiq në ditën e lindjes së Albert Ajnshtajnit më 14 mars.

Ja disa kuriozitete nga jeta e trazuar e tij.

1. Fillimet

Në fillimet e shkollimit të tij, notat që merrte në shkollë, çuditërisht ishin nga më të dobëtat e klasës, ndërkohë që ai kishte një pasion të veçantë për radiot, orët dhe çdo gjë tjetër që ishte e çmontueshme.

2. Universiteti

Në rininë e tij, edhe pse ai kish treguar pasion dhe talent të veçantë për matematikën, i ati këmbëngulte që ai të studionte për mjekësi. Ndërkohë ai duket se zgjedh një te mesme, fizikën për te vazhduar më pas me kozmologjinë.

3. Sporti

Hawking nuk është shquar për pasionin për sportin, apo për ndonjë fizik te zhvilluar, megjithatë, ne vitet e para në Oksford, ai nisi të argëtohet me sportin, për të larguar sadopak ndjesinë e e vetmisë që prodhonte fakultetit.

4. Martesa

Pas diagnostikimit të sëmundjes së tij të rëndë, ai njihet me atë që do të bëhet më pas edhe bashkëshortja e tij, me të cilën do të lindte tre fëmijë.

5. Çmimet

Hawking ka marre një numër të madh çmimesh për shkencën. Ai është anëtar i Royla Society dhe i Royal Society of Arts, por megjithatë, deri tani, në palmarin e çmimeve të marra mungon ai që është pa dyshim më i rëndësishmi, Çmimi Nobel.

6. Basti

Në vitin 1975 ai hodhi tezën sipas së cilës vrimat e zeza ishin në gjendje të hanin çdo strukturë qiellore, duke marrë me vete dhe zhdukur të gjitha informacionet që lidheshin me të. Kjo tezë binte ndesh me atë të fizikes mekanike, sipas se cilës, materia është e pa zhdukshme, dhe kjo detyroi një tjetër fizikan të madh të kohës, John Preskill, i cili të deklaronte se pohimi i Hawking ishte një gafë e madhe. Për këtë ata vunë një bast, një enciklopedi mbi bejsbollin, të cilin pas 30 vitesh, do të ishte vete Hawking që do t'ia dorëzonte kolegut të tij, duke pranuar kështu se deklarate e tij ishte e dështuar.

7. Alienët

Sipas Hawking, alienët, nisur nga përmasat e Universitetit, duhet të ekzistojnë diku, por për ne do të ishte më mire të mos takoheshim me ta, pasi nëse ata janë në gjendje të vijnë deri në Toke, kjo do të thotë që ata janë me përpara nga ne, dhe më shume gjasa do të na kolonizojnë, një kolonizim tepër i ndryshëm nga ai evropianëve në Amerikë në vitin 1492.

8. Libra për fëmijë

Përveç librave shkencore, në punët e tij mund të numërohen edhe disa libra për fëmijë.

9. Shkencëtari rock

Në një prej këngëve më të bukura të Pink Floyd, regjistruar në vitin 1994, është regjistruar edhe zëri metalik i Stephen Hawking.

10. Graviteti zero

Në vitin 2007, në moshën 65-vjeçare, Stephen Hawking ka eksperimentuar për disa sekonda ndjesinë e mungesës së peshës, falë kompanisë së njohur Zero Gravity Corporation. Gjatë kohës që ishte gjallë ai tha se besimi se parajsa ose jeta pas vdekjes na pret, është një "histori zanash" për njerëzit që kanë frikë nga vdekja.

Hawking, i cili u diagnostikua me sëmundje të neuroneve motorike në moshën 21 vjeç, ndau mendimet e tij mbi vdekjen, qëllimin njerëzor dhe ekzistencën tonë të rastësisë në një intervistë ekskluzive për 'Guardian' në vitin 2011.

"Unë kam jetuar me perspektivën e një vdekjeje të hershme për 49 vitet e fundit, nuk kam frikë nga vdekja, por unë nuk nxitoj të vdes, kam shumë për të bërë", ishte shprehur ai.

Në librin e tij më të shitur në vitin 1988, "Një histori e shkurtër e kohës", Hawking tërhoqi pajisjen aq të dashur të Ajnshtajnit, kur ai përshkroi atë që do të thotë që shkencëtarët të zhvillojnë një "teori të gjithçkaje", një grup ekuacionesh që përshkruajnë çdo grimcë dhe forcë në të gjithë universin.Libri shiti 9 milionë kopje të raportuara. Një nga arritjet e tij më të mëdha në fizikë është një teori që përshkruan se si vrimat e zeza lëshojnë rrezatim.

Mrekulli