Një udhëtim në Guizhou

2018-01-11 20:25:13 CRI Komenti juaj Printoni


Guizhou është një vend i Kinës që shquhet për bukuritë e shumta natyrore, por pak dihet rreth tij.

Në këtë artikull do të keni mundësi të njihni disa pika të nxehta.

-Ujëvara Huangguoshu

Ujëvara Huangguoshu ndodhet në qytetin Anshun të provincës Guizhou në Kinën jugperëndimore dhe emri "Huangguoshu" vjen nga një bimë e zakonshme vendëse. Në fakt, ujëvara Huangguoshu përbëhet nga 18 ujëvara dhe lartësia e përgjithshme është 77.8 metra, ndër to lartësia e ujëvarës kryesore është 67 metra dhe gjerësia është 101 metra. Në vitin 1999, ujëvara Huangguoshu hyri në Librin e Rekordeve botërore "Guinness" i grupit më të madh të ujëvarave.

Ujëvara Huangguoshu është e vetmja ujëvarë në botë që mund të shikohet nga 6 drejtime të sipërme, të poshtme, të përparme, të prapme, të majtë dhe të djathtë dhe përreth ujëvarës ka edhe shumë shpella karstike që krijojnë një botë shpellash nëntokësore.

Përpara ujëvarës Huangguoshu është ndërtuar një pavijon për vizitorët me qëllim që ata mund të shohin atje rënien e ujërave të trazuara mbi sipërfaqen e liqenit duke krijuar rrathë ujorë me një lartësi prej mbi 90 metrash. Kur vizitorët vijnë në verë për të parë ujëvarën Huangguoshu, nuk do të kenë më vapë.

Krahas vizitës në ujëvarën Huangguoshu, vizitorët mund të shijojnë edhe ushqime të shijshme vendëse si për shembull sheqer Bobo. Sheqeri Bobo ka ngjyrë të verdhë dhe është i ëmbël e kërcet. Pas ngrënies, aroma e mirë e sheqerit do të qëndrojë për një kohë të gjatë në gojë.

Ujëvara Huangguoshu gjendet në rajonin e banimit të kombësisë Miao dhe qëndisja është art shumë i njohur

-Fisi brigjatë i kombësisë miao

Në Suoga të provincës Guizhou të Kinës jugperëndimore jetojnë banorët e kombësisë miao me bri të gjatë, një fis i kombësisë miao. Numri i banorëve të këtij fisi arrin në mbi 4 mijë. Ata kanë vite që jetojnë në malet e larta e të thepisura dhe me klimë të ftohtë, duke kaluar një jetë të mistershme fisnore primitive.

Këtë fshat e vizitojnë dhe turistët nga brenda dhe jashtë vendit. Kur marrin vesh vendësit për ardhjen e miqve vajzat dhe djemtë e fshatit veshin petka festive, dhe i presin në hyrjen e fshatit, duke mbajtur në dorë nga një gotë prej briri kau të mbushur me raki dhe duke kënduar këngën e rakisë. Sipas zakoneve vendore, vetëm pasi të pijnë 3 gota raki, mysafirët mund të hyjnë në fshat.

Femrat e fshatit i lidhin flokët në një bri të gjatë prej druri, që duket shumë i rëndë. Pikërisht për këtë arsye ata morën emrin "kombësia miao e zbukuruar me bri të gjatë".

Një studies i historinë dhe kulturës së kombësisë miao me bri të gjatë thotë së:

"Banorët e kësaj kombësie punojnë duke u mbështetur kryesisht tek kau, kështu që briri i kaut është bërë për ta totem, ky është një lloj shpjegimi. Sipas një shpjegimi tjetër, dikur banorët e kësaj kombësie jetonin me gjueti. Në pyll kishte drerë dhe kafshë të tjera me brirë, ata mendonin se sikur të kishin edhe ata brirët, kafshët do të hutoheshin."

Gruaja Xiong Jizai nga kombësia miao me bri të gjatë thotë se çdo ditë pasi krehin flokët, femrat e kësaj kombësie i gërshetojnë me një fije liri të gjithë flokët e rënë dhe kur e martojnë vajzën ia japin asaj si pajë. Kjo trashëgohet brez pas brezi dhe femrat kanë flokët gjithnjë e më shumë. Ato lidhin në flokë mallin e tyre për paraardhëset.

"Kështu i kemi flokët, të moshuarat mbajnë flokë të tillë edhe kur punojnë në arë, sepse flokët ua kanë lënë nëna ose gjyshja. Ne i lidhim flokët tanë bashkë me ata të nënës me fije të zeza leshi."

Për të hequr vellon e mistershme të femrave të kombësisë miao me bri të gjatë, disa i krehën dhe i lidhën aty për aty flokët, që t'i shohin dhe mysafirët. Këtë punë ato e bëjnë me shkathtësi dhe mjeshtëri, pavarësisht se nevojiten 40 minuta.

Në fshatin Longga shihen kudo shtëpi me çati shumë të pjerrëta kashte. Banorët vendës thonë se mbi një çati të tillë uji i shiut bie lehtë poshtë dhe çatia mbrohet nga kalbja e kashtës.

Endja e pëlhurave dhe qëndisja janë gjithashtu gjëra që duhet të mësojnë që në vogëli femrat e kombësisë miao me bri të gjatë.

-Zhenyuan i provincës Guizhou

Janë shumë të bukura pamjet në qytezën Zhenyuan me një histori prej 2200 vjetësh. Lumi Wuyang në formë "s"-je rrjedh nga perëndimi në lindje brenda kësaj qyteze. Prandaj kjo qytezë ka një emër të bukur, "Venecia e Lindjes". Në Zhenyuan, nëse hapni një dritare, do të hapni një pikturë të bukur.

- Hoteli "Pylli malor"

Ky megaprojekt ndodhet në Guizhou në zonën Xingyi Wanfenglin dhe ka për qëllim të formësojë një model të ri të së ardhmes. Ky hotel që ngjason me një pyll vertikal funksionon me energji të re për të ruajtur mjedisin.

Hoteli "Pylli Malor" në Luginën Vanfeng, në Guizhou, Kinë do të ndërtohet si një pyll vertikal që i ngjan një mali që ekzistonte dikur në këtë vend.

Hoteli me 250 dhoma është krijimi i Stefano Boeri Achitetti, studio dizajnuese përgjegjëse për rrokaqiejt në Milano të Italisë dhe Luzanë të Zvicrës.

-Platforma lundruese në lumin Hongshiu

A keni menduar ndonjëherë të ecni mbi ujë? Kjo është e mundur në Kinë, ku është thyer rekordi Guinness me ndërtimin e një platforme lundruese në lumin Hongshui.

Platforma lundruese më e madhe në botë ndodhet në qarkun Luodian, të provincës Guizhou. Ka një lartësi prej 5.13 km dhe mbulon një sipërfaqe prej mbi 54.000 metra katrorë. Të ecësh me këmbë mbi këtë platformë lundruse do të të duhen 10 orë.

Janë të shumtë vizitorët vendës dhe të huaj që shëtisin mbi ujë, duke ecur të shpenguar e duke shijuar këtë mrekulli inxhinierike, por dhe të natyrës.

I pare nga ajri "ky shteg lundrues" i Kinës është dyfishi i gjatësisë së Manhatanit. Rreth më shumë se 200,000 objekte lundruese, të ankoruara në shtratin e lumit kanë pritur mbi 60 mijë turistë nga i mbarë vendi dhe bota që nga hapja e platforms me rastin e Vitit të ri kinez.

Në gjatësinë e platforms lundruese vizitorët përveç shëtitjes mund të jenë spektatorë të veprimtarive të shumta, ku pjesën më të madhe e zenë sportet e larmishme të ujit.

Mjaft argëtuese është kjo platformë sidomos për fëmijët dhe të rinjtë të cilët u gëzohen sporteve dhe veprimtarive të shumta sportive që organizohen pothuajse gjatë gjithë vitit.(ALbana)

Mrekulli