Filmat e huaj që thyen rekordet e shikueshmërisë në Kinë në 2017-n

2017-12-27 22:21:48 CRI Komenti juaj Printoni

Deri në fund të nëntorit, të ardhurat nga shitja e biletave në kinematë e Kinës për vitin 2017 i kaluan 50 miliardë juanët për herë të parë.

78 filma arritën të fitojnë mbi 100 milionë juanë nga shitja e biletave, ndër të cilët 39 filma kinezë.

Më poshtë po prezantojmë listën e filmave të huaj që thyen rekord në kinematë kineze.

Nr.10 Spider-Man: ($116.47m)—me regji të Jon Watts, protagonistë Tom Holland dhe Michael Keaton

Krijuesve të "Spider-Man: Homecoming" u është kujtuar diçka që filmbërësit e gati secilit film me superheronj së fundmi e kanë harruar. Ata kanë kujtuar se nëse do të rrëfesh një histori për dikë të veshur me kostum të ngjitur për trupi, i cili mund t'i flakë veturat, atëherë ai duhet të jetë argëtues për të gjithë familjen.

Kjo nuk do të thotë se filmat me superheronj nuk mund të shfrytëzohen për të na mësuar mbi tregtinë ndërkombëtare të armëve, ose të shqyrtojnë përse aleatët kthehen kundër njëri-tjetrit. Por ndonjëherë duhet të kthehen tek rrënjët e stripave dhe të ofrojnë argëtim për fëmijët si dhe për prindërit e tyre - dhe pikërisht këtë e bën filmi i fundit me Spider-Manin.

Nën regji të Jon Watts, i cili nuk është shumë i njohur, dhe me skenar nga shumë skenaristë për t'i përmendur, filmi nis me një orkestrim me kolonën zanore të filmit të animuar të vitit 1967.

Kjo nuk është një dramë për 15 gjysmëperëndi që grinden për ndonjë lloj pajisjeje kozmike për fundin e botës, ashtu siç shpesh bëjnë filma të tillë. Është i ngrohtë, komedi për një grup të dashur adoleshentësh, njërin prej të cilëve e kafshon merimanga radioaktive.

Nr.9 Despicable Me 3 ($156.41m)

Nr.8-- Coco ($158.08m by Dec 21)

Kritika ka vlerësuar makimalisht filmin më të fundit vizatimor të prodhuar nga studioja e animacionit Disnej-Piksar. Historia e "Koko" mbushi sallat e kinemasë me shikues në të gjithë botën.

Koko është një film mbi animacionin, aventurën, komedinë, familjen, fantazinë, muzikën e vitit 2017, me regji të Lee Unkrich. I zhytur në kulturën shumëngjyrëshe dhe muzikore meksikane të Dia de Los Muertos , filmi lindi nga një ide e regjisorit Lee Unkrich në vitin 2010.

Ai tregon historinë e Miguel, një fëmije meksikan 12 vjeçar, fans muzike. Por për shumë breza familja e tij e ka mbajtur larg muzikën, që kur stërgjyshi Ernesto de la Cruz, një muzikant i madh mariaçi vdiq duke luajtur në kitarë dhe nga këtu rridhte dhe urrejtja e familjes ndaj muzikës. Por pavarësisht pengesës dhe urrejtjes që familja ka nga notat muzikore, vogëlushi e ndjen brenda vetes instiktin e fortë për muzikë.

Dhe kështu ndodh që gjatë ditës së të vdekurve djali gjen kitarën e paraardhësit të tij dhe me magji e gjen veten në botën e të vdekurve. Një univers paralel me tonin ku të vdekurit duket se jetojnë dhe ku Migeli do të kryqëzohet me të njohur të vjetër të familjes me anë të të cilëve do të tentojë të zbulojë sekretin që rëndon mbi të afërmit e tij.

Sipas mediave ndërkombëtare filmi i animuar "Coco" ka një bukuri mahnitëse dhe se është një kryevepër absolute. "Ne kemi parë rrallë një film vizatimor kaq të pjekur", shkruajnë media amerikane dhe europiane. Ndërkohë sallat e kinemasë kanë pritur miliona shikues të interesuar për historinë e e "Coco"-s. Sipas përllogaritjeve të para me këtë ritëm filmi i Li Unkrih dhe Adrian Molinës mund të kalojë edhe rekordin e shikueshmërisë të vendosur nga filmi Avatari i Xhejms Kameron.

Filmi vlerësohet nga kritikët si balancimin i punës, humorit, butësisë, entuziazit dhe urtësisë.

No.7 Resident Evil: The Final Chapter ($168.86m)

Menjëherë pas ngjarjeve në Resident Evil: Retribution, Alice është e vetmja e mbijetuar e asaj që supozohej të ishte qëndresa e fundit e njerëzimit ndaj të pavdekshmëve. Tani, ajo duhet të rikthehet aty ku makthi filloi – qytetin Raccoon, ku Organizata Umbrella po mbledh forcat e saj për një goditje finale ndaj të mbijetuarve të fundit të apokalipsit.

No.6 xXx: Return of Xander Cage ($171.29m)

Vin Diesel i është rikthyer serisë së famshme "xXx" me premierën europiane të "xXx: Kthimi i Xander Cage" .

Aktori, i njohur sidomos për filmat "Fast & Furious" u shfaq fillimisht tek "xXx" në 2002-shin, në rolin e agjentit qeveritar që lufton me krimin Xander Cage.

Ai mungoi në vazhdimin e filmit, "xXx 2: The Next Level", ku protagonistë ishin Ice Cube dhe Willem Dafoe. Por tani është sërish aktori kryesor në filmin e tretë, ku Cage përpiqet të shtjerë në dorë një armë të tmerrshme, e në pamje të parë të pandalshme të quajtur "Kutia e Pandorës".

Përpos aktoreve joshëse Ruby Rose, Nina Dobrev dhe Deepika Padukone, kasti i "Kthimit të Xander Cage" përfshin edhe yje të arteve marciale, si Donnie Yen, Tony Jaa dhe Michael Bisping.

I pyetur nëse prania e ish-atletëve e ka vendosur nën presionin e një regjimi të fortë stërvitor, Diesel tha se sfida nuk ishte me të tjerët, por ajo buron nga vet personazhi i interpretuar prej tij.

"Të luash Xanderin duhet të jesh njeri që e kërkon emocionin ashtu si ai, – thotë aktori. – Duhet ta shijosh jetën ndryshe nga sa ndodh me personazhe të tjerë që kam intepretuar. Pjesë e kësaj është edhe aspekti fizik, i cili më motivon".

"xXx: Kthimi i Xander Cage" nisi të shfaqet në kinematë botërore nga data 18 janar.

No.5 Kong: Skull Island ($176.30m)

busti gjigant i King Kong një atraksion para shfaqjes së premierës "Skull Island".

Shfaqja e premirës së filmit të ri të Hollywoodit "Kong: Skull Island", ka tërhequr vëmendje të madhe, posaçërisht në Guangzhou ku është ekspozuar busti gjigant i King Kongut

Punonjësit e kinemasë në Guangzhou përpara ndërtesës Taikoo Hui Mall kanë vendosur një statujë të King Kongut, karakterit nga seria e filmave rreth King Kongut, i cili tërhoqi vëmendjen e admiruesve të këtij filmi dhe kalimtarëve të tjerë.

Fillimisht, premiera e filmit ishte planifikuar për në nëntor 2016, por më vonë studio Universal kishte shtyrë shfaqjen e premierës për në mars të këtij viti.

Në filmi aktrojnë Tom Hidleston, Samuel L. Jackson, John Goodman dhe disa aktorë të tjerë të famshëm të cilët përshkruajnë historinë e një grupi të aventurierëve të cilët eksplorojnë ishullin e King Kong-ut.

Xhirimet në Hawaii filluan në tetor të vitit 2015

No.4 Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales‎ ($179.19m)

Këtë vit patëm rastin që, për herë të pestë, të takohemi me Johnny Depp në rolin e piratit Jack Sparrow, kurse armiku i tij i hidhur ishte kapiteni spanjoll Salazar (Javier bardem) natyrisht të njohurit të tij të vjetër i cili ishte i vendosur që kësaj here ta shkatërrojë çdo pirat në det, duke përfshirë edhe Jack.

No.3 Dangal ($196.80m)

Aamir Khan ka shtuar 22 kile per filmin e tij 'DANGAL'!

"Kur po xhiroja gjate filmit peshoja 68 kg dhe tani une peshoj plot 90 kg." - Tha ai gjate lancimit te DVD se filmit ne Mumbai.

Roli i tij ne filmin 'DANGAL' eshte bazuar ne jeten reale te mundësit Mahavir Phogat. Ai luan rolin e nje babai i cil ka dy vajza Geeta dhe Babita Phogat te cilat jane mundëse po ashtu.

No.2 Transformers: The Last Knight ($234.61m)

Megjithëse filmi "Transformers: The Last Knight" mund të jetë i mbushur me robotë të kompjuterizuar trupa e aktorëve dhe shpërthimet në film janë të gjitha reale.

Josh Duhamel, që rikthehet si Kolonel William Lennox, thotë se duheshin më shumë prova përballë një ekrani të gjelbër.

Aktori Jerrod Carmichael thotë se skenat janë ndërtuar në atë mënyrë që të duken sa më reale.

Mark Wahlberg dhe kolegët e tij u mblodhën në Londër për premierën globale të filmit që i bëri bashkë të gjithë, "Transformers: The Last Knight"

I fundit i serisë së 5 filmave aksion të regjisorit Michael Bay thuhet të jetë edhe lamtumira e "Transformers".

Një prej temave të filmit është t'i ngatërrosh miqtë për armiq.

Laura Haddock interpreton rolin e profesoreshës së Universitetit të Oxfordit, Viviane Wembly, e cila lidh aleanca me personazhin e Wahlberg, Cade Yeager, për të shpëtuar botën. "Transformers: The Last Knight" do të shfaqet në kinematë botërore nga data 21 qershor.

Nr.1 --The Fate of the Furious ($409.10m)

Seria e tetë e filmit të njohur aksion të "Hollivudit", "Fast and Furious", u shfaq më 14 prill të këtij viti në Kinë dhe në Amerikën Veriore. Ky film hapi një "faqe të re". Kjo seri, dhe seritë 9 dhe 10 që do të prodhohen, do të shndërrohen në një trilogji. Aktorët kryesorë në këtë film janë Vin Diesel, Michelle Rodriguez etj. Subjekti i ri dhe roli i së keqes që është luajtur nga Charlize Theron e kanë pasuruar mjaft këtë film.

Në këtë film, ndryshimi i natyrës së Dominic-ut, që është personazhi kryesor, është pa dyshim një kthesë shpërthyese dhe ka lëkundur pikëpamjen e "familjes" që është mbrojtur gjithmonë në këtë seri. Duke folur për konceptin fillestar të këtij filmi, Vin Diesel tha se arsyeja për ndryshimin e madh të subjektit në këtë seri është se "dëshirojmë që, duke shfrytëzuar këtë seri, të provojmë ta sfidojmë atë dhe të zbulojmë më shumë anën më të errët të Dominic Torettos dhe kjo është mënyra e vetme për të vazhduar këtë histori." Regjisori Gary Gray tha se kjo histori është krejtësisht ndryshe nga seritë e tjera të filmit "Fast and Furious". Çdo pjesë e filmit "Fast and Furious" që ka ndryshime të mëdha, u ka dhënë spektatorëve një nxitje entuziazmi dhe ka thyer shumë rekorde. Në vitin 2015, në pjesën kontinentale të Kinës, "Fast and Furious 7" fitoi 300 milionë dollarë dhe zuri vendin e parë nga filmat e importuar për të ardhurat e fituara nga biletat. Në mbarë botën, ky film siguroi fitime me një vlerë më shumë se 1 miliard e 500 milionë dollarë. Kësaj here, "Fast and furious 8" do të vazhdojë "nxehtësinë" e serive të kaluara të filmit "Fast and furious" dhe do të sjellë një risi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore