"The Guardian": Vera shqiptare po rilind

2017-11-30 15:01:53 CRI Komenti juaj Printoni

Vendi i vetëm ku mund të pini një gotë "Ceruja" të ftohtë është te ferma Uka, një vreshtari dhe restorant biodinamik në afërsi të aeroportit të Tiranës.

Vreshtat e pazakonta u kacavirren manave në afërsi të bregut të lumit të Ulzës, në veri të Shqipërisë, dhe vilet vetëm njëherë në disa vjet.

Shqipëria mund të mos jetë e njohur për verën, por kjo po ndryshon dalëngadalë, pasi prodhues vere të tillë si Flori Uka, i cili blen të gjithë sasinë e vjelë të rrushit çelek (ceruja), filluan të bënin emër në këtë fushë.

Të bërit verë është pasioni i shqiptarëve vitet e fundit. Paralelisht, prodhuesit shtojnë edhe vreshtat me varietete të njohura. Ndërsa enologu Flori Uka është mbyllur në qilar për rreth një dekadë. Qëllimi i tij nuk është thjesht të prodhojë verë, pasi është shkolluar në Itali për këtë gjë.

Sfida e tij është të realizojë verën e përsosur. Në emisionin Histori Shqiptatre, Alma Çupi na shpjegon mbi një verë të mrekullueshme të bardhë bërë nga një lloj rrushi që rritet në disa fshatra të zonës së Matit, rrush me të cilin po punohet për vitet të tëra që të krijohet një verë që do ta përfaqësojë Shqipërinë denjësisht në të gjithë panairët e verërave, bëhet fjalë për rrushin Ceruja.

Vendi pranë Adriatikut ishtë pothuajse i paarritshëm për të huajt deri në vitin 1991 dhe kooperativat e detyrueshme nga shteti (që prej 1950) prodhonin vetëm dy lloje verërash, të kuqe dhe të bardhë.

Sot, vendi po sheh një rilindje të vreshtave të shumta dhe të rreth 30 punishteve të verës.

Nën hijen e kështjellës së Beratit, e ngjashme me atë të Disneyit dhe e listuar në UNESCO, Muharrem Çobo po rrit rrush të rrallë shqiptar që prej vitit 1994.

Nga një vresht i vetëm, Çobo ka rilindur Pulsin e Bardhë, një tjetër lloj rrushi kacavjerrës.

Ai ka shijen e fortë të agrumeve dhe kombinohet mirë me ullinjtë autoktonë të Beratit, të cilët ai i shërben gjatë degustimeve të verës në qilar.

Pas marrjes së mostrave të rozesë së tij 12-ditëshe të gazuar, hapim një shishe "Shendeverë", një verë shpërthyese në shije, e fermuentuar në shishe njësoj si shampanja, që është më e mirë se çdo gjë që kam shijuar.

Megjithatë ende këtu ekziston problemi i markës.

"Kur e kam dërguar verën e fermës Uka në restorantet e qytetit më thonin se "ah, është prodhim shqiptar, e blej vetëm dy euro për shishen".

"Çdo vit Shqipëria prodhon vetëm një milion shishe vere për një vend me tre milionë banorë, ndërkohë që importojmë 50 milionë euro verë italiane", thotë Flori Uka.

Por, me këtë gjeneratë të re të prodhuesve të verës, kjo mund të mos vazhdojë gjatë

"Të rinjtë shqiptarë të investojnë në bujqësi, sepse në këtë mënyrë ne arrijmë të bëjmë konkurrencë, e cila na çon përpara".

"I jam qepur rrushit ceruja sepse ka një potencial shumë të madh, ka potencial enologjik po e quajmë që prodhon verë me cilësi të lartë dhe vera që jam i bindur që për konsumatorin që i kupton mirë verërat do kete një impakt tepër të mirë, është storyteller whine sepse kjo ka histori nga pas. Kësaj verë duke qenë se është e egër si varietet e kam quajtur verë spartane," thotë Flori Uka për Histori Shqiptare.

Zona që njihet si zemra e rrushit ceruja është zona e Klosit. Klosi është një nga luginat më të bukura të Shqipërisë.Në këtë zonë gjenden disa fshatra që e kanë rrushin e padëgjuar ekskluzivitet të tyre. Fshati i bukur Cerujë mendohet se i ka dhënë dhe emrin rrushit. Ky emër e ka marrë emrin nga fjala curril uji pasi burimet në malet atje janë të shumta dhe meqë fshati ka këtë emër, edhe rrushi gjeti shtëpinë e vet atje, pra pati prodhim të jashtëzakonshëm. Sipas Florit ky lloj rrushi nuk njeh rregulla madje nuk lulëzon në vijë të drejtë. Ky rrush i shtrin krahët ku të dojë. Atë e gjejmë mbi çatitë e shtëpive etj prandaj quhet ndryshe edhe rrush i pabindur. Në Mat ka një histori për të përcaktuar moshën e hardhisë. Të gjitha familjet në Mat, kur martonin vajzën e madhe të shtëpisë mbillnin një rrënjë rrushi ceruje dhe kjo shërbente si kohë matjeje të moshës së hardhisë. Ja se c'thotë një nga më të moshuarit e fshatit

"Rrushi i cerujës është një rrush i hershëm, matjanët edhe gjithë shqiptarët kanë emigruar në Stamboll dhe janë rikthyer në atdhe me një rrush që i ka pëlqyer në Turqi dhe i përshtatej kushteve klimatike të zonës së Matit."

Matjanët e quajnë cerunë bimën e Zotit sepse ai nuk do shumë shërbim. Banorët e atyre anëve thonë "Mos e puno, por haje dhe pije"

Mrekulli