Dekorimi i vezëve, një traditë kineze

2017-11-30 15:39:12 CRI Komenti juaj Printoni

"Dekorimi i vezëve" është një zeje tradicionale që vitet e fundit është përhapur gjithnjë e më shumë në Kinë. Bëhet fjalë për piktura në miniature mbi lëvozhgën e vezëve. Kryesisht pikturohen peizazhe, lule apo zogj, por edhe elemente të tjera artistike, me të cilat realizohet në shkallë tredimensionale një ndërthurje e "forces dhe bukurisë".

Në Yangling të provinces kineze Shaanxi, një artisan mbi 60 vjeç punon me passion të madh mbi këto "sipërfaqe të vogla" prej më shumë se 20 vjetësh dhe i tregon botës mrekullinë e artit të veçantë "të dekorimit të vezëve".

Artizani Wen Fuliang nis punën e tij për dekorimin e vezëve në orët e para të mëngjesit. Puna e tij artistike nis me zgjedhjen e vezës dhe vazhdon në disa faza deri në dekorimin e saj. Ai ka mbledhur shumë lëvozhga vezësh të hedhura në studion e tij prej më pak se 10 metra katrorë.

Tradita e dekorimit të vezëve

Dekorimi I vezëve është një nga zejet tradicionale kineze. Gjatë dinastive të fundit kineze Ming dhe Qing, në ditët e shënuara si dasma, ditë lindjeje të fëmijëve apo gëzime të tjera familjave ishte zakon që familjarëve u dhuroheshin " vezë të kuqe".

Pas kaq vitesh zhvillimi shoqëror niveli teknologjik i dekorimit të vezëve ka ndryshuar shumë dhe artizanët arrijnë të rikrijojnë vezën nga lëvozhgat e mbetura. Dekorimi i vezëve pasqyron ndikimin e pikturës mes mjeteve skulpturore, duke krijuar një formë të re artistike tradicionale.

Meqënëse lëvozhgat dëmtohen pas zhveshjes nga veza këto sipërfaqe janë shumë delikate. Por Wen Fuliang që i vogël e ka pëlqyer shumë këtë art gati magjik të dekorimit të vezëve dhe pas shumë përpjekjesh ka korrur sukeset e vullnetit dhe pasionit të tij.

Ai tregon se pasioni për këtë art tradicional i ka lindur që në moshën 7 vjeçare. Që atëhere Wen përpiqej që me lapsa me ngjyra të pikturonte figura të ndryshme në lëvozhgat e vezëve. Në vitin 1995 Wen iu përkushtua tërësisht dekorimit të vezëve dhe këtë passion nuk e ka ndaluar më.

Puna e tij konsiston në zgjedhjen e vezës, pastrimin e saj, nxjerrjen e vezës dhe ngjitjen më pas të lëvozhgës me kujdes. E gjitha kjo për Wen Fuliang është një punë artistike.

"Të gjitha llojet e vezëve mund të dekorohen, që nga ato më të voglat e deri te vezët e strucit. Por sipas meje vezët e pulës dhe të pates kanë më shumë mundësi të shprehjes së artit të dekorimit. Nga vezët e pulës më të mira për dekorim janë ato me lëvozhgë rozë.

Falë artit të këtyre njerëzve të pasionuar pas dekorimit këto lëvozhga që kudo hidhen si pa vlerë, në Kinë kthehen në vepra arti.

Mjeshtri Wei i dekorimit të vezëve tregon se gjatë 20 vjetëve të punës së tij në këtë veprimtari artistike ka përmirësuar ndjeshëm stilin e dekorimit. Tani pa frikë dekorimet e tij te vezët mund të konsiderohen si punë të mirëfillta artistike. Ai thotë se kur nisi këtë mjeshtëri në fillim arrinte të dekoronte deri në 30 vezë në ditë, por maksimumi arrin deri në 50 vezë të dekoruara në ditë. Në maj të vitit 2012, vepra e mjeshtrit Wen Fuliang, "Bukuria e Sanqin, u nderua me çmimin "100 lule" nga Shoqata e Artizanatit e Kinës. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore