Përputhja e kafshëve të zodiakut kinez sipas Ying dhe Yang

2017-11-22 14:27:33 CRI Komenti juaj Printoni

Perandori Jade në Qiell, sipas miteve kineze organizoi një garë për të përcaktuar rendin e muajve, kur krijoi kalendarin kinez. Tetëmbëdhjetë kafshë të ndryshme u ftuan, dhe vetëm 12 prej tyre arritën në vijën e finishit. Kalendari kinez përbëhet nga 12 vite solarë, që lidhen me këto 12 kafshë të ndryshme. Një person i lindur në një vit të caktuar mban tiparet e personalitetit që lidhen me një nga këto kafshë.

Me përdorimin e yin-yang mund të shihet se sa përputhen kafshët e zodiakut kinez.

Miu dhe Kau

Miu përfaqëson mençurinë, ndërsa kau simbolizon zellin. Nëse ke mençuri pa zell, mund të jesh i zgjuar sa i përket gjërave të vogla. Por nëse punon shumë pa përdorur trurin, atëherë je thjesht budalla. Kështu, sipas ligjeve të Ying dhe Yang duhet të balanconi mençurinë me zell për të arritur madhështinë.

Tigri dhe Lepuri

Kujt do ti shkonte ndër mend se tigri i fuqishëm i xhunglës mund të përputhej nga ana karakteriale me një lepur. Ata janë të ndryshëm në shumë drejtime, por pikërisht këto tipare i bëjnë të plotësojnë njeri-tjetrin, për të krijuar harmoni dhe ekuilibër sipas paritimit ying dhe zang. Tigri përfaqësonguximin, ndërsa lepuri kujdesin. Nëse jeni të guximshëm pa qenë i kujdesshëm, krijoni kaos. Nëse jeni të kujdesshëm pa ndërmarrë rreziqe, ju jeni frikacak. Një qasje e kombinuar mund të çojë në veprime të suksesshme.

Dragoi dhe Gjarpri

Dragoi simbolizon forcën, ndërsa gjarpri zhdërvjellësinë. Nëse mbështeteni vetëm në forcë, do të hasni vetëshkatërrim, ndërsa nëse jeni shumë i butë, ju ndjeheni i lehtë dhe i kontrollueshëm nga të tjerët. Një ndërthurje e forcës me butësinë ka qenë gjithmonë një nga virtytet e pasura të njeriut, sipas mitologjisë kineze.

Kali dhe Delja

Kali përfaqëson ndjekjen e vazhdueshme të një qëllimi, ndërsa dhia përfaqëson afërsinë me të tjerët. Nëse ecni përpara pa marrë parasysh të tjerët, ju do të përballeni me konflikte dhe kundërshtime. Me kundërshtim, arritja e qëllimit tuaj bëhet më e vështirë. Kjo është arsyeja pse ndjekja e një qëllimi duke marrë parasysh të tjerët është ideale. Ndaj duhet të integroni këto dy tipare për të arritur qëllimet tuaja në jetë dhe për të mos humbur kurrë drejtimin e duhur.

Majmuni dhe Gjeli

Majmuni simbolizon gatishmërinë, ndërsa gjeli përfaqëson stabilitetin. Nëse jeni të shkathët pa qenë i qëndrueshëm dhe vazhdoni të ndryshoni kursin e veprimeve tuaja, kjo do të pengojë suksesin. Nëse jeni të qëndrueshëm pa qenë i shkathët, megjithatë, ju do të pengoheni nga ngurtësia, që është e dëmshme në botën në ndryshim që jetoni sot.

Qeni dhe Derri

Qeni përfaqëson besnikërinë, ndërsa derri një natyrë disi të lehtë. Nëse je tepër besnik pa qenë i këndshëm, do të mbyllni dyert për të tjerët dhe do të mbeteni i izoluar. Por nëse nuk jeni besnik, mund të humbisni parimet. Bashkimi i besnikërisë me të qenit i këndshëm për të tjerët do të ishte ideal në marrëdhënien e një çifti martesor apo shoqëror.

Zodiaku kinez është një shprehje e mençurisë tradicionale kineze. Ai tregon karakteristikat e njerëzve perms figurave të kafshëve të ndryshme. Zing dhe Yang janë shprehje e mirëfilltë e ekuilibrit dhe harmonisë. Kush nuk do të dëshironte të ishte në harmoni në familje, në vendin e punës dhe kudo në jetë. Por gjetja e personave që të plotësojnë bëhet gjithnjë e më e vështirë për njerëzit e sotëm. Ndoshta ky mësim i mitologjisë kineze që na orienton duke njohur tiparet e shenjës sonë sipas zodiakut kinez, na bën të gjejmë lehtë një tjetër shenjë që na përputhet nga ana karakteriale. Duke përdorur përputhshmërinë sipas teorisë yin-yang e kemi më të lehtë për të gjetur ata që na plotësojnë për të jetuar në harmoni.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore