Yang Jie, stilisti kinez dhe moda italiane

2017-11-08 17:19:27 CRI Komenti juaj Printoni

Yang Jie, që i përket brezit të viteve 80-të të shekullit të kaluar të njohur në Kinë si "balinghou" është një nga stilistët më të njohur kinezë në botë, me markën e tij në modën e lartë Yangjie Design, konsulent i markës Hongdu (e njohur për veshjet ceremoniale të presidentëve kinezë).

Në vitin 2004 atij iu dha çmimi i parë në China Cup, një konkurs ndërkombëtar për modën. Yang Jie në atë kohë sapo kishte përfunduar studimet dhe ishte një vlerësim i madh për të ky çmim prestigjoz. Rruga e tij mori një drejtim të suksesshëm që pas diplomimit në vitin 2006 në Milano, ndërsa një vit më pas Yang u përfshi në ekipin e stilistëve që dizenjonin veshjet për Lojërat Olimpike Botërore të Pekinit 2008. Vit pas viti stilisti i ri ka shënuar suksese në rrugën e tij të karrierës. Njeri prej tyre është dhe stilimi në vitin 2009 i uniformave të pilotëve të fluturimit të aviacionit kinez, për të cilin bashkëpunim Yang është shprehur mjaft krenar.

Modestia e stilistit

Përveçse punës si stilit, nga viti 2006 Yang Jie ka dhënë mësim pranë Institutit të Teknologjisë së Modës së Pekinit, një experience që ai e pëlqen shumë.

"Dhënia mësim është një gëzim i madh për mua sepse më jep mundësi të jem në kontakt të vazhdueshëm me idetë e të rinjve. Është një shkëmbim reciprok ", shprehet plot pasion stilisti.

Ndoshta kjo është një nga arsyet që ai ndryshon nga stilistët e tjerë të njohur, që janë disi të distancuar nga jeta e përditëshme apo kontaktet me njerëz të thjeshtë. Ndërsa emra të tjerë të njohur nga bota e modës, ashtu si dhe ajo e spektaklit shihen vetëm në kopertina revistash, apo ekrane televizive, ky nuk është rasti i stilistit kinez Yang. Ai shprehet i bindur se me përfshirjen dhe bashkëpunimin e stilistëve, moda kineze do të ketë sukses të padiskutueshëm në arenën ndërkombëtare.

Sfilata "Xixiu" dhe vlerësimi i artit të minoriteteve

Një nga sfilatat e stilistit Yang Jie që ka lënë gjurmë ishte dhe ajo me tiull 'Xixiu', e organizuar nga Instituti i Teknologjisë së Modës i Pekinit. Ajo evokoi bukurinë etnike të Kinës juglindore. Kur flet për këtë sfilatë Yang thotë se në juglindje të Kinës jetojnë shumë pakica kombëtare dhe kultura kineze ka një pasuri të madhe stilesh. Për këtë ai u frymëzua në realizimin e një sfilate kaq të veçantë mode. Ai mendon se karakteristikat kulturore kineze duhen ruajtur dhe pasqyruar në mode, pasi kjo e bën atë të dallueshme nga vendet e tjera.

Edicionet e sfilatave "Xiuxiu" nga Yang Jie kanë vazhduar me temën kineze, por njera prej tyre dalloi pasi titullohej "Fantazi italiane". Stilisti shpjegon se në veshjet e paraqitura mbisundoi stili kinez, por i ndërthurur me atë italian, kryesisht për veshjet e meshkujve.

Koleksionet e e stilistit të rinj dallohen për ndikimin e kultures kineze dhe për këtë ato janë aq të pëlqyera në tregun botëror të modes së lartë. Gjatë formimit të tij si stilist Yang Jie ka studjuar 3 vjet në Itali për stilimin e veshjeve të meshkujve. Ai thotë se e zgjodhi Italinë pasi që në fëmijëri e tërhiqte kultura italiane e Rilindjes, skulpturat e Michelangelos. Ai tregon se në Itali çdo atelie mode ka origjinalitetin e saj ndaj dhe moda kineze duhet të mësojë nga kjo përvojë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore