Kafshët simbol të mitologjisë kineze

2017-11-02 11:11:40 CRI Komenti juaj Printoni

Në lashtësi populli kinez nderonte perënditë e tij. Pikturimi i kafshëve të ndryshme konsiderohej si simbol i paqes. Kafshët në kulturën e lashtë kineze dalloheshin sipas karakteristikave të tyre, të cilat i ndanin në të perëndishme, madhështore dhe thellësisht shpirtërore.

Dragoi-Mbreti i kafshëve

Dragoi në mitologjinë kineze konsiderohej si mbreti i kafshëve, simboli i fuqisë së perandorit. Për dragoin në të gjitha shkrimet e lashta thuhet se është një kafshë madhështore dhe e pacenueshme. Ndër karakteristikat e dragoit numëroheshin bukuria fizike, ku përfshihej gjatësia dhe pasha e trupit, por dhe përshtatja e tij me natyrën. Kjo e fundit pasi dragoi, sipas mitologjisë mund të jetonte pranë lumenjve, liqeneve dhe oqeaneve.

Dragoi përshkruhet si një kafshë jashtëzakonisht e fuqishme, me karakteristika të forces së a luanit, një mjekër si të tigrit dhe kthetra si të shqiponjës. Dragoi mund të jetojë lirshëm në tokë, në qiell, madje të ndikojë dhe drejtimin e erës dhe të shiut, thuhet në shkrimet e lashta. Një tjetër karakteristikë e dragoit është se ai bindet dhe nuk shkel rendin e qiellit. Njeriu e respekton atë dhe në të njëjtën kohë është i frikësohet atij. Kjo kafshë qiellore në mitologjinë kineze fluturon në qiell, si dhe noton në thellësitë nënujore.

Në mitologjinë kineze, thuhet se dragoi mund të ngjitë në qiell ujë nga lumenjtë, liqenet dhe oqeanet, por dhe të zbresë ujin në Tokë sipas urdhrave të Qiellit. Të korrat në bujqësi varen nga reshjet, ndaj njerëzit i frikësosheshin forces së mbinatyrshme të dragoit. Si dhe kur dragoi sjell shi vendos në masë të madhe mbijetesën e njeriut.

Trupi i dragoit qiellor manifeston dy karakteristika atë të "dashamirësisë" dhe të "fuqisë". Kur ai sjell shi për njeriun, tregon dashamirësi, por kur sheh njeriun që bën keq dhe shkon kundër qiellit dhe tokës, dragoi është i pamëshirshëm dhe kundërvepron duke dërguar në tokë fatkeqësi natyrore si thatësira, apo përmbytje.

Feniksi –Zogu i Fatit

Feniks është mbreti i zogjve dhe simbol i fatit. Ndryshe nga dragoi, i cili ka një pamje të frikshme, feniksi ka bukuri të pashembullt. Feniksi fluturues, sipas mitologjisë ka fuqinë magjike të komunikimit midis qiellit dhe tokës. Në pikturat kineze të epokave të ndryshme bie në sy figura e feniksit, ashtu siç është e pranishme dhe në veshjet tradicionale, apo në zbukurime festive anembanë vendit.

Njëbrirëshi- kafsha dashamirëse

Njëbrirëshi, i njohur si "unicorn" ka kokën e një dragoi, trupin e një dreri, sytë e një luani dhe thundrat e një kali. Kjo kafshë ka një pamje të fuqishme. Në kohët e lashta, njëbrirëshi konsiderohej si një kafshë paqësore dhe dashamirëse. Kinezët e lashtë besonin se kjo kafshë sillte mirësi dhe shfaqej vetëm një ditë para lindjes apo vdekjes së një personi të shquar. Në lashtësi perandorët kinezë zakonisht dekoronin ndërtesat ku banonin me piktura njëbrirëshish, të cilëve u luteshin për paqe dhe begati. Madje kinezët I quajnë fëmijët e zgjuar " këlyshë njëbrirëshi".

Pikturat e një njëbrirëshi me një fëmijë pranë janë shumë popullore.

Breshka një kafshë e dashur dhe shpirtërore

Në tradita të ndryshme, madje dhe në atë perëndimore breshka konsiderohet si një kafshë fatsjellëse. Por në mitologjinë kineze ajo paraqitet e ndryshme. Breshka mitologjike ka një pamje të jashtme të egër dhe agresive. Ajo është një përzierje midis një luani dhe një gjarpëri. Pamja e saj e egër besohet se lufton djajtë dhe sëmundjet te njerëzit. Nëse breshka mitologjike ka një bri në kokë ajo quhet "Tianlu," Kinezët e lashtë duhet ta pranonin breshkën me dashamirësi në të kundërt ajo nuk i ndihmonte ata në raste fatkeqësish. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore