Tur i pianistit Wu Muye në mbarë Kinën

2017-10-19 16:29:18 CRI Komenti juaj Printoni

Kur ishte vetëm 15 vjeç i riu kinez Wu Muye nisi studimet për piano në Konservatorin Kombëtar të Muzikës dhe Baletit në Paris, shkolla pariziane e muzikës, ku dhe u diplomua në vitin 2009.

Jeta dhe studimet në Paris, siç tregon vetë Wu e lidhën atë më ngushtë me kompozitorët e tij të preferuar ndërkombëtarë si Frederick Chopin, Claude Debussy dhe Franz Liszt. Të gjithë këta emra të njohur të muzikës klasike kanë jetuar në kryeqytetin francez për një periudhë të gjatë kohe, ndaj dhe ndikimi i shkollës francize të muzikës tek ata ka qenë vërtet imadh. Mjafton të kujtojmë se kompozitori I njohur polak Chopin arriti për here të pare në Paris në vitin 1831 dhe kurrë nuk u rikthye më në atdheune tij, Poloni. Madje ai dhe kompozitori bashkëkohës hungarez, Liszt u miqësuan gjatë viteve të jetës së tyre në Paris. Kompozitori francez Debussy shpesh lunate në piano pjesë të kompozuara nga polaku Chopin', gjatë kohës kur studjonte në Konservatorin e Parisit.

Me sa duket ky fat është paracaktuar dhe për pianistin e njohur kinez, Wu tashmë 32 vjeçar, I cili ka studjuar dhe jetuar 10 vjet në kryeqytetin francez Paris.

Aktualisht pianisti Wu ka nisur një turn ë mbarë Kinën me koncerte nga kryeveprat e kompozitorëve të njohur përfshirë "24 preludet" e Chopin- it, vepra nga Debussy " Në dritën e hënës" si dhe " Endrrat e Dashurisë të Liszt.

Wu flet me shumë entuziazëm për lidhjen e tij me botën muzikore të Parisit, e njohur nga të gjithë artistët me fame botërore të muzikës klasike. Për të riun kinez Wu Parisi me ndërtesat e tij të vjetra, muret, ndriçimin e rrugëve e ka bërë të ndjehet I lidhur shpirtërisht me këta kompozitorë të mëdhenj, që ashtu si ai janë formuar artistikisht pikërisht këtu, në atmosferën e magjishme pariziane.

"I kam vizituar vendet ku ata kanë jetuar. Kur interpretoj në piano veprat e tyre më duket sikur bisedoj me këta kompozitorë të mëdhenj", tha Wu

Pianisti rikujton vitet e tij në Paris dhe kërkon të përcjellë ndjenjat e tij përmes performancës, kur ai luajti " Në dritën e Hënës" të Debussy në mjediset e Samitit të G20, i cili u mbajt në provincën Hangzhou të Zhejiang vitin e kaluar.

Formimin e tij Wu ja dedikon profesorit të tij të Konservatorit të Muzikës në Paris, pianistit francez Jacques Rouvier.

"Një nga gjërat më të rëndësishme të studimit me profesorin tim francez ishte se aim ë ka mësuar shumë, të cilat nuk do ti kosha mësuar kurrë vetëm me studime ," thotë Wu.

Një nga veçoritë e turit të pianistit Wu në qytete të ndryshme të vendit është se ai do të luajë në koncerte dhe pjesë të përshtatura nga këngët folklorike kineze, si " Atdheu im", por dhe një kompozim të tijin me titull "Yuan", të frymëzuar nga " Ëndrra e ndërprerë" pjesë e njohur e Operas tradicionale Kunqu Opera, bazuar nga pjesa " Salloni I Peonias" shkruar nga Tang Xianzu, që ka jetuar gjatë dinastisë Ming (1368-1644).

Kush është Wu Muye

I lindur në Pekin në një familje muzikantësh, Wu nisi mësimet e pianos në moshën 4 vjeçare. Madje gjatë një konkursi për fëmijë në Hong Kong kur ishte vetëm 5 vjeç, Wu fitoi çmimin e pare. Ashtu si fëmijë të tjerë të talentuar në instrumenta muzikore, kryesisht në piano, Wu nisi studimet e shkollës fillore dhe të mesme pranë Konservatorit Qendror të Muzikës në Pekin, ku u trajnimi I tij ishte mjaft I konsoliduar dhe premtues.

Pas studimeve në Koservatorin e Lartë të Muzikës dhe Baletit në Paris dhe diplomës së nivelit më të lartë "Perfectionnement Piano", pianisti kinez Wu Muye u shqua për teknikën e tij të përsosur dhe ekspresivitetin e lojës pianistike.

Turin e pare koncertor ai e kreu në disa qytete të Kinës në vitin 2009, ndërsa performoi me Orkestrën Sinfonike Kombëtare të Kinës në Paris në vitin 2010.

Me rastin e 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës në vitin 2014, Wu interpretoi vepra të zgjedhura të kompozitorit Chopin në mbrëmjen koncertore në Grand Palais në Paris. Po këtë vi tai luajti në Pekin me Orkestrën Kombëtare Simfonike të Kinës në drejtimin e dirigjentit francez Michel Plasson.

Turi koncertor i pianistit Wu Muze nisi më 25 gusht në kryeqytetin Pekin dhe deri në nëntor do të shfaqet në qytetet Shanghai, Guangzhou dhe Hangzhou.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore