Jianbing, krepat pekinase të mëngjesit

2017-10-03 12:37:08 CRI Komenti juaj Printoni

Jianbing është një nga ushqimet më të preferuara të kinezëve për mëngjes, është një petë e hollë në formë krepi me vezë dhe një petë wonton të skuqur me pak majdanoz sipër në shumë raste dhe qepë të njomë pa harruar dhe salcën pikante për rregullimin e shijes. Dhe çdo krep gatuhet në moment i freskët dhe i ngrohtë.

Me këtë lloj ushqimi janë dashuruar dhe të huajt, të cilët jo vetëm e kanë bërë pjesë të mëngjeseve të tyre, por madje kanë mësuar sekretet e gatimit dhe kanë hapur tezga në vendet e tyre përfshi në SHBA dhe Britani.

Jianbing është një mëngjes për të cilin ia vlen të presësh. Rreth orës pesë të mëngjesit, shitësit kanë marrë karocat e tyre dhe kanë dalë në qoshe të rrugëve për të pritur klientët e parë: Ata kanë me vete gjithçka që ju nevojitet një pllakë e nxehtë e rrumbullakët, disa tasa për vendosjen e përbërësve si dhe dhjetëra vezë. Sapo zbardh, shumë veta nisin të qëndrojnë në radhë për ushqimin e ngrohtë.

Për jianbing gjithnjë ka radhë, megjithatë ia vlen të presësh. Jianbing nuk hahet asnjëherë i ftohtë prandaj nëse jeni vonë për punë apo shkollë më mirë blini baozi (apo kuleçë në avull të mbushur me mish dhe perime).

Jianbing ka historinë më të vjetër se pothuajse çdo ushqim tjetër vendës që blihet nga shitësit në rrugë. Mendohet se e ka origjinën nga provinca Shandong gjatë periudhës së Tri Mbretërive (220–280 AD).

Ideja e gatimit të këtij krepi është e njëjtë me krepin e zakonshëm, shtresa e hollë e brumit hidhet në pllakën e nxehtë të gatimit dhe përhapet me një spatulë, ndërkohë që krepi gatuhet, hidhet një vezë sipër dhe përhapet në mënyrë të njëtrajtshme.

Sipër i shtohet majdanoz kinez dhe qepë e njomë aziatike.

Jianbing paloset në gjysmë si një erashkë dhe i shtohet pak salcë pikante për shije, pa harruar petën kërce wonton dhe sallatë jeshile përpara prerjes në gjysmë për ta bërë më të lehtë për t'u ngrënë.

Në rajone të ndryshme të Kinës ky mëngjes përgatitet në forma të ndryshme. Në Kinën veriore brumi përgatitet me miell fasuleje të zezë. Në Tianjin përdorin you tiao (ose petulla) në vend të wontons të skuqur dhe I quajnë jianbing guozi. Mbushje të tjera mund të jenë salcice kineze, karate e grirë në rende, mish pule dhe në Shangai i shtojnë proshutë të skuqur fort.

Dërgimi i Jianbing në Perëndim

Edhe pse nuk është e lehtë ta gatuash një krep të tillë, shumë të huaj të vendosur kanë arritur të mësojnë sekretet e përgatitjes së tij. Alisa Grandy nga SHBA-ja hapi një ambjent për gatimin e jianbing, Bing Mi dhe po punon pa pushim për shkak të kërkesës së lartë.

Në Berkeley, California, John Romankiewicz, i njohur si Jianbing Johnny, ka shitur jianbing në rrugë që prej vitit 2012.

"I them të gjithëve që mësova si të ha jianbing në Pekin dhe si ta përgatis në Berkeley. Kur jetoja në Pekin nga viti 2006 në 2009-n, haja disa jianbing në javë. Pëballë shtëpisë sime ishte një zonjë që i përgatiste. E shihja me vëmendje si i përgatiste, ia mësova teknikat dhe të gjithë përbërësit."

Romankiewicz përshkruan punën e vështirë për të realizuar një jianbing të vërtetë. "Patjetër që duhet shumë praktikë. Edhe pse i dija mirë të gjithë përbërësit dhe hapat, më duhej shumë punë me brumin. Mundohesha ta ruaja të njejtën shije si jianbing më të mire që kam ngrënë në Pekin."

Në Britani, binjakët Melissa dhe Oliver Fu, pronarët e Mei Mei's Street Cart hapën në Londër e tani në Manchester kioska ku shesin jianbing, por vetëm pas muajsh praktike ata kanë arritur ta perfeksionojnë këtë teknike.

Melissa Fu shprehet, "Kam shpenzuar shumë kohë duke parë video në YouTube për mënyrën e gatimit. M'u desh shumë kohë për ta mësuar , madje muaj."

Secili prej tyre punuan shumë për ta çuar jianbing në vendet e tyre pasi u dashuruan me shijen në Kinë. "Nuk e besoja dot që nuk kishim jianbing në Londër—me kaq shumë popullsi heterogjene," shpjegon Fu. "Për mua, jianbing është mishërimi i ushqimit kinez."

John Romankiewicz shprehet se është i lumtur që ka mundësi të përhapë kulturën kineze të ushqimit në vendin e tij, ai e quan këtë gatim një nga më të mrekullueshmit që ka Kina."

Mrekulli