Weishan dhe thesaret e tij kulturore

2017-10-03 12:51:48 CRI Komenti juaj Printoni

Qarku Weishan Yi dhe Konteja Autonome Hui ndodhen në Prefekturën Autonome të Dali Bai-t, në provincën jugperëndimore kineze Yunnan të Kinës. Weishan ka një histori prej më shumë se 2000 vjecare dhe njihet si vendi ku filloi Mbretëria Nanzhao (738-902), një nga shtetet e njohura në Kinën e lashtë.

Qyteti i lashtë Weishan, i cili daton që nga dinastia Yuan (1271-1368) është një nga më të bukurit, përsa i përket peizazhit natyror të Kontesë Autonome Hui. Ai e mori emërtesën Weishan, si një nga vendet historike dhe kulturore të vendit, me vendim të Këshillit të Shtetit në vitin 1994. Tradita e lashtë dhe zakonet e pasura të pakicës etnike Yi që jeton në këtë zone kanë tërhequr turistë të shumtë vitet e fundit.

Ndërtimi i Weishan-it

Kreu i familjes mbretërore Duan, e cila qeveriste provincen Yunnan midis shekullit të 10-të dhe të 14-të, organizoi banorët për ndërtimin e qytetit Weishan gjatë sundimit të dinastisë Yuan. Në atë kohë muret dhe hyrjet e qytetit ndërtoheshin me baltë të përpunuar. Banorët filluan të zgjeronin sipërfaqen e qytetit në vitin 1390, gjatë sundimit të perandorit Hongwu (1328-1398) në dinastinë Ming (1368-1644). Ata rindërtuan hyrjet kryesore dhe muret rrethuese të qytetit me tulla rreth vitit 1390.

Shtrirja e qytetit është ruajtur, por dhe shumica e banesave të lashta të ndërtuara gjatë dy dinastive të fundit kineze Ming dhe Qing (1368-1911). Banesat, tempuj dhe ndërtesa të tjera të lashta janë ruajtur mjaft mire deri në ditët tona.

Në kohët e lashta qyteti Weishan ka qenë një qendër politike, kulturore dhe ekonomike e njohur e Rajonit perëndimor të provinces Yunnan, deri në ardhjen në fuqi të dinastisë Tang (618-907).

Weishani gjithashtu njihet si një kanal lidhës midis Rrugës së Larshtë të Transporti të Çajit me kuaj (një karvan që lidhte malet në Sichuan, Yunnan dhe Guizhou me pjesën jugperëndimore të vendit).

Weishani sot

Ndonëse qyteti ka ndryshuar shumë nga lashtësia vizitorët përsëri kanë një kënaqësi të veçantë të vijnë këtu. Çajtoret dhe dyqanet që tregtojnë artikuj artizanalë, antikuarë dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë janë të vendosura në qendër të qytetit.

Mjaft i njohur është Weishani për gatimet e tij. Madje ai ka fituar çmimin e Shoqatës së Kuzhinës Kineze në vitin 2011 për gatimet e veçanta dhe mjaft popullore.

Çdo vit në qytet organizohet një Festival I ushqimeve të lehta në ditën e 8 të muajit të dytë të vitit, sipas kalendarit hënor kinez. Gjatë ditëve të Festivalit, por jo vetëm udhëtarët kanë mundësi të shijojnë gatimet tradicionale të këtij qyteti.

Vallja e kënduar "Dage" e etnisë Yi

Pakica kombëtare Yi që popullon këtë zone shquhet për këngët dhe valet folklorike. Kënga më popullore e kësaj etnie njihet me emrin "Dage", që shoqërohet dhe me valle popullore. Popullsia e Weishanit, pavarësisht burra ose gra, të rinj apo të moshuar, të gjithë dine si të këndojnë dhe kërcejnë vallen e kënduar "dage".

Melodia e këngës që shoqëron vallen karakteristike shoqërohet me një lloj fyelli dhe me instrumentin popullor lusheng. Ajo interpretohet në stilin antiphonal.

Gjatë hapjes së panaireve të ndryshme banorët e pakicës Yi organizojnë veprimtari të shumta artistike ku këndohet dhe kërcehet dage. Është një traditë që kjo valle e kërcyer të interpretohet dhe në ceremonitë e dasmave, funeraleve, festat e ndryshme tradicionale të zones dhe veprimtari të tjera të rëndësishme. Madje ekziston dhe një thënie se çdo familje e pakicës Yi ka një oxhak dhe banorët e kësaj pakice kërcejnë e këndojnë kudo.

Legjenda e etnisë Yi

Gjatë shoqërisë primitive popullsia Yi luftoi kundër asaj Lisu, por pasi humbën luftën banorët Yi u izoluan në majë të malit, të rrethuar nga ushtria pushtuese.

Në muzg, banorët e etnisë Yi ndezën një zjarr dhe nisën të silleshin rreth tij me shpata në duar e të bërtisnin me zë të lartë. Ushtria e fisit Lisu gabimisht mendoi se etnisë Yi I kishin ardhur përforcime, ndaj u tërhoqën me shpejtësi. Që nga ajo kohë. Sipas legjendës banorët e entisë Yi këndonin e kërcenin rreth zjarrit, për të përkujtuar suksesin e luftës.

Në vitin 2008, vallja e kënduar "dage" u shtua në Listën e Trashëgimisë Kulturore të Kinës, me vendim të Këshillit të Shtetit. Në vitin 2014 në Weishan u krijua një trupë artistike "dage", e cila ka në përbërje të saj mbi 200 artistë amatorë. Kjo trupë artistike ka dhënë koncerte dhe në qytete të tjera të vendit, por dhe jashtë tij, duke tërhequr vëmendjen e artdashësve dhe studjuesve të folklorit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore