Çaji i perandorit, çaji LONGJING

2017-10-02 14:19:05 CRI Komenti juaj Printoni

Çaji është një pije shumë e rëndësishme në Kinë. Përgatitja dhe pirja e tij konsiderohen si një art. Njerëzit që pijnë çaj, kanë zakone të ndryshme. Përsa u përket llojeve të çajit, banorët e krahinave të ndryshme pinë çaj të ndryshëm sipas dëshirës. Njerëzit që pinë çajin e kuq, kanë dëshirë edhe për llojet e ndryshme të çajit të kuq. Banorëve të Pekinit u pëlqen çaji me lule Jasemin, kurse banorëve të Shangait u pëlqen më shumë çaji jeshil. Ndërsa atyre të provincës Fujian të Kinës u pëlqen çaji i kuq. Në disa zona, njerëzit kanë zakon të pinë çaj shoqëruar me sende të tjera, si në disa krahina të provincës Hunan të Kinës jugore, për pritjen e mysafirëve përdoret çaji shoqëruar me sojë e susam të pjekur etj.

Një nga llojet më të preferuara të çajit në Kinë çaji Longjing

Fshati Longjing vlerësohet si "vendlindja numër një e çajit". Ai ndodhet pranëliqenit Xihu të qytetit Hangzhoutë Kinës Lindore. Fshatiështë i rrethuar nga malet dhe pamjet e bukura natyrore. Tërë fshati ka gjithsej 330 familje. Fshati Longjing është i njohur për çajin me të njëjtin emër. Çdo vit, në muajt mars dhe prill, fshati mbushet me vizitorë që vijnë për të provuar shijen e aromën e këtij çaji.

Qysh nga ajo kohë, banorët e fshatit janë inkurajuar shumë dhe me prodhimin e shitjen e çajit, fshati Longjing gradualisht është bërë i pasur. Me zhvillimin ekonomik dhe rritjen e nivelit të jetesës, në Kinë turizmi është bërë një pjesë e pazëvendësueshme e jetës së qytetarëve. Kështu, gjithnjë e më shumë vizitorë po shkojnë tani në Longjing për të parë nga afër kulturën dhe artin e çajit.

Me zhvillimin e sektorit turistik, Longjing-u ka filluar tëndryshojë. Për t'u përshtatur me kërkesat e tregut, krahas shitjes së çajit, banorët e fshatit kanë ndërtuar pranë shtëpive të tyre çajtore dhe hotele për vizitorët. Në fakt, edhe Qian Weiguo, që ka punuar prej mbi 30 vjetësh si kryeplak i fshatit, po përpiqet për të kapur ritmin e kohës. Me krijimin e konceptit për zhvillimin dhe mësimin e të kuptuarit e ligjeve, marrëdhëniet mes tij e banorëve të fshatit kanë pasur ndryshime të mëdha. "Kjo fazë 30-vjeçare më ka dhënë mjaft përvojë. Në vitet '80 mund të kritikoja,

madje edhe të fyeja banorët nëse ata nuk e bënin mirë punën, në vitet '90 nuk mund t'i kritikoja në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe më shpesh komunikonim duke biseduar, ndërsa pas vitit 2000, duhet të punoj për ta," thekson Qian Weiguo. Njeriu ka ndryshuar, shoqëria ka ndryshuar, mirëpo kopshti i çajit me ngjyrë jeshile akoma ruan qetësinë si në ditët e kaluara. Dhe një mjedis i tillëi veçantë me kulturë të pasurçaji po bekon në çdo çast jetëne lumtur të banorëve të fshatitLongjing

Çaji "Longjing" perla e liqenit Xihu

Çaji "Longjing" i liqenitXihu quhet edhe "çajithesar". Ai ka aromë të fortë e shije të freskët dhe pëlqehet shumë nga dashamirësit e çajit brenda e jashtë Kinës. Pas krijimit të Kinës së Re, çaji "Longjing" i liqenit Xihu është përfshirë si element përbërës i ceremonive

zyrtare dhe njihet në të gjithë botën si "ambasador i paqes dhe i miqësisë". Lidhur me arsyen përse çaji "Longjing" nga liqeni Xihu është kaq i parapëlqyer, drejtori i Institutit Kërkimor të Çajit pranë Akademisë së Shkencave Bujqësore të qytetit Hangzhou Yu

Jizhong analizon:

"Së pari, në liqenin Xihu ka shumë gjelbërim dhe kopshtet e çajit nuk kanë sipërfaqe të mëdha; ato ndodhen në mes ose në rrëzë të kodrave, ku janë të rrethuara nga retë dhe mjegulla. Së dyti, sipas analizës kimike, dheu në këtë rajon ka elemente të përshtatshme

për rritjen e çajit. Së treti, çaji 'Longjing' këtu është shumë cilësor; bashkë me "Longjing 43", të gjitha laritë e çajit këtu janë me aromë dhe shije të jashtëzakonshme. Së fundmi është prodhimi. Këtu ende përdoret tiganisja e çajit, që është një metodë tradicionale.

Me këtë mënyrë mund të copëtohen krejtësisht gjethet e çajit dhe ato mund të lëshojnë erë të mirë nga brenda. Çaji "Longjing" është një lloj çaji jeshil i shëndetshëm, duke u përputhur kështu me kërkesat e njerëzve. Yu Jizhong shprehet: "Çaji 'Longjing' ka

përbërës si polifenolet dhe aminoacidet, të cilat bëjnë shumë mirë për shëndetin. Polifenolet ndihmojnë në tretjen e ushqimeve, diçka shumë e dobishme veçanërisht tani, kur njerëzit hanë dhe pinë së tepërmi. Krahas kësaj, polifenolet janë antioksidues të mirë e

kështu çaji mund të zbukurojë lëkurën."

Koha më e mirë për vjeljen e çajit "Longjing" është në mars dhe prill, para festës"Qingming". Kjo është një periudhë kur shkurret e çajit nuk janë prekur nga kandrrat dhe gjethet janë të buta e të freskëta. Por çmimi i çajit në këtë kohë është shumë i lartë,pasi

prodhimi nuk është i lartë. Prandaj ekziston thënia "Çaji para 'Qingming'-ut ka vlerën e arit". Periudha e dytë më e mirë për mbledhjen e çajit është para Ditës së Reshjeve, e cila sipas kalendarit tradicional kinez bie zakonisht në prill. Çaji në këtë periudhë nuk

është shumë i butë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore