Në Kinë studentet marrin kredi për t'u bërë të bukura

2017-09-28 17:04:14 CRI Komenti juaj Printoni

Gjithnjë e më shumë studente në Guangzhou të Kinës po marrin kredi për të bërë ndërhyrje plastike. Rreth një e gjashta e 300 studenteve i janë dorëzuar bisturisë në Spitalin Huamei Aesthetic të Guangzhou-t gjatë stinës së verës duke huazuar para për të këtë qëllim, thotë Peng Weihong, asistente e menaxherit të përgjithshëm të spitalit, një nga më të mëdhenjtë në qytet.

Kreditë për operacione plastike në në psitalin e Peng varjojnë nga 10 mijë në 30 mijë RMB.

Bumi në këto kredi i atribuohet kërkesës së lartë -ky treg çdo vit rritet me 20 për qind.

Klinika "Mylike Aesthetic Medicine" regjistroi një rritje 40 për qind e klientëve të moshave 18- 24 vjeç në korrik dhe numri i ndërhyrjeve plastike vijon të rritet.

Disa studente vijnë të shoqëruara nga prindërit e tyre, duke treguar një qasje më të hapur ndaj këtij fenomeni, tregon menaxheri Du.

Ndër ndërhyrjet më të shpeshta janë të qepallave të syrit, heqja e akneve dhe e qimeve të trupit, trajtimi i dhëmbëve dhe mbushja e rrudhave.

Sipas Spitalit "Huamei Aesthetic" numri i studentëve që i nënshtrohen plastikës do të vijojë të zgjerohet pasi gjithnjë e më shumë njerëz besojnë se suksesi vjen nga paraqitja e jashtme.

Ke, thotë se marrja e kredive mund të vështirësohet pasi qeveria po shtrëngon msat për marrjen e kredive studentore.

Megjithatë sipas specialistëve, kirurgjia plastike jo domosdoshmërisht ju hap dyert e një pune të mirë.

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë kinezë kanë krijuar "varësi " ndaj operacioneve plastike.

Wang Jing shqetësohet çdo herë kur sheh veten në pasqyrë. Në kërkim të bukurisë perfekte, kjo 31 vjeçare nga Shangai shkoi kryeqytetin jugkorean Seul, i njohur si qendra e operacioneve plastike në Azinë Lindore. Wangu shpresoi se pasi bëhet më e bukur me sy më të mëdhenj dhe fytyrë ovale mund të gjejë një të dashur të pashëm dhe të ketë më shumë shanse në ngritjen në karrierë.

Sipas statistikave Kina renditet në vendet e para për ndërhyrjet plastike, ku pak vite më parë kishte mbi 2 mmilionë operacione çdo vit, numrë që dyfishohet çdo vit, sipas autoriteteve kineze të shëndetësisë. Në një nga spitalet më të mëdha në vend për ndërhyrje plastike, një rimodelim I hundës kushton rreth 3000 dollarë.

Vala e re që po shihet kryesisht tek femrat kineze bëhet me shpresën për avancimin në karrierë.

Sipas sondazheve, femrat kineze që kanë bërë ndërhyrje plastike kanë më shumë shance në karrierë dhe dashuri.

"Rritja e shpejtë ekonomiko-shoqëror në Kinë ka shtuar ankthin tek femrat, që besojnë se bukuria është aset," thotë Wen Hua, autor i librit "Ta blesh bukurinë: Ndërhyrja kozmetike në Kinë,".

Në librin e Wen shkruhet se kirurgjia plastike në Kinë po pranohet më shumë se në Amerikën e Veriut dhe tek femrat që kanë vështirësi në gjetjen e një pune.

Gara me kohën është bëhet nga shumë gra.

"Nuk do të isha punësuar nëse do të isha e shëmtuar," thotë Liu, një 28 vjeçare, financiere në një kompani. Liu bëri operacion qepallat dhe hundën.

Ndërkohë që Liu ka nisur të ketë një tjetër shqetësim, atë të humbjes së punës kur t'i dalin rrudhat, pasi sipas saj edhe pse mund të jeni e shkëlqyer në arsimim, pamja e jashtme është po aq e rëndësishme.

Në përrallën "Hirushja" të Andersenit, dy vajzat e njerkës së Hirushes prenë majën e gishtave dhe thembrën për të veshur këpucën e qelqtë të princit. Tani, shumë të reja kineze nxitojnë të kryejnë operacione të rrezikshme plastike për tu bërë më të bukura.

Mirëpo, mjekët e paliçensuar, operacionet të shtrenjta por me cilësi të dobët, shërbimet ilegale ndërmjetëse, kanë ndikuar në fatkeqësi. Sipas njoftimeve, në Korenë e Jugut funksionojnë mbi 20 mijë qendra që merren me operacione plastike. Ndërsa, shifrat nga shoqata jugkoreane profesioniste në estetikën kirurgjikale thonë se vetëm 1500 prej tyre janë me liçencë dhe se vetëm 2.1 mijë mjekë janë regjistruar me dokumente zyrtare si kirurgë plastikë. Megjithë mosrealizimet në këtë drejtim, shumica e tyre nuk dëmtohen nga paditë, pasi në klinikat private nuk ka marrëveshje. Prandaj pacientët e dëmtuar nuk mund të përdorin të drejtat e tyre ligjore.

"Më premtuan se do të kisha një hundë të bukur, vijë të flokëve në vend më të përshtatshëm. Por tani vuaj nga dhimbjet e hundës, humbja e flokëve dhe plaga mbi ballë ", tha Min e trishtuar.

Sipas saj, në klinikën "Faceline" në Seul, ajo nuk pati as kohë për të lexuar dokumentin që firmosi, pasi i thanë se operacioni duhet të kryhej menjëherë. Dokumenti që nënshkroi ishte në gjuhën koreane dhe Mi nuk dinte përmbajtjen e tij.

Njëkohësisht, në Kinë nuk mungojnë operacionet e dështuara plastike. Wang Bei, ishte pjesëmarrëse e njohur në spektaklin e talenteve "Super Girl", që vdiq në moshën 24 vjeçare në vitin 2010 nga komplikacionet e anestezisë, gjatë operacionit plastik në qytetin Wuhan, kryeqendër e provincës Hubei të Kinës Qendrore.

Por, në fakt, përveç dëmeve, për disa njerëz, operacionet plastike janë prapë një rrugë e shkurtër me përfitim në një shoqëri aktuale super-konkurruese.

Mrekulli
Lajmet Kryesore