I falet libri, kujt gjen gabime në të

2017-09-28 19:19:42 CRI Komenti juaj Printoni

Në një ditë shiu është e zakonëshme që në një librari të Pekinit të gjesh shumë lexues. Por nëse i sheh ata me vëmendje, nuk i shfletojnë librat për ti lexuar, por për të gjetur gabime në to.

Nëse ndonjeri prej lexuesve gjen gabime drejtshkrimore të hieroglifeve kineze në një liber, atëhere ai e merr librin falas. Në epokën e internetit të lexosh një liber të printuar dhe të shohësh me vëmendje saktësinë e hieroglifeve e më pas të kontrollosh fjalorin, duket si një sjellje shumë e vjetër.

Por për lexuesit e disa prej librarive të Pekinit që e bëjnë këtë gjurmin gabimesh ortografike është vërtet këndshëm.

Kjo fushatë u iniciua nga Kompania kineze e softwerëve SogouInput, degë e Kompanisë së internetit Sogou.

Në një ditë të vetme, 5,000 lexues kanë shfletuar mbi 10,000 libra, njoftoi organizuesi i fushatës Guo Min.

Veprimtaria u zhvillua në të 16 degët e rrjetit të librarive Yan Ji You dhe Zi Li Hang Jian në kryeqytetin kinez.

Librat ishin përzgjedhur nga seria e më të shiturve, best-sellers dhe mjaft të kërkuar nga lexuesit. Për shkak të kërkesës së madhe për botimin e këtyre librave mundësia e gabimeve gramatikore në to rritet. Ndaj dhe o0rganizuesit e veprimtarisë këmbëngulën që pikërisht këto libra të kontrolloheshin për gabime nga lexuesit.

Në librarinë Yan Ji You në qendër të Pekinit, Guo rrethohej shpesh nga lexues të cilët ikërkonin shpjegime të rastit lidhur me gabimet e gjetura në librat e përzgjedhur.

Guo u përgjigjej me competence kërkesave të tyre, pasi kishte përvojë si redaktor. Megjithatë kishte raste kur edhe vetë Guo duhet të shfletonte Fjalorin e Gjuhës Moderne Kineze për të saktësuar nëse realisht në liber kishte gabime drejtshkrimore.

Kjo veprimtari nuk u fokusua vetëm tek gjuha kineze dhe hieroglifet e saj. Debate të shumta për hieroglifet kineze dhe gabimet gramatikore prej kohësh janë vërejtur edhe në mediat sociale të Kinës.

He Li, njera nga pjermarrëset e grupit të lexuesve që kërkonin gabime në libra tha se ndërsa shfletoi librin e autorit të saj të preferuar Wang Xiaobo me titull "Të dua sa jetën" nuk gjeti gabime drejtshkrimore, por e kaloi këndshëm kohën e lire, duke lexuar.

Botuesit do të informohen për gabimet e gjetura në 217 libra dhe pasi të rikorrektohen versione të tjera librash do të dalin në tregun e librit, thotë Guo .

Një veprimtari e tillë do të zhvillohet këtë muaj dhe në Shangai, po në kujdesin e Kompanisë SogouInput

Kjo kompani, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Lidhjen e Rinisë Komuniste nisi fushatën ndërgjegjësuese "Pa gabime" në qershor të këtij viti..

Lexuesit perms kësaj fushate po nxiten që të gjejnë gabime drejtshkrimore në libra dhe ti fotografojnë ato. Por fushata nuk ndalet vetëm te librat. Ajo është përhapur dhe te blogjet e personazeheve të njohur të Kinës, në subtitrimet e filmave televizivë dhe më pas ato shkarkohen në platformën online SogouInput.

Gjatë dy muajve të fundit, mbi 84,000 pjesmarrës kanë shkarkuar foto me gabime drejtshkrimore dhe më shumë se 30,000 prej tyre ishin të vlefshme. Kjo fushatë ndërgjegjësuese e nisur në Pekin, por që do të përhapet dhe në qytete të tjera të vendit i shërben më së miri ruajtjes pastër të gjuhës letrare kineze, por nga ana tjetër shton interesimin e lexuesve për librat e printuar, duke i shkëputur ata disi nga leximi në internet edhe i vetë librave. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore