Portat në Kinë, një pjesë e kulturës së lashtë

2017-09-21 11:41:33 CRI Komenti juaj Printoni

Portat në Kinë janë simbol dhe një koncept i veçantë në kulturën kineze. Ato luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm në arkitekturën tradicionale kineze, por në mbarë arkitekturën e Azisë.

Në kulturën kineze, dyert simbolizojnë shtëpinë. Njerëzit i ndërtojnë dyert për të mbrojtur familjen nga rreziku dhe i ftohti, ashtu si dhe pjesa tjetër e botës.

Me përparimin e shoqërisë, dyert ishin gjëja e parë që shiheshin kur hyje në një ndërtesë. Në atë kohë dyert bënin dallimin mes të pasurve dhe të varfërve dhe vendësit nga të ardhurit. Me kalimin e viteve, zbukurimet e dyerve u bënë më të shpeshta, përfshi futjen e elementeve si ngjyra të ndryshme, materiale, modele, brava dyersh etj..

Për më tepër, kuptimi i dyerve në kulturën kineze nuk është i plotë pa rojet. Rojet e shenjta që kanë marrë formën e kafshëve qëndrojnë në anët e dyerve. Kafshë të ndryshme paraqesin qëllime të ndryshme, por që të gjithë janë aty për të ofruar siguri, për të demostruar fuqi dhe autoritet.

Si rezultat i gjithë kësaj historie, një derë nuk është thjesht derë. Ajo përfaqëson një pjesë të kulturës dhe madje është kthyer në art. Psh, Tiananmen është porta për të hyrë në Qytetin e Ndaluar dhe të gjitha 9999 dhomat në këtë Qytet kanë 9999 dyer të ndryshme që përfaqësojnë identitetin dhe nivelin e njerëzve që kanë jetuar pas atyre dyerve.

Pamja e dyerve ndryshon jo vetëm në periudha, por edhe nga vendndoshja gjeografike.

Me shikim të parë, dyert gjatë dinastisë Qing dukeshin jësoj në Pekin, por kur i vështron me kujdes sheh që ka dallime. Por cilat jan dallimet mes dyerve.

Sot ka dyer Guangliang, Jinzhu, Manzi, Ruyi, Suiqiang (që është dera për banorët e thjeshtë).

Gjatë dinastisë Qing, Pekini ishte i ndarë dhe shumë familje të shtresës së lartë qëndronin në gjysmën e qytetit nga perëndimi. Në hutongun Damucang në afërsi të zones Xidan, dyert e banesës Jirhalang janë si 400 vjet më parë. Kodet e ndërtimit gjatë dinastisë Qing u lejonin banesave të zyrtarëve të kishin një oborr të thjeshtë jashtë hyrje së tyre, në mënyrë që të mos përballej menjëherë me rrugën.

Megjithatë një nga llojet më të bukur të dyerve janë ato të pakicës kombëtare Bain në Dali të provincës Yunnan janë unike në krahasim me llojet e tjera.

Dyert e minoritetit Bai kanë strehë të lartë, por shumë elegante me dy harqe të ngritur lart në dy anët.

Llojet e banesave

Banesat sipas stilit të kombësisë Han janë kryesisht të vendosur në oborrë katrorë në Pekin , të cilat ndahen në oborrin e përparmë dhe të prapmë. Shtëpitë kryesore midis dy oborreve janë më të rëndësishme dhe përdoren si terren për organizimin e ceremonive familjare dhe për pritjen e miqve të veçantë. Shtëpitë në një oborr lidhen me njëra tjetrën me anën e salloneve; dyert dhe dritaret e të gjitha shtëpive në oborr i drejtohen qendrës së oborrit. Oborret katrore në Pekin karakterizohen nga gjerësia dhe qetësia dhe në to mund të mbillen lule dhe pemë të ndryshme. Pjesa më e madhe e banesave në Kinën veriore dhe veriperëndimore janë me oborre të gjera.

Banesat në Kinën jugore janë të ngjeshura dhe shumica e tyre janë godina. Banesa tipike atje është godina me një oborr të vogël të formës së katërkëndëshit kënddrejtë. Këto banesa, që nga pamja e jashtme duken të rregullta dhe të thjeshta, shpërndahen gjerësisht në provincat e Kinës jugore.

Banorët në Fujian banesa me oborre të mëdha kolektive. Planimetritë e këtyre banesave janë të rrumbullakëta ose katrore. Ato përbëhen nga salla përdhese në qendër dhe godinat katërkatëshe ose pesëkatëshe përreth. Këto ndërtesa kanë funksion të fortë mbrojtës.

Arkitektura e banesave të pakicave kombëtare:

Shtëpitë e banimit në krahinat e banuara nga pakicat kombëtare të Kinës gjithashtu janë të larmishme. Për shembull, kombësia ujgure në Singjang të Kinës veriperëndimore ka më shumë shtëpi përdhese, dykatëshe a trekatëshe me çati të sheshtë dhe me oborr. Kurse pakicat kombëtare në Kinën jugperëndimore ndërtojnë në përgjithësi shtëpi dykatëshe me konstruksione druri dhe me parmakë. Ato shtëpi ndërtohen përpara një mali dhe në breg të një lumi ose liqeni. Dhomat e fjetjes janë në katin e dytë, kurse kati i parë lihet bosh. Ndër to, shtëpitë dykatëshe prej bambuje të kombësisë Dai në provincën Junan janë më karakteristike. Shtëpitë dykatëshe ose trekatëshe të kombësive Miao dhe Tugja, që quhen shtëpi me kombë të varur, gjithashtu janë karakteristike. Ato shtëpi, që ndërtohen në përgjithësi në vende të pjerrëta, nuk kanë bazament, por mbështeten me shtylla. Kati i sipërm është shumë i ulët, sepse përdoret vetëm për të ruajtur drithëra, dhe jo për të fjetur. Kurse në katin e parë ruhen sende të ndryshme ose mbahen kafshët shtëpiake.

Qyteti Pingyao, i cili ka qenë kryeqendër distrikti në periudhën e dinastive Ming dhe Qing, është më i ploti ndër qytetet e lashta të këtij lloji. Ai mund të shërbejë si shembull tipik i kryeqendrave të distrikteve të kombësisë Han në krahinat e qendrore. Deri tani janë ruajtur përgjithësisht të plota muret rrethuese, rrugët, banesat civile, dyqanet, tempujt dhe ndërtesat e tjera të këtij qyteti të lashtë. Janë ruajtur si më parë edhe shpërndarja e tij arkitekturale dhe stili i tij. Ai ka vlerë të madhe për studimin e zhvillimit historik të Kinës në fushat politike, ekonomike, kulturore, ushtarake, arkitekturale, artistike dhe fusha të tjera.

Mrekulli
Lajmet Kryesore