Tommy Fung, mjeshtri kinez i Photoshopit

2017-09-21 09:22:24 CRI Komenti juaj Printoni

Kur artisti hongkongas, Tommy Fung u kthye në vendlindjen e tij nga Venezuela, qyteti i tij iu duk i trishtuar. Ndaj ai mendoi ta shihte nga një tjetër këndvështrim.

Tepër interesante fotografitë e Tommy Fungut janë tërësisht surreale pasi ai me anë të programit kompjuterik Photoshop ka përshtatur mjaft objekte simbol të Kinës dhe Rajonit të Posaçëm të Hong Kongut, duke u dhënë atyre një pamje ndryshe. Por gjithësesi shumë më argëtuese se sa ato janë në realitet.

Në profiling e tij në Instagram @SurrealHK Tommy ka mbi 10,000 ndjekës, që pas hapjes së tij vitin e kaluar. Publikimi nga ky artist hongkongas I fotove surreale tërhoqi shumë vetë, të cilët çdo muaj gjejnë në faqen e Tommyt foto të reja.

Tommy 38 vjeçar u rikthye në qytetin e tij të lindjes për të kërkuar mundësi të reja jetese dhe punësimi, pas 3 dekadash të jetuara bashkë me familjen e tij në Venezuelë.

Në një intervistë për mediet vendees Fung tha se ishte i detyruar të linte vendin latinoamerikan, për shkak të situates së vështirë ekonomike dhe stanjacionit politik të kohëve të fundit. Protestat popullore që nisën në Venezuelë në vitin 2014, rritën nivelin e kaosit në këtë vend. Për këtë arsye hongkongasi Tommy Fung shprehet se ndonëse familja e tij vazhdon të jetojë në Venezuelë vështirësitë për ta janë të shumta.

Pas kthimit në Hong Kong, ku kishte jetuar deri në moshën 9 vjeçare, Fung tashmë një 38 vjeçar me profesion graphic designer nisi të rigjente kujtimet e vendlindjes. Për këtë Fung nisi të fotografonte anembanë qytetit, por ajo që i bëri përshtypje ishte se banorët e këtushëm i dukeshin pak të zymtë.

Artisti Fung fiksoi në aparatin e tij fotografi të shumta të Hong Kongut dhe të banorëve apo vizitorëve të tij . Ai tha për medien se këtu cilësia e ushqimit dhe e transportit është shumë e mire, po ashtu niveli i jetesës së qytetarëve. Por nga ana tjetër ata nuk ju dukën shumë energjikë.

Ndaj artisti Fung vendosi të rikrijonte fotografitë e bëra me një perspektivë surreale. Nisi kjo experience gati si me humor dhe Fung i vendosi fotografitë e realizuara me Photoshop në Instagramin e tij.

Reagimi ishte i menjëhershëm dhe shumë ndjekës vlerësuan permes komentesh të shumta artin e veçantë të Fungut, por dhe sensin e tij të humorit.

Pasi fotografoi monumentin e Big Buddës në Ishullin Lantau të Hong Kongut dhe më pas me Photoshop e vari atë në ajër mbi Malin Ngong Ping, Fung shkroi komentin: "Në të ardhmen e afërt, Big Buddha do të duket kështu ?"

Fung here pas here ka përfshirë dhe veten në fotot e realizuara me Photoshop, por sigurisht që nuk I mungon humori as në këtë rast. Në këto foto mund ta shihni arstistin me 4 duar, ndërsa me dy prej të cilave shkruan mesazhe në telefonin celular.

Kur e pyesin për frymëzimin në realizimin e këtyre fotove surreale, Fung thotë se ai e gjen kudo.

Shpesh frymëzohem nga lajmet e ditës, shprehet Fungu. Ndërsa përsa i përket realizimit të një fotoje Fung thotë se që nga shkrepja e saj e deri në përpunimin digjital i nevojiten 5 orë, ndërsa për përpunimin e një projekti më të ndërlikuar atij i duhen më shumë se 15 orë punë.

Një nga fotot më të preferuara të Fungut është ajo e një taksie të Hong Kongut, që ai e ka fotoshopuar si të viteve 80-të,por e ka paraqitur duke fluturuar dhe ngjan me një skenë nga filmi serial "Kthimi në të ardhmen".

Por fotoja që ka marrë mbi 36000 like në profiling e Fungut në Instagram është ajo ku paraqitet një kupë akulloreje e mbushur me re në qiellin e Hong Kongut, ndërsa në perspektivë duket një nga pamjet më magjepsëse të tij.

Vetë Fung ka mbetur shumë I befasuar nga suksesi i artit të tij në Instagram dhe madje po bën plane për hapjen e një ekspozite me veprat e tij fotografike të realizuara në Hong Kong.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore